Connect with Us

Pas shqyrtimit të propozimit të Niko Peleshit/ Presidenti Meta gradon 5 gjeneralë

Aktualitet

Pas shqyrtimit të propozimit të Niko Peleshit/ Presidenti Meta gradon 5 gjeneralë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas shqyrtimit të propozimeve të Ministrit të Mbrojtjes, ditën e sotme, ka dekretuar dhënien e Gradave Madhore, për disa drejtues të lartë të Forcave të Armatosura, si vijon:

-Kolonel Petrit Pal Çuni, me detyrë “Përfaqësues Ushtarak Kombëtar”, në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

-Kolonel Ferdinant Vasil Dimo, me detyrë “Komandant”, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (Qendra e Stërvitjes Bazë), në Akademinë e Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

-Kapiten i Rangut të Parë Adnand Dëfrim Agastra, me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”, në Forcën Detare, i jepet grada madhore “Kundëradmiral”.

-Kolonel Editson Jani Zarka, me detyrë “Drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm”, në Ministrinë e Mbrojtjes, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

LEXO EDHE:  Veprimi i fundit i Metës tregon krizën në koalicion/ Çfarë bëri sot në Kuvend

-Kolonel Ilir Koço Pujo, aktualisht me detyrë “Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” (AISM), i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

-Kolonel Ylli Nikol Pulaj, aktualisht me detyrë Zëvendëskomandant i Forcave Ajrore, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Sh.T.Z Ilir Meta, në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vlerësoi propozimet dhe masat e marra në kohë për plotësimin e strukturave me personel me Grada Madhore të Forcave të Armatosura, masa këto të cilat do t’i shërbejnë motivimit të mëtejshëm të ushtarakëve profesionistë në përmbushjen e misionit të tyre, dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta dhe Ligji./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka rregullore që na përjashton”/ Noka: Balla u shndërrua në zëdhënës të Bashës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për media, Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në Parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.



Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja me thikë në Durrës/ Zbardhen detajet e para, si nisi sherri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen në Durrës, ku u plagos një person me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një  konflikti  për motive të dobta.

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me thikë 50 vjecarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.



Më  datë 18.01.2022, rreth  orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një  konflikti  për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën  kujdesin e mjekeve.

LEXO EDHE:  Meta kercënon Ramën/ “Po dhunove zgjedhjet nuk do kesh vend ku të futesh

LEXO EDHE:  Ndeshja me ekipin serb/ Artan Hoxha ironizon Metën: Foli mor foli, se na kishte bërë merak...

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE