LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Firma të falsifikuara për 11 Dhjetorin?/ Këlliçi iu përgjigjet “flakë për flakë” manipuluesve

27 Nëntor 2021, 11:08, Politikë CNA
Firma të falsifikuara për 11 Dhjetorin?/ Këlliçi iu

Në një interviste për CNA.al, deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka folur edhe për lëvizjen e deputetit Agron Shehaj, në lidhje me verifikimin e firmave të  demokratëve, për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Gjithashtu Këlliçi iu është përgjigjur edhe zërave që pretendojnë se ka falsifikim firmash.

 ?Kam qenë dhe jam në kontakt ditor me delegatët dhe anëtarësinë e zonave të mia zgjedhore si dhe me delegatët e FRPD. Kush ka dëshirë të njohë qëndrimin e bazës mjafton të dalë në bazë e të takohet me demokratët. Nga televizori, nga telefoni, nga zyra apo shtëpia, është e vështirë të kuptosh më shumë?, është shprehur Këlliçi.

Më tej ai ka treguar se shumë prej delegatëve të zonës kanë patur dëshirën të ndanin  informacionin se kishin firmosur thirrjen për Kuvend Kombëtar dhe se nuk kishte asnjë hezitim për të biseduar hapur.

?Të tjerë delegatë nga zona e Kombinatit në Njësinë nr. 6 u shfaqën me krenari në ekrane për të treguar formularin e plotësuar. Demokratët nuk kanë asnjë arsye të turpërohen, as t?i frikësohen fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe, që janë pasaporta jonë, identiteti ynë politik, arsyeja përse PD është themeluar 30 vjet më parë. Nuk do të trokas derë më derë për të vërtetuar a janë demokratë, demokratët apo jo. Shkeljet bëhen në kupolën e partisë, jo në bazë?, është shprehur Këlliçi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga