Demokratët paralajmërojnë Bashën/ “Do na njohësh në 11 Dhjetor”

28 Nëntor 2021, 17:00, Politikë CNA
Demokratët paralajmërojnë Bashën/ “Do na njohësh

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike në Degën Nr.6, Florin Kurmekaj ka kritikuar me tone të ashpra kreun e PD, Basha, duke e cilësuar si armikun e partisë.

Ai thekson se Basha partinë e përdor për hesape të tjera dhe jo për demokratët dhe se 11 Dhjetori do të jetë dita kur do t?i bëjnë ballë.

 ?Miq të dashur!

Nuk e kisha menduar ndonjëherë se armikun mund ta kisha në krah, por ja që ish-kryetari ynë, po na bën të shohim dhe të paimagjinueshmen.

Pasi në vrau shpresën se mund të vinim në pushtet, tani Lulzim Basha luftën që duhet ta kishte bërë me Edi Ramën ndër vite, në mënyrë tinëzare po e bën me demokratët tani. Që kur Lulzim Basha ka ardhur në krye të PD-së, më shumë kam fjetur në selinë e PD në Kombinat sesa në shtëpinë time.

E kam mbështetur në çdo zgjedhje, e kam thithur gazlotësjesëll pafund, vetëm e vetëm që PD të vinte në pushtet. Sa njerëz kam mbledhur për t?i çuar në protestë për të ndjekur Lulzim Bashën, se na premtonte se do të rrëzonte Ramën.

Sa herë jemi kthyer të zhgënjyer në shtëpi, se Rama nuk u rrëzua edhe këtë herë. E prapë e kemi ndjekur nga pas, e prapë jemi zhgënjyer. Kam ndenjur pa bukë dhe ujë si komisioner në zgjedhje, dhe cfarë merr në fund? Ofendim, zhgënjim, mosmirënjohje!

Kryetari i pa parti doli të enjten e tha se nuk më njihte mua, se ne nuk ishim delegate, se ne nuk ishim të degës së Kombinatit. Po zoti, Basha, ke të drejtë.

Nuk na njeh. Se t?i partinë e ke part-time. E mban për hesape të tjera dhe jo për demokratët. S’ka gjë zoti Basha. Do na njohësh të gjithëve me 11 dhjetor. Koha është e demokratëve?, shkruan Kurmekaj në rrjetin social facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga