Connect with Us

U gjendën të pajetë në Golem/ Gruaja u largua nga shtëpia dy ditë më parë, djali bëri denoncim në polici

Kronika

U gjendën të pajetë në Golem/ Gruaja u largua nga shtëpia dy ditë më parë, djali bëri denoncim në polici

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë në dhomën e një hoteli në Golem, si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Familjarët e tyre janë alarmuar për shkak se 2 viktimat nuk u janë përgjigjur në telefon.

Burime për ABC bëjnë me dije se Anila është larguar nga shtëpia 2 ditë më parë. Djali i saj ka bërë kallëzim pasditen e 25 nëntorit në komisariatin numër 4  që i është larguar nëna nga shtëpia.

Edhe djali i 60 vjeçarit ka marrë dje dhe sot në telefon babanë e tij por ai nuk i është përgjigjur. Sot pasdite i ka shkuar në shtëpi dhe i ka rënë derës, por sërish nuk i është përgjigjur njeri. Kësisoj ai ka kërkuar ndihmën  e policisë dhe të zjarrfikëses dhe në orën 17:45 e kanë hapur derën me forcë policia dhe zjarrfikësja dhe i kane gjetur te dy pa jetë. Dyshohet se ata janë asfiksuar nga gazi pasi edhe komshinjtë kanë ndjerë erën  e gazit  dhe dyshohet se mund të kenë vdekur mbrëmë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Goditen 4 grupe trafikantësh/ SPAK zbardh skemën, si operonin nga Shqipëria, në Itali dhe Turqi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit shqiptare, italiane dhe greke, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) e krijuar midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shqipëri, Seksionit Antimafia të Prokurorisë së Lecces, Itali si dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Apelit Athinë, Greqi, me koordimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihmën e EUROPOL, kanë zhvilluar ditën e sotme një operacion të përbashkët për ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal të miratuar lidhur me hetimet e zhvilluara në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në tri shtetet pjesë të skuadrës dhe në disa shtete të tjera.

Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjesëtarët e 4 (katër) grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1 120 emigrantëve.

LEXO EDHE:  Pas 6 muajsh sorollatje “Stop” zgjidh pensionin ushqimor të djalit

LEXO EDHE:  Video-Skandaloze në Pogradec/Burri tenton të vetëvritet, qytetarët vënë bast: 50 euro që s’hidhet

Nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese janë dokumentuar 7 (shtatë) episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë.



Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar. Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin për caktim masash sigurimi të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është urdhëruar arrestimi i 25 personave, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilët 18 janë shtetas shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq).

 Hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) kanë konfirmuar dhe një herë faktin se vetëm një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe ligjzbatuese të shteteve të ndryshme mund të garantojë sukses dhe efektivitet në luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkoi në spital në gjendje të rëndë/ Ndërron jetë fëmija 3 vjeç

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Elbasanit, ku ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Sipas uniformave blu, fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe pas disa orësh ka humbur jetën.



Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Blindohet Vlora/ Aksion policor, disa të arrestuar

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Vlora është zgjuar e blinduar nga një operacion policor, ku raportohet për disa të arrestuar.

Operacioni është zhvilluar  në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal për trafik klandestinësh dhe jo vetëm.



Deri më tani nuk dihet sa persona janë arrestuar dhe se cilët janë ata.

LEXO EDHE:  “Vjedhja më e madhe në kulmin e pandemisë”/ PD tregon çfarë po “gatuhet ” në zyrat e qeverisë

LEXO EDHE:  “Çdo mëngjes i them lamtumirë gruas dhe fëmijëve”/ Letra rrëqethëse e policit, do iu përlotë të gjithëve

Ndrëkohë Policia njofton se orën 10:00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj do ketë një konferencë të përbashkët me palën italiane./CNA.al


LEXO TE PLOTE