Connect with Us

Nga Lutfi Dervishi/ Kosova dhe Shqipëria të mësojnë nga njëra tjetra

Opinione

Nga Lutfi Dervishi/ Kosova dhe Shqipëria të mësojnë nga njëra tjetra

Publikuar

-

/
“Mediat nuk janë të pavarura”/ Dervishi: Gazetarët nuk marrin vendime vetë

Shqipëria mund të mësojë nga Kosova si zhvillohen zgjedhjet, Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria si nuk duhen bërë zgjedhjet!

Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova se si votuesit ndërrojnë 5 kryeministra/qeveri në 8 vjet, Kosova duhet të mësojë nga Shqiperia se si qeveriset vendi nga një njeri për 20 vjet!

Shqipëria mund të mësojë nga Kosova se si ndërrohen elitat politike dhe të rinjtë marrin drejtimin e vendit, Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria se si drejtohet vendi ne shekullin e 21 nga elita e shekullit 20!

Shqipëria mund të mësojë nga Kosova se si bëhet shteti, Kosova mund të mësojë nga Shqipëria se si zhbëhet shteti!

Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova që në autostradën që lidh Prishtinën nga Tirana nuk ka vendosur asnjë “tra”, Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria se çfarë do të thotë të vendosësh tra mes shqiptarëve!

LEXO EDHE:  Ndarja e çmimeve Nobel/ Shqipëria bojkoton ceremoninë

Shqipëria mund të mësojë nga Kosova se cila është Serbia, Kosova mund të mësojë Shqipërinë çfarë në të vërtetë janë interesat e Serbisë!

Shqipëria mund të mësojë nga Kosova në përdorimin e gjuhës shqipe në emërtimet e lokaleve, Kosova mund të mësojë nga Shqipëria se si mësohen gjuhët e huaja duke lexuar tabelat e dyqaneve!

Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria gegnishten dhe Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova gjuhën zyrtare!

Kosova dhe Shqipëria mund të mësojnë nga të tjerët se si të flasin më pak dhe të bëjnë më shumë për njëri – tjetrin!

Kosova dhe Shqipëria, një komb që i ndan gjuha e përbashkët dhe elitat politike!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Analizë nga Ditmir Bushati/ “Pritshmëritë nga qeveria e re gjermane”

Publikuar

-

Nga

cna opinione

Ky është publikimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, i kryer nga ish-ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Në këtë analizë, z.Bushati ndalet tek një nga “ngjarjet më të shënuara të vitit 2021 është padyshim përmbyllja e epokës 16-vjeçare të Angela Merkelit dhe zgjedhja e Olaf Scholz si kancelar i Gjermanisë në një koalicion trengjyrësh”.

Në këtë analizë, Ish-ministri Bushati flet për agjendën reformiste të qeverisë së re gjermane, marrëdhënien me Europën, politikën e jashtme dhe konsolidimin e partneriteteve euro-atlantike dhe impaktin që do të ketë politika gjermane tek vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë ende në kërkim të anëtarësimit në BE.



Sipas Bushatit, “rajoni ka nevojë për një vizion të ripërtërirë politik në rrugën e transformimit demokratik dhe anëtarësimit në BE. Një vizion që nuk premton thjesht një të ardhme më të mire përmes “perspektivës europiane” por jetëson mbi të gjitha finalitetin politik të Europës. Një proces politik i papërfunduar që nga shembja e Murit të Berlinit. Kancelari Scholz ende nuk ka shpalosur vizionin e qeverisë së tij për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor. Për të përmbushur plotësisht rolin e udhëheqësit të Europës, konsolidimin e projektit të integrimit europian, dhe fuqizimit të lidhjes transatlantike, Berlinit do t’i duhet t’i jap fund status quo në Ballkanin Perëndimor, duke u përqendruar tek sfidat reale me të cilat përballen qytetarët dhe vendet e rajonit, që kanë të bëjnë me përfundimin e shtetësisë, fuqizimin e demokracisë, dhe modelin e zhvillimit ekonomik e shoqëror”. / CNA.al

file:///C:/Users/CNA6/Downloads/GermanyPB-FESJan2022-4-web%20(3).pdf

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Gjeneral  Piro AHMETAJ: Ukraina, fushebeteja e kredibilitetit të Aleancës Transatlantike (NATO & USA)

Publikuar

-

Nga

cna aktualitet opinion

Së pari, privilegj dhe përgjegjësi të ndiqja video-konferencat e Atlantic Counsil of Washington DC; mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me Presidentin e USA, Autoritetet e UK, France, Gjermani,  Poloni, Itali dhe BE; në NATO HQ dhe Munich Security Conference mbi:

“Vlerësimet e rrezikut, qëndrimet, përpjekjet diplomatike dhe prezencën në terren për ta ndalur ose përballur me kërcënimet kibernetike dhe makinerinë ushtarake të Rusisë në përpjekjet për pushtimin e Ukrahinës si dhe dominimin e hartës gjeopolitike jo vetëm në këtë rajon”!

Nga ana tjetër strategjistët mendojnē se Putini ka shkuar shumë larg dhe përtej mundësive reale që ka Rusia për të pushtuar nje “shtet sovran” si dhe sprovuar Aleancën Transatlantike  me embicjet e tij për të  “rivendosur/zgjeruar” kufijt e influences gjeopolitike në Ukrainë, Detin e Zi dhe me gjerë ! Kështuqē përtej përfitimeve afatshkurtra që ka arritur, do tē dështojë dhe dale i humbur në planin afatgjatë.

Së dyti, e gjithë bota ka shtangur me sytë nga pasojat e një agresioni ushtarak që do ishte një përballje fatale jo vetëm për fatet integritetit teritorial të Ukrahinës, por do të zgjerohej të sprovonte unitetin, kredibilitetin, status-quonë dhe interesat gjeopolitike të USA, NATO-s, BE, vendeve Balltike, të Detlit të Zi,  Europës Juglindore, Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  Standard &Poor’s konfirmon vlerësimin ‘B+’ dhe perspektivën e qëndrueshme për ekonominë shqiptare

LEXO EDHE:  Dy marrëveshjet me Serbinë në Mynih/ Kurti: Kam rezervat e mia, nuk isha negociator

Së treti, mbetem besimplotë se jo vetëm supermacia ushtarake e aleancës së USA & NATOs, por fuqia e paqes, solidaritetit, kohezionit, angazhimeve dhe vlerave të përbashkëta Euroatlantike do të përballen dhe triumfojnë mbi këtë rrezik si dhe ndaj çdo kërcënimi tjetër.

Së fundmi, nuk ka asnje mëdyshje se në këtë përballje, Republika e Shqiperise do të rreshtohet jo vetëm me solidaritet dhe kohezion të pakushtëzuar në krah të ShBA dhe NATO-s por edheo te kontibuoje me kapacitete shtesë në mbrojtje të sovranitetit, stabilitetit demokratik, interesave dhe vlerave demokratike në Ballkan dhe më gjerë.

Zoti e bekoftë partneritetin strategjik te RSh me USA si dhe Aleancën Transatlantike (NATO) !



Shënim: Marrë nga faqja fb:

Ret. Gen * Piro AHMETAJ

Seinor Expert për SK dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,,

Zv/ShShPFA dhe Përfaqësues Kombëtar në SHAPE/NATO

LEXO TE PLOTE

Opinione

Raporti i korrupsionit/ Pse jemi të fundit dhe si mund të dalim të parët?

Publikuar

-

Nga

“Mediat nuk janë të pavarura”/ Dervishi: Gazetarët nuk marrin vendime vetë

Nga Lutfi Dervishi 

Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon dhe në Europë sa i përket indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2021. Në renditjen globale mes 180 vendeve renditemi në vendin 110, gjashtë vende më poshtë krahasuar me vitin e kaluar. Dramë!

Raporti i bërë publik dje nga Transparency International është një këmbanë alarmi jo vetëm për qeverinë dhe agjensitë ligjzbatuese, por edhe për median dhe shoqërinë civile.

Indeksi Perceptimt të Korrupsionit ka patur gjithmonë mohuesit dhe kritikët e tij.

Përfaqësuesit e vendeve që renditen në “zonën e kuqe” e kanë në majë të gjuhës justifikimin: “ky është perceptim dhe jo domosdoshmërisht tregon realitetin”; “ Kush na flet për korrupsion?! “Korrupsion ka kudo ka edhe në Amerikë edhe në vendet skandinave!”

E vërtetë. Asnjë vend nuk e ka shpikur vaksinën antikorrupsion.

Por për mirë apo për keq jetojmë në një kohë që perceptimet kanë rëndësi të madhe, madje kanë rëndësi të tepruar. Raportet e tilla janë materiale të besueshme për politikbërësit, biznesin, median dhe zyrtarët në vendet demokratike. Sa i përket justifikimit se korrupsion ka kudo- kjo është mëse e vërtetë. Nuk ka asnjë vend ku ka shkelur këmba e njeriut që të mos ketë korrupsion. Dallimi qëndron në faktin se si reagon kur një ngjarje korruptive paraqitet para opinionit publik. Si reagon media? Si reagon shoqëria civile? Si reagon ekzekutivi? dhe mbi të gjitha si reagon drejtësia?

Justifikimi dhe marrja e masave për të kaluar ditën derisa të ndodhë një ngjarje tjetër më interesante nuk e përmirësojnë renditjen e vendit në indeksin antikorrupsion.



Recetat antikorrupsion i ngjajnë pak recetave të para anti-covid. Nuk ka një protokoll fiks që të garanton sukses dhe rezultatet pozitive, por në një qasje krahasuese nëse i referohemi 10-15 vendeve që renditen të parat në indeksin e perceptimit të korrupsioni, mund të nxirren disa mësime që kërkojnë kohë, vullnet dhe “stomak të fortë” për t’u përtypur nga vende si Shqipëria.

Në radhë të parë vendet që janë në krye, janë vende demokratike, janë vende të parashikueshme, janë vende me rritje ekonomike, janë vende me gjyqësor të pavarur, janë vende me administratë publike efiçente, janë vende me arsim dhe shëndetësi të konsoliduar, janë vende me media të lirë dhe të pavarur, janë vende me shoqëri civile të gjallë – janë vende ku biznesi vepron në kushtet e konkurrencës dhe rregullave të qarta të lojës, janë vende ku dinjiteti i shtetasve është i garantuar jo vetëm në Kushtetutë, por edhe në praktikë.

LEXO EDHE:  Ndarja e çmimeve Nobel/ Shqipëria bojkoton ceremoninë

LEXO EDHE:  Standard &Poor's konfirmon vlerësimin 'B+' dhe perspektivën e qëndrueshme për ekonominë shqiptare

A do të mundet Shqipëria t’i ngjajë vendeve të para në betejën antikorrupsion si (Danimarka, Hollanda, Gjermania, Novergjia etj). Sa kohë do të duhet të bëhemi si ata?

Emëruesi i përbashkët që mban bashkë vendet anëtare të BE-së, që mban në një tryezë, një suedez dhe një portugez, një italian dhe një danez, një francez dhe një gjerman nuk është gjuha, nuk është feja, nuk është e shkuara, por është shteti ligjor. Rregulla të qarta dhe të zbatueshme për të gjithë.

Drejtësia këtu do të kërkojë kohë të bëhet drejtësi si ajo e danezëve, administrata do të kërkojë kohë që të bëhet si ajo e vendeve më të zhvilluara të BE-së, arsimi dhe shëndetësia janë shumë larg pretendimit për t’iu afruar standarteve të vendeve nordike, biznesit do t’i duhet kohë të presë që të operojë në një ambient të parashikueshëm dhe ku gjykata jep drejtësi. Të gjitha këto kërkojnë kohë, por ne po e shohim që koha ikën njëlloj për të gjithë.

Ne duam t’i bashkohemi familjes së BE-së, prej më shumë 30 vitesh! Duam të bëhemi si ata. Do të kërkojë kohë, por pa vullnet të qartë politik, çdo përpjekje antikorrupsion i ngjan atij që merr shatin dhe prashit në det. Nëse e konsiderojmë pretendim të madh dhe e kemi të vështirë të mësojmë nga vendi i parë që është Danimarika për 2021 le të mësojmë nga Kosova që sot ndodhet në vendin 87 dhe brenda një viti e sheh veten në renditje 17 vende më lart!

Korrupsioni nuk luftohet vetëm me fjalë. Po të ishte për fjalë, korrupsioni do të ishte groposur shtatë pash nën dhe. Nëse fjalët nuk shoqërohen me aksione dhe veprime konkrete dhe nëse këto të fundit nuk sjellin rezultate, i bie që të kemi bërë vetëm propaganda. Por korrupsioni nuk luftohet me propagandë. Propaganda në fakt është ushqimi më i mirë për korrupsionin. është folur shumë dhe është vepruar pak. Rezultatet janë këto që i shohim të gjithë. Për të dalë në krye të tabelës së renditjes kërkohet punë, një qasje gjithpërfshirëse, një “revolucion”. Përndryshe nëse do të mbetemi vetëm te fjalët dhe kryqëzatat dixhitale ndaj korrupsionit, atëherë mirë të kthejmë tabelën e renditjes përmbys dhe atyre që na thonë se jemi në vend të fundit, t’i tregojmë tabelën tonë dhe t’i themi: e keni ju gabim, ne jemi në vend të parë!

 

LEXO TE PLOTE