LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasjet PD-LSI/ Nishani “zbërthen” konfliktin: Ja si Basha ka kërkuar bashkëpunim me partinë e Kryemadhit

26 Nëntor 2021, 15:14, Politikë CNA
Përplasjet PD-LSI/ Nishani “zbërthen” konfliktin: Ja si

PD dhe LSI janë dy parti të ndryshme?. Kështu është shprehur ish presidenti Bujar Nishani, duke komentuar përplasjet e fundit mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Në një intervistë për CNA.al, Nishani deklaroi se PD dhe LSI po lufton secila për interesat e veta, ndërsa shtoi se Basha sot është në qëndrimin më amoral politik.

Sipas tij, PD sot është jo vetëm në krizë, por edhe në kaos politik.

?Partia Demokratike (qëndrimi zyrtar i saj) është jo vetëm në një krizë të thellë por dhe kaos politik.

Pa dyshim që PDSH dhe LSI, janë dy parti të ndryshme. Seicila me interesat dhe synimet e veta politike.

Janë dy parti që kanë qeverisur bashkë në të shkuarën por kanë edhe dallime mes njëra tjetrës.

Por sot PD nuk e ka luksin të sulmojë e hap luftë politike ndaj asnjë aktori apo faktori tjetër opozitar ndaj rregjimit. Energjitë politike të PD sot duhet të jenë të adresuara dhe fokusuara tek rregjimi i Edi Ramës, por duket se Lulzim Basha e ka pak ?xhan? Edin e nuk mund t?i bëjë opozitarizëm total?, tha Nishani.

Nga ana tjetër, ish presidenti për CNA.al renditi edhe vitet, kur vetë Basha ka kërkuar bashkëpunim me LSI për të ardhur në pushtet.

?Nga ana tjetër qëndrimi i Lulzim Bashës sot është qëndrimi më amoral politik.

Pse e them këtë ? 

Sepse Lulzim Basha është njeriu që e ka kërkuar më fortë se kushdo tjetër dhe ka përfituar politikish më shumë se kushdo tjetër nga bashkëpunimi me LSI.

Në 2011, Lulzim Basha në garën për Bashkinë e Tiranës kërkonte me çdo kusht që Sali Berisha të garantonte mbështetjen e LSI për Bashën në këtë garë. Vetë rezultati që e bëri L. Bashën kryetar të Bashkisë Tiranë kishte edhe votën e elektoratit të LSI.

Në 2019, Lulzim Basha thirri LSI dhe partitë e tjera opozitare duke kërkuar nënshkrimin e marrveshjeve me PD për të mos hyrë në zgjedhjet lokale, të gjitha këto parti ju përgjigjen kërkesës së Lulzim Bashës.

Në 2021, para zgjedhjeve parlamentare, përsëri Lulzim Basha kërkoi dhe nënshkroi marrveshje bashkëqeverisje me LSI dhe partitë e tjera opozitare.

Pra amoraliteti politik i Lulzim Bashës jo vetëm është evident por është bërë legjendë në këtë vend?, tha Nishani./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga