LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Krujë/ Plagoset efektivi i policisë

28 Nëntor 2021, 07:00, Kronika CNA
Aksident në Krujë/ Plagoset efektivi i policisë

Një aksident ka ndodhur në Dreven të Krujës. Mjeti me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Efektivi i policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

?Më datë 28.11.2021, rreth orës 06:10, në Dreven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga