Connect with Us

Dita e Pavarësisë/ Soreca: Jemi krenarë që iu mbështesim në rrugën drejt BE

Aktualitet

Dita e Pavarësisë/ Soreca: Jemi krenarë që iu mbështesim në rrugën drejt BE

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka uruar shqiptarët për 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, Sorcea shkruan se BE është krenare që mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në familjen europiane.

Sot ne i bashkohemi qytetarëve 🇦🇱 në festën e 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë! Ne jemi krenarë që ju mbështesim në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në familjen e BE. Gëzuar 28 Nëntorin, gëzuar ditëlindjen Shqipëri 🇦🇱!”, shkruan Soreca./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I dënuar me 8 vite burg për trafik droge / Arrestohet 45 vjeçari me dy emra

Publikuar

-

Nga

cna kronike aktualitet lajme

Policia ka vënë në pranga një shtetas 48 vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale, “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”.

Shtetasi, Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, i cili perdorte dy emra, është dënuar me 8 vite burgim, për këto vepra penale.

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila  e ka  dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtrar e ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”



LEXO EDHE:  A mund t’i besojë sërish Evropa Amerikës?

LEXO EDHE:  BE: mbështetje për vaksinimin kundër Covid-19 në Ballkanin Perëndimor

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër:

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila  e ka  dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër”, njofton policia./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Procesi skandaloz zgjedhor/ Si u rizgjodh Basha kryetar nëpërmjet manipulimeve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha, erdhi në krye të PD-së nëpërmjet manipulimeve. Basha ka histori me manipulimet në zgjedhje për t’u bërë kryetar.

CNA.al po sjell sot disa video ku faktohet manipulimi i procesit zgjedhor në PD.

Bëhet fjalë për vitin 2017, kur Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare,  deklaroi ‘ngrirjen’ e funksioneve të kryetarit dhe bëri planin e manipulimit për të rimarrë sërish PD-në.

Data e zgjedhjeve u caktua 22 korriku dhe i gjithë procesi kaloi nëpërmjet manipulimit.

Në disa qendra votimi në qytetin e Vlorës, disa persona kanw votuar dy deri në tre herë pa u penguar askush.

LEXO EDHE:  “Karantinimi nuk është zgjidhje”/ BE planifikon masa lehtësuese, kur mund të hapen kufijtë mes shteteve  

LEXO EDHE:  BE: mbështetje për vaksinimin kundër Covid-19 në Ballkanin Perëndimor

Kutitë e votimit u mbushëm me fletë votimi në numër më shumë se sa ata që votuan.



Pamjet tregojnë qartë skandalin e votave që vendosën sërish në krye të PD-së Lulzim Bashën.

Në to duken disa persona që votojnë disa herë me fletë votimi të marra nga komisioni aty pranë.

E njëjta histori duket se është përsëritur për herë të tretë me 23 qershor 2021, kur Lulzim Basha u rizgjodh sërish kryetar i PD-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lazarati vazhdon i izoluar/ Tritan Shehu jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka dhënë alarmin shembja e urës mbi Drino ka izoluar banorët e Lazaratit.

Sipas tij , një situatë e tillë është paralajmëruar më herët, por askush nuk ka reaguar

Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar.

 Një gjendje kjo e paralajmëruar dhe e para-prirë nga të tjera shkatërrime e lënë pa zgjidhje.

Shembja e urës mbi Drino bllokon krejtësisht ata banorë, bagëtinë e tyre, lidhjet me fushën e tokat bujqësore, lëvizjet normale.

 Edhe ajo pak infrastrukturë e vjetër e primitive, larg standarteve, në vend që të përmirësohet, rinovohet, lihet të degradojë plotësisht.



 Aktualisht nuk ka asnjë urë lidhëse, megjithëse aty kalojnë dy rrjedhje lumore”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Sipas tij, kjo jo vetëm shkatërron ekonominë, por rrezikon rëndë dhe jetën e banorëve, kur edhe viktimat nuk kanë munguar në kohë, si pasojë e gjendjes katastrofale aty.

LEXO EDHE:  Pse duhet një BE me disa nivele anëtarësimi

LEXO EDHE:  Basha pret në takim ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë/ Zbardhen diskutimet

“Këta banorë fisnikë të lënë pa punë, ky fshat vlerash e traditash i lënë pa kujdes, pa përmirësim a ndërtim infrastrukturë, tashmë është venë në pozita edhe më të vështira për mbijetesë.

 Qëllimi diabolik i këtij regjimi është vetëm t’i detyrojë ata të largohen.

 Një politikë dhe një hakmarje patologjike kjo ndaj atyre banorëve të kulturuar, të pa lëkundur në parimet e tyre për punë, drejtësi, demokraci dhe ndershmëri.

Vetëm të bashkuar në një opozitë të fortë do të mund të përballojmë këtë regjim anti vlerash”, shkruan më tej Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE