“Gjendja ime u ngarkua nga energjia negative”/ Fifi tregon çfarë ndikoi në shpërthimet emocionale brenda shtëpisë së Big Brother

27 Nëntor 2021, 08:55, Lifestyle CNA
“Gjendja ime u ngarkua nga energjia negative”/ Fifi tregon

Pas daljes nga Big Brother Vip, Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi, ka treguar se çfarë ka ndikuar në shpërthimet e saj emocionale brenda shtëpisë.

Ajo është shprehur se janë akumuluar shumë gjëra brenda vetes, duke nisur nga mendimet se çfarë po ndodhte jashtë, me familjen e saj, miqtë.

Gjithashtu ka theksuar se në shpërthimet e saj emocionale brenda shtëpisë kanë reaguar shikimet dhe energjia negative që ka patur brenda shtëpisë.

?Jam dhe do të jem konkurrentja më e fortë e Big Brother Vip. Realisht nuk më është krijuar ajo gjendje prej dëshirës sime, sa më është krijuar prej shikimeve dhe energjisë negative aty brenda?, ka thënë ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga