Connect with Us

Partizani-Teuta, formacionet zyrtare/ Ja si zbresin në fushë ekipet

Sport

Partizani-Teuta, formacionet zyrtare/ Ja si zbresin në fushë ekipet

Publikuar

-

/

Duke filluar nga ora 16:45, Partizani dhe Teuta do të përballen me njëra-tjerën për javën e 10-të të “Kategorise Superiore” Është një sfidë mjaft e komplikuar për të dyja ekipet pasi luhet vetëm për fitore, duke marrë parasysh dhe formën jo të mirë që janë përballur javët e fundit. Një sfidë ku nuk ka të avantazhuar, pasi çdo rezultat përveç fitores do të prishte shumë punë.

Sa i përket formacioneve, Ilir Daja do të zbresë në fushë me një formacion 4-3-3 duke hedhur nga minuta e parë më të mirët që ka në dispozicion. Ndërsa Martini, i është përgjigjur me të njëjtën monedhë, ky sytë do të jenë nga njeriu i momentit Lorenco Vila që ndëshkoi Skënderbeun me dopietë javën e kaluar.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Teqja, A.Marku, Belica, Sembene, Musta, H.Marku, Rrapaj, Kaçe, Mala, Cara, Stenio Zhunior, Trajner: I.Daja

TEUTA: Qirko, Xhekson, Ivanoviç, Selmani, Idrizaj, Aleksi, Kallaku, Akuah, E.Vila, Gjorgiev, L.Vila, Trajner: E.Martini  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Me kapuç dhe i maskuar, momenti kur i riu vendos tritolin në banesën e Armand Dukës

Publikuar

-

Janë publikuar pamjet e shpërthimit me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka mbrëmjen e 24 janarit në qytetin e Durrësit. Siç duket edhe nga pamjet, ka qene ora 22:03 kur një djali i ri me kapuç në kokë ndez lëndën plasëse dhe e vendos pranë derës së shtëpisë së Dukës.

Më pas i riu është larguar me vrap, ndërsa pas disa sekondash lënda ka shpërthyer. Pas disa sekondash pranë vendit të ngjarjes janë parë edhe dy efektive policie.  Po ashtu nga videoja duket se para se të vendoste lëndën plasëse personi i dyshuar ka studiuar zonën. Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha.



Vetë Duka, pak minuta pas ngjarjes deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi. Kreu i FSHF Armand Duka publikoi edhe një mesazh, ku pretendon se një person me emrin Sabian Rrapushi i ka dërguar një mesazh kërcënues.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

I frymëzuar nga Ronaldo “Fenomeni”, BBC-ja i dedikon një shkrim Armando Brojës

Publikuar

-

Armando Broja po shkëlqen këtë sezon në Premier Ligë. Sulmuesi 20 vjeçar tashmë është një titullar i rregullt tek Sauthempton dhe paraqitjet e tij sa vijnë e rriten. Kjo nuk ka lënë pa u kaluar nga mediat vendase. Prestigjozja “BBC” i ka dedikuar një artikull shqiptarit ku tregon se nga cili futbollist u inspirua Broja por dhe për gjëra të tjera.

Çelsi bleu Lukakun për r97.5 milionë paund, i cili pritej të ishte blerja e goditur. Belgu është ende golashënuesi i ekipit ,por në tjetër sulmues ka shënuar po aq sa ai. Në produkt i akademisë së bluve, Armando Broja po shijon huazimin e tij tek Suthempton. 20 vjeçari ka shënuar 5 gola në 18 ndeshje, lojtari më i ri që ka shënuar kaq shumë në këtë sezon. Qëkur ishte fëmijë ai shihte videot e legjendës braziliane Ronaldo. Broja po jeton ëndrrën e tij në arenën e madhësi një nga talentet më premtues të sezonit.

Lindur në qytetin e Slough në Angli nga prindër shqiptarë, futbolli ka qenë pjesë e jetës së tij për aq kohë sa ai e kujton. Ai luante rregullisht me kushërinjtë e tij, mamanë dhe dajën në park. Kur ishte pjesë e të rinjve, babai i tij pas punës i bënte stërvitje ekstra. Broja ishte shumë i motivuar qëkur ishte fëmijë dhe në moshën 6 vjeçare kishte ambicien për të luajtur me më të mirët.

“Bëra një provë tek Riding, shkoi mirë por unë doja një ekipi më të madh” thoshte Broja në një intervistë ën 2019. Një ndalesë e shkurtër tek akademia e Fulhalmit, para se të vinte një moment kyç për të. një zbulues i Totenhemit e pikasi  kur ai po luante në turne me Burnhem Zhuniors. “Zbuluesi erdhi të shihte një lojtar tjetër në ekipin tim, por unë u shpalla lojtari i turneut. Kështu që ai më mori mua dhe shkova tek Totenhemi dhe firmosa për ta.” Thoshte Broja. Por edhe tek Totenhemi dëshira ishte më e madhe. Si një fans i Çelsit ai do të bënte çdo gjë që tu binte në sy. “Ne luajtëm kundër Çelsit shumë herë dhe ata më pëlqyen si lojtar, ky ishte momenti kur iu bashkova akademisë.”

Inspirimi

Si çdo lojtar edhe Broja kishte idhuj në futboll. Në fillim ai ndiqte Drogbanë duke shënuar, ndërkohë që babai i tij i tregonte video të Ronaldo Fenomenit duke shënuar. “Ai ishte një lojtar i pabesueshëm. Kam parë shumë video të tij. Ai ishte i shpejtë, luante me të dyja këmbët, kishte gjithçka. Prej tij u inspirova.”, thoshte Broja për Ronaldon. Broja iu bashkua Çelsit në vitin 2009 dhe i kaloi 11 vitet e ardhshme nëpër ekipet zinxhirë. Pasi shënoi 18 gola në 30 ndeshjes në sezonin 2019-20, ai nënshkroi kontratën si profesionist në shkurt të viti 2020. Kjo pasoi me debutimin e tij më 8 mars, kundër Evertonit ën fitoren 4-0. Ronaldo Fenomeni (inspirimi) Andrea Fito(ish sulmues i Çelsit dhe mentori i tij)



Viteshe

Broja më pas u dërgua nëpër ekipe të tjera për  të pasur më shumë eksperiencë dhe u huazua tek Viteshe. Ish sulmuesi i Çelsit, Tore Andrea Firo ishte mentori i tij gjatë kësaj kohe. Të dy konsultoheshin shpesh. Kjo lëvizje rezultoi e suksesshme me Brojën që shënoi 11 gola ën 34 ndeshej, duk e u bërë një ndër golashënuesit e ri më të mirë në Europë.

Zgjedhja mes Shqipërisë dhe Anglisë

Broja kaloi gjithë jetën e tij në Angli, por me dy prindërit shqiptarë ai zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë kur i erdhi mundësia. Kjo zgjedhje e tij mund të jetë influencuar sepse ai nuk mori një ofertë nga Anglia. Në maj të 2019 ai u thërrit me Kmbëtaren U-19. Broja shënoi në debutim, në fitoren 3-1 ndaj Kosovës. Rreth një muaj më vonë ai kaloi tek U-21 ku shënoi dy herë në debutim përsëri në fitoren kundër Uellsit 2-1. Broja ka luajtur 10 ndeshej me Kombëtaren e parë duke shënuar 3 gola ën Kualifikueset e Botërorit.

Huazimi tek Suathempton

Broja u huazua deri në fund të sezonit tek Sauthempton për të fituar më shumë eksperiencë. Trajenri Hasenhut i dha shans lojtarit, duke besuar tek të rinjtë. 10 gola në 25 ndeshje për Brojën në të gjithë kompeticionet, për klubin deh Kombëtaren.  Ai impresionoi me paraqitjen ndaj Mançester Sitit duke treguar një nivel të lartë. Sauthemptoni kërkon të nënshkruajë me lojtarin./Panorama Sport

LEXO TE PLOTE

Sport

Kupa e Afrikës, të paktën 8 vdekur nga turma në Kamerun

Publikuar

-

paktën tetë persona raportohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një përplasje jashtë një ndeshjeje të Kupës së Kombeve të Afrikës në Kamerun.

Pamjet treguan tifozët e futbollit duke luftuar për të hyrë në stadiumin Paul Biya në një lagje të kryeqytetit Yaounde.

Një fëmijë është në mesin e të vdekurve, sipas një raporti të ministrisë së shëndetësisë të marrë nga agjencia e lajmeve AFP. Një raport tjetër tha se një numër fëmijësh kishin humbur vetëdijen.

Stadiumi ka një kapacitet prej 60,000, por për shkak të kufizimeve të Covid nuk ishte menduar të ishte më shumë se 80% i mbushur.



Zyrtarët e ndeshjes cituan të kenë thënë se rreth 50,000 njerëz po përpiqeshin të merrnin pjesë.

Naseri Paul Biya, guvernatori i rajonit qendror të Kamerunit, tha se mund të ketë më shumë viktima. “Nuk jemi në gjendje t’ju japim numrin total të viktimave”, tha ai.

Shtypja ndodhi ndërsa turmat përpiqeshin të hynin në stadiumin Olembe në kryeqytetin Yaounde për të parë ekipin e vendit organizator duke luajtur me ekipin Comoros në një ndeshje eliminatore në Kupën e Afrikës.

Incidenti i së hënës ishte goditja e dytë serioze për vendin brenda një dite, pasi të paktën 17 persona vdiqën në një zjarr të shkaktuar nga një seri shpërthimesh në një klub nate në Yaounde të dielën.

LEXO TE PLOTE