Connect with Us

Udhëtoi me të inkriminuar/ Vendimi i KPK për prokurorin që shtëpinë ia kishte dhuruar vjehrri

Vetingu

Udhëtoi me të inkriminuar/ Vendimi i KPK për prokurorin që shtëpinë ia kishte dhuruar vjehrri

Publikuar

-

/
cna lajme vetting

Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj u shkarkua nga detyra më 21 shtator për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit evidentohet se prokurori Çelaj nuk arriti të provojë burimet e ligjshme financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti, që ai pretendon se i është dhuruar nga vjehrri –një pasuri që sipas Komisionit është përfituar në kundërshtim me normat e Kodit Civil.

Qëndrimi mohues i mbajtur prej subjektit për një udhëtim me një person me precedentë penalë dhe kërkimi i dënimit minimal për një të pandehur, pronar i një banese ku Çelaj jetoi me qira në kohën kur drejtonte Prokurorinë e Vlorës janë konsideruar si cenim i besimit të publikut tek drejtësia.

Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Apartamenti “i dhuruar” nga vjehrri

Në deklaratën “veting”, subjekti ka deklaruar se zotëron një apartament me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, me vlerë 48 mijë euro, të blerë në vitin 2012. Si burim krijimi, ai ka deklaruar akt-marrëveshjen e porosisë mes vjehrrit të ndjerë dhe një shoqërie ndërtuese në vitin 2007. Edhe në vitin 2012, Çelaj ka deklaruar se të njëjtin apartament e ka përfituar nga vjehrri.

Por nga hetimi ka rezultuar se kontrata e shitblerjes është nënshkruar vetëm nga subjekti i rivlerësimit dhe se nuk është shprehur pretendimi se kjo pasuri rrjedh nga aktmarrëveshja e porosisë së vjehrrit të ndjerë.

Çelaj ka deklaruar gjatë procesit të rivlerësimit se apartamenti është përfituar si kompensim i shërbimit që vjehrri ka kryer për punimet elektrike në pallatin ku gjendet banesa. Ai ka shpjeguar se në kohën kur vjehrri ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ka pasur dëshirë që apartamentin t’ia dhuronte vajzës dhe subjektit.

Prokurori Çelaj deklaron se në momentin e nënshkrimit të kontratës, nuk i ka kushtuar rëndësi përmbajtjes së saj, pasi nuk kishte dhënë asnjë shumë të hollash për këtë apartament dhe e dinte qartësisht se vinte si rezultat i punës së kryer nga vjehrri i tij i ndjerë.

Lidhur me faktin se ka qenë vetëm ai që e ka nënshkruar kontratën e shitblerjes, Çelaj ka pretenduar se bashkëshortja e kishte të pamundur të vinte në Tiranë për shkak të impenjimit me familjen.

Administratori i shoqërisë ndërtuese ka deklaruar se në tetor të vitit 2007 ka lidhur një marrëveshje për kryerjen e punimeve elektrike me një shoqëri tjetër dhe vjehrrin e subjektit dhe se pagesa për punimet do të ishte në shumën 94 mijë euro dhe do të kompesohej me kalimin e dy apartamenteve me sipërfaqe totale 116 m2, në vlerën 47 mijë euro secili. Ai ka shtuar se punimet janë kryer sipas kontratës dhe se familjarët e vjehrrit të prokurorit Çelaj kanë dhënë pëlqimin që prona të kalohej të pronësi të këtij të fundit.

Në vendimin e KPK-së thuhet se gjatë hetimit nuk është arritur të provohet marrëveshja e pretenduar dhe ka rezultuar se vjehrri i subjektit nuk ka qenë i punësuar pranë shoqërisë që do të kryente punimet elektrike.

Çelaj ka paraqitur një akt-marrëveshje të tetorit 2007, në të cilën është përcaktuar numri i pasurisë së apartamentit që do të përfitohej. Komisioni vlerëson se ka qenë e pamundur që në vitin 2007 të dihej numri që do të merrte apartamenti, pasi sipas legjislacionit në fuqi në atë kohë, regjistrimi i objektit në ZVRPP kryhej pasi të ishte kryer aktkolaudimi i objektit ku duhet të përfshiheshin të gjitha punimet e kryera, së bashku me ato elektrike.

“Ngrihen dyshime mbi momentin e përpilimit dhe vërtetësinë e aktmarrëveshjes dhe ekzistencën e saj që në vitin 2007 dhe mënyrën e përfitimit të kësaj pasurie nga subjekti i rivlerësimit,” thuhet në vendim.

Gjithashtu, Komisioni vlerëson se sipas dispozitave të Kodit Civil, e drejta për trashëgiminë e apartamentit i takon vjehrrës dhe fëmijëve të saj.

“Subjekti i rivlerësimit nuk arriti të shpjegojë bindshëm as legjitimitetin e tij për të përfituar këtë pasuri dhe as burimin e ligjshëm të këtij apartamenti dhe të ardhurat e ligjshme të përfituara nga vjehrri për përfitimin e kësaj pasurie,” vlerëson KPK.

Sipas Komisionit, Çelaj nuk ka arritur të provojë as krijimin e dy depozitave në emër të fëmijëve, nga 3919 USD secila, si burim të të cilave ka deklaruar një vlerë prej 6 mijë eurosh të dërguara nga kunati që jeton dhe punon në Itali. Pamundësi financiare është gjetur edhe për blerjen e dy autovetomjeteve tip Benz, një në vitin 2007 për shumën 6500 euro dhe tjetrin në 2011-ën për çmimin 980 mijë lekë.

LEXO EDHE:  Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Udhëtimi me një person me precedentë

Bazuar në konstatimin e DSIK-së se subjekti i rivlerësimit kishte pasur kontakte të papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar, Komisioni kreu verifikime të sistemit TIMS, prej nga ka rezultuar se më 7 dhjetor 2013, Çelaj ka lëvizur me automjetin e tij së bashku me shtetasin F.D. dhe persona të tjerë.

Nga hetimi ka rezultuar se Prokuroria e Vlorës, ku subjekti ka qenë në pozicionin e drejtuesit dhe të prokurorit, ka regjistruar ndaj shtetasit F.D. disa procedime penale; në vitin 2011 për veprën penale “mbajtje pa leje të armëve luftarake”; në vitin 2014 për “kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”; ndërsa në vitin 2013 është hetuar për “trafikim të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në tentativë.

Gjithashtu, Prokuroria e Vlorës e lehtësoi pozitën e F.D. duke e ndryshuar akuzën nga “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim dhe në tentativë, në veprën penale “moskallëzim krimi”. Në vitin 2020, F.D. është dënuar me 8 muaj burgim për “moskallëzim krimi”.

“Shtetasi F.D. rezulton i dënuar disa herë për shkeljen e ligjit dhe kryerjen e disa veprave penale, fakte këto të njohura, të publikuara dhe të dokumentuara nga regjistrat përkatës të organeve ligjzbatuese, ku subjekti i rivlerësimit nuk mund të mos kishte dijeni,” konstaton trupi gjykues.

I pyetur nga Komisioni, Çelaj pretendoi se shtetasin F.D e njeh me emër tjetër, pasi është pronari i një restoranti që frekuentohet ‘nga njerëz me integritet’. Ai shtoi se nuk i kujtohej nëse kishte udhëtuar me të për shkak të kohës së largët.

Komisioni e cilësoi jobindës edhe pretendimin e Çelajt se ai nuk ka qenë drejtues i prokurorisë në kohën kur është proceduar F.D. dhe se nuk kishte nga ta dinte një fakt të tillë. Në vendim thuhet se kur F.D. është proceduar për “mbajtje pa leje të armëve luftarake, subjekti ka qenë drejtues i Prokurorisë së Vlorës.

Sipas KPK, subjekti ka udhëtuar drejt Kosovës me shtetasin F.D., vetëm tre javë pasi ndaj këtij të fundit ishte referuar nga policia materiali për trafikimin e lëndëve narkotike si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Veç këtij fakti, organet ligjzbatuese kanë konstatuar se midis prokurorit Çelaj dhe F.D. ka pasur komunikime telefonike. “Ndonëse kanë ndodhur gjatë kohës që ky shtetas nuk ka qenë në cilësinë e personit të akuzuar, por të një personi të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet, vlerësohen nga Komisioni si rrethana të cilat konfirmojnë se subjekti i rivlerësimit ka qenë në dijeni të faktit se shtetasi F.D. do të ishte i pranishëm në këtë udhëtim,” konstaton trupi gjykues dhe konsideron se udhëtimi me këtë shtetas nuk ka qenë rastësor.

Komisioni vëren se subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë i hapur, i besueshëm dhe i plotë në lidhje me deklarimin e këtij udhëtimi, si dhe komunikimin telefonik me këtë shtetas në kohën që është pyetur nga Komisioni.

Trupi gjykues vlerëson gjithashtu se Çelaj ka cenuar besimin e publikut te drejtësia, duke shprehur bindjen se ai mund të ketë qenë në dijeni të faktit se F.D do të ishte i pranishëm gjatë udhëtimit në Kosovë.

‘Cënim i besimit të publikut’ është konstatuar edhe pretenca minimale e kërkuar ndaj një personi të akuzuar për plagosje të lehtë, në banesën e së cilit prokurori Çelaj vijonte në atë kohë të jetonte me qira.

Sipas KPK-së, subjekti ka qenë në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë në atë periudhë dhe mund të ketë ndikuar tek prokurori i çështjes për të kërkuar masën minimale të dënimit.

“Komisioni vlerëson se fakti që subjekti i rivlerësimit banonte me qira në godinën e shtetasit V.A., ku dhe vetë ky i fundit banonte në një kat tjetër të kësaj godine në pronësi të tij, të krijon dyshime mbi paanësinë në ushtrimin e detyrës së subjektit në rolin e drejtuesit, në lidhje me procesin e shpërndarjes së kësaj çështjeje tek prokurori i cili mund të ndikohet nga subjekti për shkaqe të ndryshme,” arsyeton Komisioni./Reporter

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

KPK “rrëzon” ONM/ Konfirmon në detyrë inspektoren e KLGJ-së

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendimin e konfirmimit në detyrë për Zhaneta Pira, inspektore e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pira u hetua nga KPK në të tre kriteret, por çështja u fokusua te statusi i saj si magjistrate.

Pasja apo jo e statusit të magjistratit prej inspektores së Këshillit të Lartë Gjyqësor Zhaneta Pira u debatua në seancën dëgjimore në procesin e rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Pira këmbënguli në seancë se gëzonte statusin e magjistrates dhe se pavarësisht shkëputjes së gjatë duhej të konfirmohej nga KPK.



Siç doli në seancë vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ishin shprehur paraprakisht me mendimin, se Pira, e cila kishte punuar 9 vite si gjyqtare dhe 19 vite të tjera si inspektore në Ministrinë e Drejtësisë, ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe tani në KLGJ, nuk ishte subjekt rivlerësimi, shkruan Birn.

LEXO EDHE:  “Toyota Yaris”/ Balla kryqëzon Bashën

LEXO EDHE:  Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Vëzhguesit po ashtu shpreheshin në mendim se në rast se KPK e merrte në shqyrtim çështjen Pira duhej të shkarkohej pasi nuk plotësonte kriteret ligjore për tu konfirmuar.

Pavarësisht këtij opinioni trupa e përbërë prej Pamela Qirkos kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Alma Faskaj anëtare mori në shqyrtim rastin e Pirës dhe vendosi konfirmimin e saj në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Refuzoi të bënte transparente pasurinë/ Shkarkohet prokurori Artan Lulaj

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Artan Lulaj.

Trupa që hetoi rastin e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Alma Faskaj, ka vlerësuar se Lulaj nuk arriti të kundërshtonte barrën e provës në dy kritere.

Lulajt i ishin kërkuar shpjegime për pasurinë dhe po ashtu edhe në lidhje me hetimet e kryera prej tij për vrasjen e Marvin Mihalit.



Gjatë seancës dëgjimore nga KPK u vu në dukje se kishte vlerësuar paraprakisht se Lulaj nuk kishte qenë bashkëpunues, ndërsa nuk kishte kthyer disa përgjigje, nuk kishte vënë në dispozicion dokumente dhe kishte refuzuar të bënte transparencë mbi pasurinë e së bijës, shkruan Reporter.al

LEXO EDHE:  Kërcënimi me jetë ndaj oficerit Nuhu/ Prokuroria jep vendimin për Ramën

LEXO EDHE:  Iu bashkuan Erion Veliajt/ LSI merr vendimin drastik për dy këshilltarët bashkiakë

Artan Lulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, përpara se të transferohej në Prokurorinë e Rrethit Tiranë në vitin 2015.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ Një tjetër gjyqtare jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra, gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Shkodër, Ermira Dedja.

Shkak për shkarkimin e saj, janë bërë dy kritere ai i pasurisë dhe i profesionalizmit.



Konfirmimi ka ardhur nga trupa gjykuese e KPK-së e përbërë  nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.

Ermira Dedja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati tre dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE