Connect with Us

Video/ Aksident i rëndë në qendër të Elbasanit

Kronika

Video/ Aksident i rëndë në qendër të Elbasanit

Publikuar

-

/

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se një automjet tip ‘Mercedes’ ka devijuar nga rruga duke u përplasur me pemët e parkut që ndodhen pranë pallatit të sportit.

Si pasojë e aksidentit mësohet se ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i automjetit i cili është dërguar në spital.

LEXO EDHE:  Skandali me vrasjen e avokatit në Elbasan/ Atentatori u kaloi policëve te këmbët

Fatmirsisht në momentin e aksidentit nuk ka pasur kalimtar në rrugë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Zero tolerancë ndaj krimit”/ Gledis Nano “ultimatum” punonjësve të policisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë një takimi me punonjës të policisë vendore të Shkodrës, ka kërkuar zero tolerancë ndaj krimit dhe goditjen e çdo grupi dhe individi kriminal.

Po ashtu ai kërkoi dhe parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Ndërkohë, drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Hamdi Fjora, tha gjatë analizës njëvjeçare se viti 2021 ka njohur një rritje të kriminalitetit krahasuar me vitin 2020.



Drejtori i policisë së Shkodrës veçoi zbardhjen e vrasjes së Endri Mustafës në fund ta majit të vitit të kaluar (2021), duke thënë se në ngarkim të autorit ka të dhëna se ka kryer disa vrasje në tri vitet e fundit në Shkodër, duke iu referuar Ibrahim Licit, i cili është ende një person i shpallur në kërkim.

LEXO EDHE:  Aksident fatal/ Humb jetën fëmija 12 vjeç

LEXO EDHE:  Stop – Elbasan/ Vendimi i gjykatës vret për herë të dytë vajzat e aksidentuara

Sipas tij, në vitin që lamë pas shqetësuese për policinë e Shkodrës është edhe rritja e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike krahasuar me 2020-ën. Kreu i policisë së Shkodrës tregoi edhe prioritetet e këtij viti.

Më tej, ai theksoi se një rritje kanë pësuar rastet e trafiqeve të paligjshme dhe krimi ekonomik financiar, ndërsa kanë pësuar ulje krimet kundër pronës dhe mjedisit. Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, u shpreh se qeveria shqiptare ka mundësuar të gjitha kushtet për policinë, që të luftojë krimin. Edhe ajo kërkoi zero tolerancë ndaj krimit. Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka qëndruar për rreth dy orë në takimin e zhvilluar në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Magazina ishte kthyer në laborator droge/ Arrestohen dy punonjës të OSHEE-së në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Himarë dhe Sarandë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë, Sarandë, një shtetas kishte përshtatur në një magazinë, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Volloder”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit V. S., 57 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe G. H., 61 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

LEXO EDHE:  Skandali me vrasjen e avokatit në Elbasan/ Atentatori u kaloi policëve te këmbët

LEXO EDHE:  Foto/ Aksident i shumëfishtë pranë Sukthit, bllokohet autostrada



Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasit: K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

LEXO TE PLOTE

Kronika

1.6 ton drogë nga Afrika në Spanjë/ Arrestohet trafikanti shqiptar

Publikuar

-

Nga

cna lajem kronike

Një shqiptar dhe 5 spanjollë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për trafikim të sasive të mëdha të drogës.

Sipas mediave spanjolle 6 personat janë kapur me ngarkesa prej 1.6 ton hashash. Policia zbuloi se shqiptari dhe 5 spanjollët importonin drogën nga Afrika e Veriut në ishujt Kanaire.



Droga ishte fshehur në pjesën fundore të një kamioni të modifikuar. Rrjeti i goditur i drogës thuhet se drejtohej nga dy biznesmenë të sektorit të transportit në Alicante të cilët kanë pasur bashkëpunimin e dy trafikantëve me përvojë të drogës, raporton abc.

LEXO EDHE:  Foto/ Aksident i shumëfishtë pranë Sukthit, bllokohet autostrada

LEXO EDHE:  Motorçikleta përplas biçikletën/ Plagosen dy persona

Duke përfituar nga afërsia gjeografike, ata krijuan një platformë me të cilën do të kryenin dërgesën e drogës nga Maroku në Spanjë, duke bërë një ndalesë në Ishujt Kanarie. Dyshohet se disa nga dërgesat e drogës kishin si destinacion vende të tjera të Europës./CNA.al

LEXO TE PLOTE