LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet burgu i Zaharisë/ Nis transferimi i të burgosurve të sëmurë

27 Nëntor 2021, 09:34, Aktualitet CNA
Mbyllet burgu i Zaharisë/ Nis transferimi i të burgosurve të

Sot nis transferimi i të burgosurve të burgut të Zaharisë drejt Shën Kollit, ku janë rikonstruktuar dhe përshtatur dy blloqe për 319 pacientët.

Transferimi do të zgjasë deri më datë 29 nëntor, kur është parashikuar mbyllja e e burgut të Zaharisë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë operacioni drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Sot ministri Drejtësisë, Ulsi Manja ka inspektuar ambientet ku do të qëndrojnë të burgosurit e Zaharisë.

Ministri ka bërë me dije se qëndrimi i këtyre personave në këto ambiente do të jetë një fazë kalimtare, derisa ata të merren përfundimisht nën përkujdesje nga Ministria e Shëndetësisë në një institucion totalisht të përshtatur për problematikat e këtyre personave.

?Premtuam që Zaharia do mbyllej brenda nëntorit dhe e mbajtëm. Është ditë e bukur, pavarësisht shiut. Falënderoj të gjitha stafet e angazhuara, sidomos ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të IEVP Zahari dhe IEVP Shën Koll për angazhimin e tyre fizik e human edhe në ditët e pushimit, në trajtimin dhe sistemimin e këtyre personave në ambientet e rikonstruktuara të Lezhës?, ka thënë Manja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga