Connect with Us

“SHBA bën pazare në kurriz të demokracisë”/ Basha nuk ndal sulmet

Politikë

“SHBA bën pazare në kurriz të demokracisë”/ Basha nuk ndal sulmet

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme ka bërë një sërë akuzash, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një dalje të tij në median, e ortakëve të pronarëve të inceneratorëve, Lulzim Basha akuzoi SHBA-të se bëjnë pazare në kurriz të demokracisë. 

Për herë të parë kryetari aktual i PD shprehu rezerva për punën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Basha u shpreh se SHBA kishte mbështetur Ramën që të fitonte zgjedhjet, sepse ai nuk ishte distancuar nga Sali Berisha.

“Amerika e toleroi Ramën të vjedhë zgjedhjet se unë nuk isha distancuar nga Berisha”, u shpreh Basha.

LEXO EDHE:  Basha: PD në betejë me mazhorancën fiktive të dalë nga blerja masive e votës

Gjithashtu Basha dhe se SHBA ka bërë pazare në kurriz të demokracisë.

“Marrëveshja e 5 qershorit është një marrëveshje e garantuar nga 3 përfaqësues të lartë të ndërkombëtarëve. U shkel në mënyrë të njëanshme. Arsyet pse u shkel mund ti diskutojmë këtu një nga një. Rruga e djegies së mandateve kishte një qëllim por qëlloi e pasuksesshme. Për shkak se mesa duket PD dhe Basha nuk ishin garanci e mjaftueshme për kontrollin e hipotekave të të kaluarës. Për këtë shkak, u lejua Edi Rama të shkelte marrëveshjet e 5 qershorit. Kush e lejoi, kush tjetër. Çdo aktor duhet të marrë përgjegjësinë e vetë”, tha Basha duke atakuar SHBA-të.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

GJKKO shtyn sërish seancën ndaj Saimir Tahirit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shtyrja e seances është bërë, pasi dy prokurorë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.



Vetë ish-ministri Tahiri ka qenë i pranishëm në GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, por kjo e fundit është shtyrë për në datën 31 janar, në orën 11:00.

LEXO EDHE:  Kokë më kokë me ministrin gjerman/Basha jep vendimin e marrë pas takimit

LEXO EDHE:  Kokë më kokë me ministrin gjerman/Basha jep vendimin e marrë pas takimit

Kujtojme ketu se SPAK e akuzoi për trafik droge, por gjykata ish-ministrin e Brendshëm e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë, dosja u rikthye edhe njëherë në Apel./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mbahet partia me çadra dhe policë”/ Basha nuk del dot në bazë pa Ramën

Publikuar

-

Nga

“Demokratët janë të vendosur të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë, të çliruar përfundimisht nga e kaluara, dhuna dhe gjuha e urrejtjes”.

Kështu ka shkruar Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm në rrjete sociale, duke iu referuar të ashtuquajturit takim dje në Fier.

Lulzim Basha, ka vendosur të bëjë xhiro turistike nëpër qytete, me pretekstin se po takohet me demokratët, me bazën.  Kur në fakt ishin demokratët, baza ato që e shkarkuan me referendumin e 18 dhjetorit.

E vetmja gjë që i ka ngelur Bashës, pas 18 Dhjetorit, është posti i deputetit, pa harruar këtu se tashmë ka nën pronësi edhe bravat, blindat dhe vulën që nuk i hyn në punë, më për asgjë.

Basha del dhe thotë se dje në Fier bëri namin, ndërkohë demokratët e Fierit dhe jo vetëm e demaskojnë në rrjetin e tij social.
Lulzim Basha e ka treguar tashmë hapur se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama dhe po mundohet ta imitojë.



Por, në një gjë ende nuk ka arritur dot të bëhet kopje e tij. Që t’u kthejë përgjigje komentuesve-demokratëve, në rrjetin e tij social, kur ata japin mendimin e tyre apo edhe kërkojnë largimin e tij.

LEXO EDHE:  You will not lie anyone with a 1 percent threshold

LEXO EDHE:  Lulzim Basha nuk zhgënjen kurrë

Demokratët vijojnë ti, thonë se nuk e besojnë më, se është një ordiner, mashtruese. Mesazhet e demokratëve janë të qarta, kur  e këshillojnë se nuk mbahet partia me çadra dhe policë.

“Nuk të beson njeri ty o mashtrues, o ordiner.. Nuk mbahet partia me polici e me çadra….
Prit, prit se përfundon me humbje, mirë e kishte Rama, fli që të rritesh.. Dështak..po ia kalon Enverit për propagandë..Zagar mashtrues, sa policë të shoqëruan në Fier, dje? …Turp për ata që e ndjekin ende këtë mashtrues…nuk mbahet partia me një grusht njerëzish, ti në bëzë nuk del dot pa ndihmën e Edi Ramës… Demokratët e çojnë vendin përpara, veçse pa ty”.

Janë këto disa nga komentet dhe reagimet e demokratëve, përballë deklaratës së Lulzim Bashës, që flet për të ardhme.

Basha nuk ka guximin ti takojë jo e jo, por as që t’u kthejë përgjigje, dhe të përballet dhe ballafaqohet me ta./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Erdogan mbërrin në Rinas/ Pritet nga kryeministri Rama

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë këtu se Erdogan do të qëndrojë për më shumë se 13 orë në vendin tonë.

Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij nesër do të bëhet nga Garda e Republikës dhe RENEA.

LEXO EDHE:  You will not lie anyone with a 1 percent threshold

LEXO EDHE:  Dallimi/ Ja si e falenderon Meta Ramën dhe Bashën



Ndërkohë që nga Ankaraja kanë mbërritur dje efektivë të Gardës turke e gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend.

LEXO TE PLOTE