Connect with Us

Vaksina, kusht për të shkuar në punë

Kosova & Rajoni

Vaksina, kusht për të shkuar në punë

Publikuar

-

/
cna lajme bote

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive analiza më të detajuara para se të miratojë masat e propozuara për vaksinimin e të gjithë punonjësve të sektorit publik ose të bëjnë teste PCR të paktën një herë në javë, në të kundërtën, ata nuk do të lejohen të shkojnë në vendet e tyre të punës.

Këto masa ishin propozuar nga Shtabi i Krizës me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, ndërsa ishin mbështetur edhe nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sipas të cilit, “masat e propozuara nga ekspertët shëndetësorë janë plotësisht të qëndrueshme dhe do të japin rezultate në ruajtjen e gjendjes relativisht stabile epidemiologjike në vend dhe rritjen e numrit të të vaksinuarve në vend”.

“Duke nisur nga fakti i padiskutueshëm se vaksinimi masiv është përgjigja më efektive për mbrojtjen nga pasojat dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Qeveria vendosi të kërkojë nga Komisioni për Sëmundjet Infektive analiza shtesë dhe studime krahasuese për masat e propozuara, por edhe propozime për masa shtesë stimuluese për vaksinimin masiv”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në pritje të analizave dhe masave shtesë, nga të gjitha ministritë kompetente dhe shërbimet inspektuese është kërkuar që të forcojnë kontrollet për zbatimin e masave aktuale, veçanërisht kontrollin e certifikatave të vaksinimit, testet PCR dhe vërtetimet për kalimin e sëmundjes COVID-19.

Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Ralpovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se punonjësit e sektorit publik apo cilido qoftë punëtor tjetër, nuk mund të detyrohen që të vaksinohen për të hyrë në vendet e tyre të punës.

Sipas tij, punëtorët e sektorit publik janë punëtorët më të varfër dhe 70 deri në 80 mijë prej tyre marrin pagë minimale, andaj sipas Ralpovskit, nuk është njerëzore që këta punëtorë të ngarkohen edhe me pagesën për vaksinim kundër COVID-19.

Në Maqedoninë e Veriut rritet interesimi për vaksinim

Ai thotë se nëse Qeveria i miraton masat, sindikatat do të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për ta kundërshtuar një vendim të tillë.

“Mund të nisin protestat, ka mundësi të nisin edhe greva. Sindikata është një organizatë e bazuar në solidaritet. Më besoni se edhe kolegët e mi që janë vaksinuar i kundërshtojnë këto masa, sepse mendoj se është çnjerëzore të detyrosh dikë të bëjë diçka që nuk është e paraparë me ligj”, thotë Ralpovski.

Mjekët specialistë thonë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, andaj edhe theksojnë rëndësinë e vaksinimit, në kohën kur masa të tilla e madje edhe vaksinime të detyrueshme po bëhen në shumë shtete të ndryshme.

Pulmologu Dejan Dokiç thotë se vetëm se imunizimi kolektiv i popullatës mund të parandalojë përhapjen e virusit dhe kthimin e vendit në gjendjen normale.

“Mendoj se është shumë me rëndësi që të gjithë qytetarët të vaksinohen me nga dy doza të vaksinës, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë kufirin e imunizimit kolektiv. Kështu ne do të arrijmë të parandalojmë përhapjen e virusit dhe të normalizojnë gjendjen në vend, që të mos kemi nevojë për masa shtrënguese dhe njerëzit t’i kthehen jetës normale. Çdo kundërshtim që mund t’i bëhet vaksinimit rrezikon shëndetin e njerëzit, në veçanti të atyre me sëmundje kronike, por edhe të kategorive tjera, pasi të gjitha analizat tregojnë se numri më i madh i pacientëve nëpër spitale janë të pavaksinuarit”, thotë Dejan Dokiç, specialist në Klinikën Sëmundjeve të Brendshme në Shkup.

Ndërkaq, epidemiologu Daragan Danaillovski thotë se nëse miratohen masat e propozuara nga Qeveria, ato nuk do të kishin asnjë efekt nëse punonjësit e sektorit publik apo kushdo qoftë tjerë, merr vetëm një dozë të vaksinës, që sipas tij është e barabartë me zero. Ai thotë se vaksinimi duhet të jetë i plotë për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e përhapjes së virusit.

Danaillovski beson se vaksinimi i rreth 40 për qind të popullatës apo i afër 800 mijë personave, numri i madh i atyre që e kanë kaluar virusit, e që janë më shumë se 220 mijë, personave që e kanë kaluar virusin, por që nuk e dinë, ngadalë do ta kthejë vendin në gjendjen normale.

Sipas tij, kjo mund të zgjasë deri nga mesi i vitit të ardhshëm dhe se ai beson që koronavirusi do të bëhet njëjtë sikurse gripat sezonalë.

“Mendoj se nga pranvera e ardhshme, virusi nuk do të jetë gjë tjetër pos një mikroorganizëm, që do të jetë endemik, ngjashëm sikur gripi apo virozët që janë në mesin tonë. Kur të kemi rënie të temperaturave dhe ftohje të motit do të themi se jemi në sezonin e virozëve, gripit dhe të COVID-19. Atëherë sikur për gripin edhe për COVID-19 do të ketë rekomandime për vaksinim, para se gjithash për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Ne për koronavirusin do të flasim sikur për gripin sezonal dhe njëkohësisht do të merret si vaksina për gripin ashtu edhe ajo për COVID-19”, thotë Danillovski.

Në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 deri më tani janë diagnostikuar rreth 213 mijë persona, prej 7,492 e kanë humbur jetën ndërsa raste aktive janë 8,289 persona./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Bizneset në Kosovë përballen me probleme për shkak të krizës energjetike

Publikuar

-

Nga

Afaristi Abedin Salihu, drejton një kompani me rreth 220 punëtorë në fushën e minierave e mineraleve, ndërtimit, prodhimit të betonit dhe pjesëve të mermerit.

Muajt e fundit thotë ai, ndërprerjet e energjisë elektrike kanë lënë pas vetes pasoja në veprimtarinë e tij dhe që nga 20 dhjetori ka ndërprerë veprimtarinë në një gurore dhe të prodhimit të betonit.

“Arsyet kryesore të kësaj ndërprerjeje janë pikërisht se në linjën ku ne posedojmë guroren tani tensione i rrymës është i ultë dhe nga të cili nuk vazhdojmë absolutiosht me vazhdu me aktivizu makinerinë sepse pastaj ato digjen për shkak të aparaturave dhe sistemin që kanë, tani ato dëshirojnë rrymë stabile dhe kemi ndërprerë aktivitetin dhe kemi çuar disa prej punëtorëve në pushim por me pagesë sepse ata janë punëtorë profesional e nuk mundemi t’i largojmë e pastaj t’i kthejmë e që për neve kanë kosto dhe është një sfidë që ti paguan dhe nuk merr asgjë”, tha ai.

Ai thotë se puna me gjeneratorë është e pamundshme për shkak se makineritë e mëdha kërkojnë sasi të mëdha energjie elektrike dhe si të tilla shpenzojnë shumë derivate të naftës.

“Minimumi i dëmeve ditore sipas një parallogarie që është bërë nga stafi i financave është mbi dy mijë euro, ky dëm i kushton kompanisë çdo ditë për shkak se me përjashtim që t’i nuk punon ke edhe humbje tjera të cilat duhet të kompensohen lidhur me partnerët që i ke, lidhur me punët që duhesh t’i kryesh, pra është një dëm që po shkon duke u rritur e jo duke u zvogëluar, çdo ditë”, thotë ai.

Zoti Salihu thotë se këto ndërprerje e kanë çrregulluar biznesin dhe shumë kolegë të tij po mendojnë të investojnë jashtë vendit për shkak të pasigurisë dhe dëmeve të marrëveshjeve për eksport.

“Këto ndërprerje të rrymës neve të gjithëve, jo vetëm mua, por të gjithë bizneset i ka shkatërru, i ka dekoncetru dhe u ka hupur imigjin që kanë krijuar me vite dhe partneritetet që kanë kriju me vite dhe ne që kemi kriju për eksport jashtë vendit si me Gjermani dhe Zvicër tani ajo është zbehur për shkak se nuk kemi siguri sepsee ai të sheh si një njeri që ke vullnetin por se ki vendin vendin e përshtatshëm ku mundesh me vepru dhe kjo është shumë shqetësuese”, tha ai.

Kosova po përballet javëve të fundit me përkeqësim të situatës me energji elektrike ndërsa është detyruar të importojë rreth 40 për qind të energjisë elektrike.

Qeveria e ka shpallur gjendjen emergjente për të tejkaluar krizën energjetike.

LEXO EDHE:  OBSH: 70 % e popullsisë duhet të jetë vaksinuar deri në korrik

LEXO EDHE:  Gjërat më të çuditshme që njerëzit kanë bërë për para/ Nuk do ta besoni se çfarë punësh ekzistojnë në botë

Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi, thotë se institucionet e Kosovës është dashur të përgatiten shumë më herët për gjendjen aktuale.



“Është ditur dhe nuk është diçka siç është pandemia që është ardh me shpejtësi të madhe por është diku gjatë verës që do të ketë krizë energjetike në dimër dhe fatkeqësisht as qeveria por as KEDS-i nuk kanë marr masa mjaftueshme që të ketë mbulim dhe blerje më shum ë të energjisë në atë kohë kur çmimi ka qenë shumë më i ulët se tani në mënyrë që të përballojë biznesi edhe qyteri më lehtë këtë krizë”, tha ai.

Zoti Krasniqi thotë se oraret e shkurtimeve duhet të jenë të rregullta dhe të bëhen me paralajëmrim për hir të bizneseve.

“Ndalja e rrymës i bën dy dëme, e ndal edhe kapacitetet prodhuese por dhe biznesit i shkaktohet dëme sepse punëtorin duhet ta paguaj për atë kohë sa ka mungesë, pastaj jemi përballë edhe me një problem tjetër që ka qenë ndalja e rrymës tri fazore, do të thotë ky ka qenë një problem i madh të cilën e kemi njoftu edhe KEDS-in edhe qeverinë sepse kjo ndalje ka qenë e vetëdijshme”, tha ai.

Qeveria e Kosovës vendosi të ndalojë prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës, për shkak të situatës emergjente me energji elektrike.

Ky vendim për njohësin e fushës së prodhimit të monedhave virtuale, Milot Mehmeti, ishte i ngutshëm dhe i dëmshëm për shumë njerëz të cilët janë të përfshirë në prodhimin e kriptovalutave.

“Ne tash që një kohë jemi në skriptosferë dhe komuniteti është rrit dhe ka grupe në rrjete sociale ku anëtarë mbërrijnë deri në 40 mijë persona dhe mendoj që diku 20 mijë deri 30 mijë familje kjo i ka prek. Ka shumë persona, shokë që minojnë dhe arsye pse nuk kanë migru jashtë dhe janë këtu ende është sepse e kanë gjetë vetën në këtë fushë të ekonomisë”, tha ai.

Ai thotë se ka strategji të ndryshme për të kursyer energjinë elektrike.

“Ka ndoshta strategji që janë me ndriçim publik, ka mundësi që me ndalu shit-blerjen e poqave të vjetra që nuk janë Led të cilët harxhojnë ose humbin diku mbi 60 deri 70 për qind, edhe kjo nuk është shumë e qëndrueshme duke e marr parasysh që krejt në botën prodhimi i kriptovalutave, të gjitha prej tyre e shpenzojnë diku 0.44 për qind të energjisë elektrike, te ne mendoj se kjo është shumë më e vogël”, tha ai./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shtetet e Bashkuara njoftojnë sanksione ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorak Dodik

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik, me motivacionin “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënime të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial” të Bosnje Hercegovinës.

Departamenti amerikan i Thesarit e përcaktoi edhe një entitet të lidhur me të televizionit “Alternativna Televizija doo Banja Luka”, siç njoftoi Departamenti.

“Dodik ka minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinë, duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Sipas njoftimit, ai ka përdorur pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale nëpërmjet ryshfeteve, dhe formave të tjera të korrupsionit.

“Retorika e tij përçarëse etno-nacionaliste pasqyron përpjekjet e tij për të çuar përpara këto synime politike dhe për të shkëputur vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive. Të marra së bashku, këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe minojnë Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit, duke rrezikuar kështu stabilitetin më të gjerë rajonal”, thotë Departamenti i Thesarit.

“Aktivitetet destabilizuese korruptive të Milorad Dodikut dhe përpjekjet për të zhbërë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, të motivuara nga interesi i tij vetjak, kërcënojnë stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe të gjithë rajonit,” tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson.



“Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të veprojnë kundër atyre që kryejnë korrupsion, shkaktojnë destabilizim dhe ndarje në kurriz të popullit të tyre, si dhe kundër atyre që mundësojnë dhe lehtësojnë këtë sjellje”, tha ai.

LEXO EDHE:  Mungesa e vaksinave kineze/ Manastirliu: Po punojmë për të sjellë 500 mijë të tjera

LEXO EDHE:  A është Covid si një grip i rëndë?

Veprimi i sotëm, sipas Departamentit të Shtetit, bazohet në angazhimin e Administratës së presidentit amerikan Joe Biden për të promovuar vënien para përgjegjësisë të atyre që ndër të tjera, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve të paqes.

Dodik, anëtari serb i Presidencës kolektive të Bosnje-Herecgovinës, synon ta nxjerrë Republikën Serbe të nga forcat e armatosura të vendit.

Bosnja po përjeton krizën e saj më të rëndë politike që nga fundi i luftës në vitet 1990, duke ringjallur frikën e një ndarjeje pasi serbët e Bosnjës bllokuan punën e qeverisë qendrore dhe ligjvënësit serbë votuan për fillimin e tërheqjes së Republikës autonome Serbe nga institucionet shtetërore.

Si rezultat i veprimit të së mërkurës të Departamentit të Thesarit, të gjitha pronat dhe interesat në pronën e zotit Dodik dhe televizionit “Alternativna Televizija doo Banja Luka” që janë në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim ose kontroll të personave amerikanë janë bllokuar dhe duhet të raportohen tek Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja. Po ashtu bllokohet edhe çdo entitet që zotërohet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, 50 për qind ose më shumë nga një ose më shumë persona të bllokuar.

Ky lajm do të përditësohet me informacione të mëtejshme./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata e pandemisë në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 4 janar se janë regjistruar edhe 108 raste të reja me koronavirus.

Ky është numri më i madh i rasteve të reja në javët e fundit.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve të fundit nuk u regjistrua asnjë vdekje nga COVID-19.

Numri i rasteve të reja doli pas testimit të 6.169 mostrave.

LEXO EDHE:  Vetëvrasja e pacientëve me Covid/ Mjekja psikiatre: Mungesa e oksigjenit në tru çon në vendimarrje ekstreme

LEXO EDHE:  Ktheu në Kuvend ‘Buxhetin 2021’/ Shpjegohet Meta: Nuk ka asnjë plan për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID



Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 637.

Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.161 doza të vaksinës.

Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 784.166 persona./ rel

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: