Connect with Us

Nis mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri/ Marrëveshjet që pritet të miratohen

Politikë

Nis mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri/ Marrëveshjet që pritet të miratohen

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ka nisur në Elbasan mbledhja e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo është mbledhja e 7-të e përbashkët e dy qeverive, ndërsa mbledhja e parë u zhvillua më 11 janar të vitit 2014.

Mësohet se në mbledhjen e sotme pritet të firmosen 15 marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Marrëveshjet e përbashkëta që priten të nënshkruhen:

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit

Marrëveshja ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise se Republikës së Kosovës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet civile dhe tregtare”

Për miratim, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikes se Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurimet shoqërore

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave

LEXO EDHE:  Protestat në Rumani, qeveria shfuqizon dekretin

Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022

Marrëveshje Bashkëpunimi: në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK.

Protokoll Bashkëpunimi Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës s Shqipërise dhe Qeverise së republikës se Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

MoU për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare.

Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave)

Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.

Manuali Për procedurat standarde te operimit ne piken e përbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice

Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e parakohshme/ Kume: Meta të shpallë dekretin për tre bashki

Publikuar

-

Nga

“Dështimi” me votën e emigrantëve/ Kume: Nuk ishte në interes të partive politike, e sabotuan

Presidenti Ilir Meta është i detyruar nga ligji që brenda afatit 48 orësh të shpallë zgjedhjet për 3 bashkitë, të Vorës, Shkodrës dhe Dibrës, për të cilat ka marr shkresën e vakancave një ditë më parë nga Kryemomisioneri Ilirjan Celibashi. Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume sqaroi për ABC News se ky është i vetmi hap që ai mund të ndërmarrë sipas Kodit Zgjedhor.

Me marrjen e njoftimit për vakancën në bashkinë përkatëse Presidenti i Republikës, brenda një afati 48 orësh duhet që të dekretojë datën e zgjedhjeve në këtë njësi vendore, duhet të jetë jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Që do të thotë se presidenti ndodhet përpara këtij detyrimi ligjor”, thotë Kume.

Në rast se Këshilli i Ministrave nuk e njofton Presidentin për mungesën e kryebashkiakëve në 3 bashkitë e tjera, Durrësit, Lushnjës dhe Rrogozhinës, brenda afatit 48 orësh, sipas sqarimit të Kumes, do duhet një dekret të dytë nga Meta për këto 3 bashki.

LEXO EDHE:  Tragjedia e Selenicës/ Deputeti i LSI akuzon Qeverinë për neglizhencë

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Qeveria që s’vjedh dhe qeveria tjetër



Nuk është kusht që në të 6 bashkitë që do të bëjnë zgjedhjet të zhvillohen brenda të njëjtës datë”, thotë ai për ABC News.

Zgjedhjet në 6 bashkitë, thekson Kume, duhet të ishin zhvilluar që në momentin e parë që ato ngelën pa kryetar.

Bashkia e Shkodrës dhe e Vorës mbetën ka kryetar për shkak të dekriminalzimit. Bashkia Lushnjë për shkak të arrestimit të  Fatos Tushes, Durrësi pas dorëheqje së Valbona Sakos dhe ndërkohë që kryebashkiaku i Rrogozhinës, Haxhi Memolla ka ndërruar jetë.

LEXO TE PLOTE