Connect with Us

Aeroporti i Vlorës nis zyrtarisht punimet/ Rama tregon sfidat, nuk kursen as batutat

Politikë

Aeroporti i Vlorës nis zyrtarisht punimet/ Rama tregon sfidat, nuk kursen as batutat

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sot kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli.

Nisja e punimeve është menduar që në mënyrë simbolike të nisin në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në qytetin e Flamurit në Vlorë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tregoi sfidat dhe vështirësitë që janë hasur për të arritur deri në këtë pikë, përfshirë këtu edhe pandeminë.

Po ashtu Rama nuk kurseu as batutat, ndërsa theksoi se “mu desh të përballoj edhe faturimin e vlonjatëve”.

Vlora ka historinë e saj për sa i përket transportit ajror, është krijuar shkolla e parë e aviacionit dhe këtu ku jemi ne, është ndërtuar edhe aerodromi që përdorej për arsye ushatrake. Mbi këtë gjurmë, ne sot nisim një histori të re së bashku me një mik të mirë, një ndër më të shquarit në sipërmarrjen kombëtare.

Një personalitet që më veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej shumë popujve dhe njerzve për veprat e tij. Njeriun që unë kam nderin ta konsideroj mikun tim dhe unë e falenderoj që përfshihet në këtë aventurë të përbashkët. Për të ardhur në këtë pikë ka qenë e vështirë dhe për dreq qëlloi që është një punë në Vlorë dhe mu desh të përballoj faturimin e Vlonjatëve.

Nuk ishte e thënë që procesi të shkonte fjollë. U nis dhe u pengua disa herë për gjëra që nuk kishin të bënin me ne, sepse vepra të mëdha publike kanë pengesa.

E për dreq na goditi edhe pandemia. Por më në fundm u bë e mundur që të gjendet forca e duhur për të çuar para këtë projekt të madh.”-tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Meta mesazh Bashës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 mars.

Përmes një video mesazhi, Meta duket se i ka dërguar dhe një mesazh të koduar Lulzim Bashës pasi bojkotoi zgjedhjet e vitit 2019.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, Meta thekson  “Boll më me bojkote!

LEXO EDHE:  Vettingu/ Rama: Në përputhje të plotë me Kushtetutën. Berisha: Sukses i madh i eksperteve te opozitës

LEXO EDHE:  Rama presion hapur Veliajt/ Rikandidimi nuk është vendosur



Sipas kreut të shtetit, tashmë është koha që të rivendoset institucionet e votës së lirë.

“Boll më me bojkote! Koha për të rivendosur institucionin e votës së lirë! 🇦🇱”, shkruan Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pikënisja e zgjedhjeve lokale, analizë e bashkive

Publikuar

-

Nga

Në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 6 mars, do të votohet në 6 bashki të vendit që janë aktualisht pa kryetar.

Zgjedhjet e pjesshme do të jenë një test i rëndësishëm për partitë politike pasi do të ketë të drejtë vote rreth 17% e votuesve në zgjedhjet parlamentare të fundit.

Bashkia më e madhe që do të jetë në zgjedhje është Bashkia e Durrësit me gati 110 mijë votues, bashki të cilën PD nuk e fiton prej gati dy dekada.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Rama mbledh asambletë e qarqeve dhe deputetët, sot vulosen me konsensus kandidatët

LEXO EDHE:  Rama presion hapur Veliajt/ Rikandidimi nuk është vendosur



E dyta është Bashkia Shkodër me gati 70 mijë votues, e njohur si një bastion i PD por që vihet në pikëpyetje për shkak të përçarjeve brenda PD.

E treta është Bashkia Lushnjë me rreth 49 mijë votues, Dibra me 30 mijë votues, Vora 16 mijë votues dhe Rrogozhina me 11 mijë votues./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha flet me emra: Prokurori kriminel u fut në SPAK, “dogji” dosjen për 160 mijë euro

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të dështuar vettingun, duke sjellë në kujtesë prokurorin i cili mashtroi publikisht me ngjarjen e rëndë me një të vdekur që ndodhi në Elbasan gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.

Në emisionin “Drejt”, Berisha denoncoi një tjetër rast të këtij prokurori, që përkundër shkeljeve të tij, u promovua në SPAK.



Prokurori që gënjeu publikisht, Albert Shehu, u fut menjëherë në SPAK. E dini ju se ai është kriminel i vërtetë. Më ka ardh tjetri në zyrë dhe më ka sjellë dosjen e djalit të tij të vrarë te dera e shtëpisë dhe ky prokuror ka mbajtur dosjen derisa ka kaluar çdo afat për ta apeluar. Ky prokuror e ka mbajtur 5 vite dosjen sepse thotë i interesuari mori 160 mln lekë dhe shpërblehet. Mund ti besohet këtij procesi”, tha Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE