LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vilën e tij në Gjirin e Lalëzit nuk e kanë as milionerët në SHBA”/ Ish ambasadori: Vjedhja filloi nga Ilir Meta

27 Nëntor 2021, 09:41, Politikë CNA
“Vilën e tij në Gjirin e Lalëzit nuk e kanë as

Diplomati Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, nuk e njeh Ilir Metën si President.

I ftuar në Spotlight në Vizion Plus, Tarifa ka deklaruar  se Meta nuk ka autoritet politike.

?Ai nuk është president. Madje unë e kam të vështirë që të flas për të, sepse disa muaj më parë, unë publikisht kam shpallur me një letër që i kam dërguar atij, që ?unë nuk të njoh më, si presidentin e vendit tim. Ka qenë një vendim jo i lehtë për tu marrë sepse Ilir Meta ka qenë kryeministri i qeverisë socialiste që më ka emëruar në Uashington ambassador?, ka thënë Tarifa.

Sipas tij, Republika nuk mund të përfaqësohet nga një president si ai dhe se vjedhja në sistemin tonë ka nisur nga qeveria ?Meta?.

?Dikur, është bërë një dokumentar është treguar vilë e tyre në ?Gjirin e Lalëzit?. Jam bërë kurioz? një vilë luksoze, që milionerë nuk e kanë në SHBA, apo vende të tjera dhe me idiotësinë më të madhe, gruaja e tij, i tregonte gazetares se sa ka kushtuar seti i lugëve, pjatave? 30 mijë dollarë? 40 mijë dollarë? Dhe kur shqiptari e sheh, habitet. Si i kanë bërë këta njerëz këto para? Kaq do mjaftonte që ky njeri të quhej i dyshimtë, i korruptuar. Unë di që vjedhja në sistemin tonë, filloi me Ilir Metën, filloi nga qeveria e tij me tenderat që u dhanë dhe urdhrat ekzekutivë?, ka deklaruar Tarifa./CNA.al

Lajmet e fundit nga