LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam marrë mallkime nga të gjitha llojet”/ Balina Bodinaku flet pas incidentit me Fifin: Nuk e kuptova çfarë ndodhi

27 Nëntor 2021, 13:31, Lifestyle CNA
“Kam marrë mallkime nga të gjitha llojet”/ Balina Bodinaku

Opinionistja e Big Brother Vip, Balina Bodinaku, ka rrëfyer përjetimin e incidentit të ndodhur pak ditë më parë gjatë spektaklit të Big Brother, ku këngëtarja Fifi ka humbur ndjenjat.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Bodinaku është shprehur se gjatë gjithë kohës ishte munduar të përzgjidhte fjalët dhe të ishte më e kujdesshme duke ditur dhe situatën dhe ndjeshmërinë e Fifit.

Ajo ka treguar se në fillim nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe I është dashur pak kohë të kuptonte.

?Në mos gaboj kam qenë duke folur. Po mendoja se po flisja shumë qetë dhe nuk po i thoja as çerekun e gjërave që mund ti thoja, duhet ti thoja dhe kisha menduar ti thoja.Asnjeri nuk e priste që të ndodhte por nga ana tjetër situate e fifit njihej dhe ndjeshmëritë e saj njiheshin kështu që unë po mundohesha të isha pak më e kujdesshme duke bërë dhe gjënë për të cilën isha aty. Po mundohesha të gjeja rrugën e mesme.

Fillimisht nuk e kuptova ça po ndodhte, pasi ledi që kam përballë ishte larguar nga pamja e Fifit. Mu deshën pak sekonda për ta kuptuar? ka thënë Balina Bodinaku.

Bodinaku ka folur dhe për komentet që kanë shpërthyer në rrjetet sociale pas incidentit të asaj nate duke thënë se ka marrë mallkime nga të gjitha llojet.

?Mallkime nga të gjitha llojet, se nuk dua të më dëgjoj mami tani. Është një gjë që e kam marrë përsipër që kur pranova të jem në BB VIP. Do përballesh me fansat e personave që janë brenda. Kjo më ka ndodhur edhe më para Fifit. Njëherë jam më e mira e njëherë më e poshtra. Ka shumë tifozllëk dhe është e kotë të mërzitesh?, u shpreh Balina./CNA.al

Lajmet e fundit nga