LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja e rëndë në Vlorë/ Leskaj: Një vdekje e paralajmëruar, qeveria e projekteve 3D është modeli i surrogatove televizive

26 Nëntor 2021, 21:55, Politikë CNA
Ngjarja e rëndë në Vlorë/ Leskaj: Një vdekje e

Deputeti i PD Buajr Leskaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Vlorë, ku një nën e re i dha fund jetës së bashku me foshnjën e saj.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Leskaj shkruan se kjo ishte një vdekje e paralajmëruar, teksa ngriti alarmin e mungesës së institucioneve që duhet tu vijnë në ndihmë njerëzve.

Një vdekje e paralajmëruar!

Në një shoqëri që ?çmendet? për formate të tipit ?Përputhen?, “Big Brother”, “Love Story” e dhjetëra programeve televizive vanitoze e pa vlera, nuk ka njeri nge, kohë e dëshirë të ngrejë institucione që t?u vijnë në ndihmë njerëzve. Viktima e radhës, një nënë e re nga qyteti ynë, e cila ende shumë e re, e mposhtur nga hallet, mori në qafë edhe krijesën e vet engjëllore e të pafajshme.

Dhe të gjithë, ndoshta e dinin hallin e saj, por askush nuk i shkoi në ndihmë, pavarësisht se mjetet e mënyrat ekzistojnë.

Por qeveria e projekteve 3D, modelin e surrogatove televizive pëlqen, sepse kështu i do Shqipërinë e shqiptarët, me halle, probleme, pa shtyllë kurrizore e të nënshtruar që t’i sundojë.

Ndiej keqardhje e trishtim të thellë, por edhe një ndjenjë të fortë faji e përgjegjësie për këtë rast tragjik.

Që bëhet edhe më tragjik për faktin se ndodhi në Vlorë, por edhe se ndodhi pikërisht në Ditët e Ndërgjegjësimit për Luftën kundër Dhunës ndaj Grave“, shkruan Leskaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga