LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Efekti domino nga komunizmi tek demokracia/ Si ndryshoi Evropa Lindore në vitin 1989

27 Nëntor 2021, 09:03, Blog CNA
Efekti domino nga komunizmi tek demokracia/ Si ndryshoi Evropa Lindore në

1989-a ishte një vit vendimtar për Evropën Lindore. Rënia e Murit të Berlinit, Revolucioni

i Kadifenjtë dhe shembja e Bashkimit Sovjetik, vunë në lëvizje efektin domino që çoi në fundin e regjimeve komuniste në lindje. Nga Çekosllovakia në Poloni, nga Gjermanisë Lindore, tek Rumania, Hungaria dhe deri në republikat baltike:Ja si u rrëzua Perdja e Hekurt, për të mbërritur në atë mozaik që përbën Evropën Lindore që njohim sot.

9 nëntori i vitit 1989, u bë data simbolike e shembjes së Bllokut Lindor. Në mbrëmjen e asaj dite, nisi që të shembej Muri i Berlinit, i cili që nga viti 1961 e ndau më dysh kryeqytetin gjerman Berlinin, dhe ishte për 28 vjet simboli i Luftës së Ftohtë.

Por ajo ngjarje, ishte vetëm hapi i fundit në një revolucion të heshtur që kishte nisur tashmë prej disa muajsh. Ironikisht gjithçka nisi si një keqkuptim. Opozita e brendshme në RDGJ, e cila ishte shtypur për dekada të tëra nga policia sekrete STASI, u shndërrua në një lëvizje të madhe në pranverën e vitit 1989.

Qindra njerëz u mblodhën paqësisht nën dritën e qirinjve në Lajpcing dhe Dresden. Disa muaj para 9 nëntorit, presidenti i Gjermanisë Lindore Erik Honeker, besonte ende se Muri do të qëndronte atje ?edhe për 100 vjet?. Por ai nuk e dinte që Hungaria do të shpallte atë verë hapjen e kufirit të saj me Austrinë.
Dhjetëra mijëra gjermano-lindorë mbërritën në Perëndim nëpërmjet Hungarisë. Për të frenuar arratisjen, presidenti i ri Egon Krenc, vendosi të japë leje të reja për të shkuar

në Gjermaninë Perëndimore. Por vendimi u keq-transmetua në publik nga Ministri i Propagandës, Gynter Shvabovski. Mijëra qytetarë të Berlinit, u turrën drejt murit, rrëzimi i të cilit i hapi rrugën ribashkimin të vendit.

Tatëpjeta nisi në verën e vitit 1991. Në krye të Bashkimit Sovjetik ishte Mikail Gorbaçov, që ishte përpjekur të mbante BRSS të bashkuar nëpërmjet një politikë reformuese (Perestrojka). Më 19 gusht 1991, ndërsa ishte me pushime në Krime, Gorbaçovi u arrestua nga disa komunistë fanatikë, të cilët po tentonin një grusht shteti.

Por ata u kundërshtuan nga presidenti i Rusisë Sovjetike, Boris Jelcin, që u doli përpara tankeve në selinë e parlamentit rus. Ai mbajti një fjalim, që e bëri të famshëm në mbarë vendin dhe në botë. Ushtria kaloi në anën e tij, krerët e grushtit të shtetit u arrestuan, dhe më 24 gusht u shpërbë Partia Komuniste Sovjetike, teksa Rusia shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik. Gorbaçov u detyrua të jepte dorëheqjen, dhe më 26 dhjetor 1991, BRSS pushoi së ekzistuari.

Më 17 nëntor 1989, nisi Revolucioni i Kadifenjtë kundër regjimit komunist, që sundonte që nga viti 1946. Gati 1 milion njerëz mësynë në rrugët e Pragës. Më 5 dhjetor, kufijtë me Austrinë dhe Gjermaninë Perëndimore u hapën, ndërsa 5 ditë më vonë, presidenti komunist Gustav Husak dha dorëheqjen pasi dekretoi një qeveri jo-komuniste.

Udhëheqja e vendit iu besua Aleksandër Dubçek (udhëheqës i Pranverës së Pragës të vitit 1968) dhe dramaturgut Vasllav Havel që në vitin 1977 kishte hartuar manifestin e disidentëve ?Charta 77?. ?Revolucioni i Kadifenjtë? u pasua nga ndarja konsensuale midis dy rajoneve historike të Çekosllovakisë (të bashkuara që nga viti 1918, por të dallueshme etnikisht). Kështu, më 1 janar 1993 lindën Republika Çeke dhe Sllovakia.

Më 23 gusht 1989, rreth 2 milionë qytetarë të 3 vendeve baltike (Estonia, Letonia dhe Lituania) formuan një zinxhir protestash njerëzore, 600 kilometra të gjatë. Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, të tria këto vende ishin republika socialiste sovjetike. Por ata kishin mbajtur gjithnjë gjallë një identitet të fortë kombëtar.

E para që u shkëput ishte Lituania më 11 mars 1990. Moska reagoi me sanksione ekonomike, ndërsa më 10 janar 1991, Gorbaçovi vendosi një ultimatum. Për 3 ditë, popullsia civile

dhe trupat sovjetike u përballën me njëri-tjetrin në kryeqytetin Vilnius. Por presioni ndërkombëtar, çoi në nënshkrimin e një traktati më 31 janar.

Një vit më vonë, një referendum miratoi pavarësinë. Në Estoni, parlamenti votoi një deklaratë të sovranitetit që në vitin 1988, e pasuar vitin e ardhshëm nga një deklaratë e pavarësisë ekonomike. Moska e kundërshtoi kur ishte tepër vonë. Më 20 gusht 1991, Talini shpalli pavarësinë nga BRSS. Parlamenti letonez ndoqi shembullin e saj më 6 shtator.

Revolucioni rumun ishte më pak paqësor. Protestat kundër diktatorit Nikolae Çausheku filluan më 16 dhjetor 1989 në qytetin e Timishoarës. Protagonistë ishin studentët, të cilëve shumë shpejt iu bashkuan edhe punëtorët. Regjimi reagoi duke qëlluar mbi demonstruesit.

Më 21 dhjetor diktatori u përpoq të rimarrë kontrollin e situatës me një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Por brohoritjet e detyrueshme të turmës u zëvendësuan me fishkëllima dhe tallje. Fjalimi u ndërpre, shpërtheu kaosi. Pati të shtëna dhe shumë të vrarë deri më 27 dhjetor, kur Fronti i Shpëtimit Kombëtar mori kontrollin e situatës. Çaushesku dhe gruaja e tij u kapën, dhe pas një gjykimi të shkurtër u ekzekutuan me vdekje më 25 dhjetor 1989.

Demonstrata më e madhe kundër qeverisë komuniste hungareze, ishte pikërisht ajo e vitit 1988 (50 mijë njerëz në sheshin e Budapestit) kundër ndërtimit të një dige të madhe në Danub, e cila ishte kthyer në një simbol të shpërdorimit të pushtetit. Nën presionin e protestave popullore fitoi terren krahu reformist i qeverisë që mori këto masa:një ligj të ri zgjedhor, liri të shtypit, dhe pluralizëm partiak. Më 23 tetor 1989, u miratua kushtetuta e re demokratike.

Në verën e vitit 2008, në Varshavë, ndodhi një proces që kaloi pothuajse pa u vënë re nga ne. Protagonistë ishin 2 armiq historikë të 20 viteve më parë. Njëri ishte ishte gjenerali 85-vjeçar Vojçek Jaruzelski (që vdiq më 25 maj 2014), presidenti i fundit i Polonisë komuniste dhe tjetri 65-vjeçari Leh Va?esa, udhëheqës i sindikatës katolike Solidarnost dhe fitues në vitin 1989 në zgjedhjet e para të lira që nga viti 1952.

Jaruzelski ishte në gjyq për ngjarjet e vitit 1970, kur si Ministër i Brendshëm urdhëroi pushkatimin e 40 punëtorëve grevistë. Por ai proces shënoi fillimin e kthesës demokratike në Poloni:themelimin e Solidarnost në vitin 1980, rolin e papës polak Karol Vojtila në rënien e regjimit, financimin e Vatikanit për sindikatën,  dhe negociatat sekrete midis Jaruzelskit dhe opozitës.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.focus.it/cultura/storia/effetto-domino-europa-est-sovietica

Lajmet e fundit nga