Connect with Us

Zjarri në QSUT/ Zbardhet shkaku

Aktualitet

Zjarri në QSUT/ Zbardhet shkaku

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pak më parë një incident ka ndodhur në mjediset e spitalit Covid 3 në QSUT, ku ka rënë zjarr.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës ku fatmirësisht nuk ka patur pacientë të shtruar.

Zjarrëfikëset kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe nuk ka patur të lënduar. Shkak i zjarrit është bërë një rezistencë në një nga zyrat e administratës.

LEXO EDHE:  Digjet spitali në Tetovë/ Dhjetra viktima dhe të plagosur

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit“, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ia vlen të qëndrosh as 4 minuta”/ Berisha zbulon arsyen pse po rikthehet në parlament

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lideri historik i PD, Sali Berisha është rikthyer në parlament pas 4 muajsh mungesë.

Në një deklaratë për mediat Berisha është shprehur se po rikthehet për popullin , se për ata që janë brenda sallës nuk vlen të qëndrojë as 4 minuta.



“Rikthehem në respket të popullit, por për ata që janë aty nuk ia vlen të rrish as 4 minuta në atë séance”, tha ndër të tjera Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera e inceneratorëve/ Basha: Pronarët në kërkim, Qeveria i financon

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit është ndalur tek afera e inceneratorëve të cilën e ka quajtur aferën e shekullit.

Sipas tij edhe pse dje janë shpallur në kërkim dy pronarë të inceneratorëve, Qeveria sërish vijon të paguajë skenat e krimit.



“Shikoni vetëm ngjarjet e javëve të fundit. Shikoni faktet që ka depozituar PD për check-up e famshëm, që vazhdon si një hemorragji dhe nuk ndalet as në kohë pandemie. Shikoni raportimin e përditshëm të tenderave në ARRSH. Për të ardhur tek afera e shekullit, inceneratori, që kanë shkrumbuar e shkrumbojnë paratë e shqiptarëve. Ndërkohë që dje janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dy pjesëtarë të kësaj afere. Një ditë përpara e kam paralajmëruar disa herë që do të zhduken, do të shkojnë në arrati, se dinë shumë, dhe dinë ato që s’duan t’i dinë, tani janë në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë që ata janë në kërkim ndërkombëtar, kjo Qeveri vazhdon të paguajë skenat e krimit, që janë me shirit të verdhë”, është shprehur Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Berisha i vendosur: Ne do të fitojmë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar fitoren e zgjedhjeve të pjesshme vendore, të 6 marsit.

Në një prononcim për mediat, Berisha paralajmëroi se asgjë nuk do të mund ta pengojë.

Kam gjetur mekanizmin sesi do i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit, shoh një klimë optimizmi. Ne nuk pengohemi dot.



Negociatat janë në vazhdim dhe ne do i fitojmë këto zgjedhje.

Ndeshet qytetaria me kleptokracinë.

Kanë bërë rregulla në parlament vetëm që të më kufizojnë fjalën , atëherë fjala ime do jetë këtu”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE