LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi ndaj autobusit me nxënës në Kosovë/ Ndizen qirinj në nder të viktimave

27 Nëntor 2021, 10:19, Kosova & Bota CNA
Sulmi ndaj autobusit me nxënës në Kosovë/ Ndizen qirinj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka ftuar qytetarët e Kosovës që të mblidhen në orën 16:00 në qendër të qytetit, për të ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi, për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, ku një autobus me nxënës u sulmua me armë dhe si pasojë mbetën të vdekur 3 persona.

 ?Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, Ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre!?, shkruan Ramosaj në një postim në ?Facebook?.

Policia e Kosovës në raportin për sulmin makabër ka bërë me dije se se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital./CNA.al

Lajmet e fundit nga