LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në arsim/ Mësuesi në Berat i dënuar për pedofili rikthehet në detyrë

27 Nëntor 2021, 12:20, Aktualitet CNA
Skandal në arsim/ Mësuesi në Berat i dënuar për

Një skandal në radhët e arsimit ka dalë në dritë në shkollën , ?22 Tetori? në Berat, ku prej disa ditësh është emëruar mësues për lëndët e Fizikës dhe Informatikës 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, i cili rezulton të jetë dënuar në vitin 2003  për ?pedofifi? dhe ?ngacmim seksual? të fëmijëve.

Bëhet me dije se prindërit janë shprehur tejet të shqetësuar, duke kërkuar kështu largimin e menjëhershëm tëmësuesit nga shkolla.

Sipas burimeve me ABC News, drejtoria e shkollës ka dalë me shpjegimin se ai është emëruar nga DAR. Vetë nxënësit e shkollës tregojnë se kanë frikë prej tij, gjatë zhvillimit të orëve të mësimit.

 ?Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit?, shprehen nxënësit.

Në vitin 2003, kanë qenë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare ?Uznovë? në Berat,  që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar, Ëngjëll Bregu, se gjatë një ekskursioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për ?pedofili? dhe ?ngacmim seksual? nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ia hoqi të drejtën e rikthimit në detyrë.

Pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin ?Hinkë? më Dimal dhe një muaj më pas, u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit ?Çiflik?, po në bashkinë Dimal, për të qenë më afër shtëpisë.

Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat, ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit. Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë, organizonte ekskursione pa miratimin e Drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas këtij peticioni, DAR Berat e pezulloi atë nga detyra, por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish./CNA.al

Lajmet e fundit nga