LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drogë, para e armë/ Kapet banda shqiptare në Athinë, mes tyre një grua

28 Nëntor 2021, 19:38, Kronika CNA
Drogë, para e armë/ Kapet banda shqiptare në Athinë, mes

Gjatë një operacioni në lagjet Kipseli dhe Galatsi, policia ka arrestuar 3 shqiptarë të moshave 33 dhe 36 vjeç, si dhe një grua e moshës 60-vjeçare.

Banda shqiptare në Athinë akuzohet se trafikonte lëndë narkotike dhe në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 21 kg heroinë, 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë euro, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje laboratori si prerëse etj.

Mediat greke shkruajnë se në një banesë në Galtasi është gjetur edhe një laborator i përpunimit të heroinës, për të cilin përgjegjëse ishte gruaja e arrestuar.

Si kreu i grupit është identifikuar 33-vjeçari, ndërsa përgjegjës për transportin e lëndës narkotike besohet të jetë 36-vjeçari, tashmë i arrestuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga