LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas daljes së Fifit nga Big Brother/ Fation Kuqari e përkrah publikisht

26 Nëntor 2021, 08:04, Lifestyle CNA
Pas daljes së Fifit nga Big Brother/ Fation Kuqari e përkrah

Këngëtarja Filloreta Raçi, një ditë më parë ka lënë përfundimisht garën e Big Brother, duke u tërhequr pothuajse në mesin e lojës.

Pas daljes së saj nga programi ka patur shumë reagime në rrjetet sociale, ku shumë prej miqve të saj dhe personave me të cilët ka bashkëpunuar e kanë mbështetur.

Njëri prej tyre është edhe ish konkurrenti i Përputhen Fation Kuqari, i cili ka qenë pjesë e klipit të këngës Maniak, e cila ka me miliona shikime në Youtube.

Përmes një psotimi Fationi shkruan:

?Ti je ajo artistja që këngët e tua do të dëgjohen edhe pas 100 vjetësh?, duke e shoqëruar postimin me një zemër të bardhë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga