Connect with Us

Nga shokë klase në rivalë politik/ Luan Rama dhe Bujar Nishani bëhen bashkë pas 40 viteve

Politikë

Nga shokë klase në rivalë politik/ Luan Rama dhe Bujar Nishani bëhen bashkë pas 40 viteve

Publikuar

-

/

Luan Rama dhe Bujar Nishani, të dy figura të njohura politike janë bërë bashkë pas 40 viteve.

Ka qenë vetë Luan Rama, ai i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon historinë e njohjes së tyre, por edhe periudhën që iu desh të shkëputeshin për të marrë drejtime të ndryshme në jetë.

Rama thekson se me Nishanin ata janë bërë bashkë në emisionin e tij “Drejt”, ku rolet janë të përcaktuara, ish presidenti si i ftuar, ndërsa Luan Rama si moderator.

ME BUJAR NISHANIN,

NË HAPËSIRËN E 40 VITEVE…

Me Bujar Nishanin njihem që prej shtatorit të vitit 1981.

Kemi qenë shokë të një brezi në klasa paralele, në ish shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Më pas rrjedha e jetës na ndau;

ai pasi kreu studimet e larta në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve,

u emërua po aty pedagog,

ndërsa unë, pasi kreva studimet e larta në fakultetin e filologjisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, u emërova gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”.

Pas ndryshimit të sistemeve, ecëm në kahje të ndryshme, unë në të majtë, e Bujari në të djathtë.

Unë, i pari skënderbegas që pasi kisha qenë më parë ministër i kulturës u bëra edhe ministër i mbrojtjes e më pas edhe ministër i rendit publik, ndërsa Bujari që ka qenë edhe ministër i brendshëm, edhe ministër i drejtësisë, u zgjodh edhe President i Republikës.

40 vjet pas takimit tonë të parë në sheshin e rreshtimit në ish shkollën “Skënderbej”, u bëmë sërish bashkë edhe në studion e emisionit “DREJT” në RTV Ora, unë gazetar dhe Bujari i ftuar në emisionin tim.

I matur e logjik, racional dhe etik, por edhe dinjitoz në gjithçka thotë me shumë modesti, Bujar Nishani është gjithmonë një bashkëbisedues i këndshëm që të imponon respekt.

I tillë ka qenë që kur e kam njohur unë, dhe i tillë ka mbetur.

Nuk është e lehtë, por Bujari ia ka dalë…”, shkruan Luan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Myslim Murrizi: Për ata që zgjodhën Celibashin duke skualifikuar Rusmalin

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj demokratëve, të  cilët sot kanë dalë kundër kreut të KQZ Ilirjan Celibashi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Murrizi teksa kujton “Dushkun, ku u vodhën me dhunë mandatet e disa deputetëve, shprehet se Celibashi ka qenë ministër i Brendshëm dhe zbatonte urdhrat e PS.

Por ai shton se ndërsa sot anëtarë të komisionit të rithemelimit të PD dalin kundër kryetarit të KQZ, disa vite më parë e kanë votuar emrin e Celibashit përball Rusmajlit, në emër të marrëveshjes së reformës zgjedhore të 5 qershorit.

Postimi i plotë i Murrizit:

Për ata që zgjodhën Celibashin duke skualifikuar Rusmalin

Çfarëdo që të bësh në këtë jetë, e bën për veten pavarësisht se mund të kesh patur qëllim tua fusësh të tjerëve

Sot pashë që ankohet komisioni i rithemelimit të PD për kryetarin e KQZ Çelibashin dhe mu kujtua një thënie e lashtë e Burrave të mençur

ANKOHEJ PYLLI SE PO E PRISTE SËPATA, DHE PERGJIGJEN E MER NGA OSHËTIMA E MALEVE

“BISHTIN VETË JA KE VËNË”

Se sëpata bisht nga druri i pyllit kishte që priste pyllin, se pa patur bisht, sëpata të rruan opingat

Unë isha në komisionin parlamentare ku seleksionoheshin kanidatët për kryetar dhe anëtarë të KQZ



Deputeti i sotëm dhe përfaqesuesi i PD atëherë, sot në komisionin e rithemelimit Z Bylykbashi në zbatim të marrëveshjes së dhjerë të 5 qershorit mes Tij, Garz Bardhit, Tit Vasilit dhe Damian Gjiknur-Tërmetit zgjodhën mes Z Ilir Rusmaili dhe Çelibashit të Dushkut 2001, këtë të fundit

Kur mendon që për inatë sime vjerre, shkoj e fle me mullixhinë, atëherë do ngelesh me barrë dhe mullixhinj do “ pjellësh”

Z Ilir Rusmaili ishte ish ministër drejtësie dhe ish zv KM i qevërisë se PD dhe ndoshta i vetmi politikan me integritet që dha dorëheqien për një lajm shterpë të sajuar nga lufta e bërrylave brenda pushtetit të PD

Celibashi ishte ish zv ministër i Brendshëm i qeverisë socialiste në vitet e revolucionit të bandave 1997-2001, pastaj kryetar i KQZ së bandave të pushtetit në zgjedhjet e vitit 2001 që realizoi Dushkun me 10 deputët, që vodhi me dhunë mandatin e Halit Shamatës në Peqin, të Ful Kalidhopullit në Gjirokastër, të Ridvan Bodes në Devoll, të Llesh Kolës në Lezhë e sa mundi sipas porosisë së Partisë Socialiste

Dhe mender PD e Lul-Bardhit të sotëm por e Lul-Bardh-Bylykbash-Palokë-Spaho-Noka-Vokshi-Berishë  etj në atë kohë, besuan më shumë Celibashin se sa  Z Ilir Rusmaili

Ehhhhh sa mirë ndjehem që kam votuar për Ilir Rusmailin

Në politikë dhe në jetë, koha është gjykatës më i mirë, bile i shkëlqyer, për qëndrimet, vendimet, veprimet, sjelljen dhe gjithçka që karakterizon jetën e shoqërisë njerëzore

Tani lëreni klithmat për atë që keni gatuar vetë të gjithë së bashku por kandidoni njerëz jo hajdut administrate, jo spiun sigurimi, jo mender demokrat pushteti e spurdhjak që lëpihen sa andej këtej, por DEMOKRAT DINJITOZ që të korigjoni sado pak të gjithë llumin që keni gatuar së bashku nga 19 shkurti 2019

Kërkoni me çdo formë të zbatohet të paktën ajo pjesë e marrëveshjes paçavure e 5 qershorit që e trumbetonit sikur të ishte BIBËL apo KURAN, që komisionerët të jenë jashtë duarve të pista të një grushti fundërrinash militantë që prej 31 vitesh kanë tjetërsuar votën e QYTETARËVE

Më datë 6 mars do ta ndjeni dhe do ta provoni e vuani në kurriz, atë që unë dhe shumë kolegë të mi ndjemë në 25 prill 2021 ku na vodhët dhe masakruat vota falë pazarit të ndyrë që kishit ju Lul-Bardhësat me Ram-Damjansat

ZOTI  TA KTHEN KUSURIN SHPEJT PER ÇDO GJE TE PADREJTE QE KE GATUAR./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Baçi: Rama po ndihmon Bashën, primaret vendosin kandidatin

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD Luan Baçi, teksa foli për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, u shpreh se kryeministri Edi Rama po ndihmon Lulzim Bashën.

Në një intervistë për media, Baçi deklaroi se primaret vendosin kandidatin që do kenë demokratët në bashkitë ku do mbahen zgjedhjet lokale.



PD do të bëjë primare dhe ai kandidat që do jetë më i votuari, do të jetë edhe ai që do të kandidojë zyrtarisht. PD nuk është në dy kampe. Këtu ka konflikt mes anëtarësisë së PD dhe deputetit Basha, që nuk pranon vullnetin e anëtarësisë. Rama po ndihmon Bashën, primaret të vendosin për kandidatin e demokratëve.

Basha vazhdon me lojën e fjalëve, duke qenë kontradiktor në ato që thotë. Basha është një autoritar, i vogël në mendimin e tij, e shikon Partinë Demokratike si pronë, edhe pse vendi që ka është i falur e nuk e ka fituar me punë e djersë. Veprimet e Bashës janë të habitshme dhe nuk mund t’i bëjë dot një njeri që është në atë pozitë. Basha ka zhgënjyer ata demokratë që janë mbytur me gaz lotsjellës, për ata demokratë që janë burgosur për PD-në”, deklaroi Baçi./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme/ Korreshi tregon mënyrën, si mund të dalë PD fituese

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars.

Ai deklaroi se e vetmja mundësi për ti fituar ato është që PD të bashkohet me një kandidat të vetëm.

“Ne duhet ti fitojmë këto zgjedhje dhe këto fitohen nëse ato janë të bashkuar, do kishim shanse reale për ti fituar këto zgjedhje. Lushnja i fiton zgjedhjet si bashki nga PD. Këtu nënkuptoj të gjithë demokratët të cilët duhet të marrin fatet e tyre në dorë dhe duhet të kandidojmë me një sigël ne jemi partia demokratike dhe jemi demokratë nuk mund të kandidojmë brenda vetvetes sonë me dy kandidatë të ndryshëm, do vinim në siklet shumë shok e miq që i kemi pasur përkrah.

Duhet ti japim mesazhin e parë qeverisë se ne i fitojmë zgjedhjet dhe kjo vetëm duke qenë të bashkuar.



LEXO EDHE:  Ish-presidenti përgatit rikthimin në politikë, takim në selinë blu

LEXO EDHE:  Ca të nënës e ca të njerkës/ Dyfytyrësia e Bashës për anulimin e PPP-ve

Kjo qeveri përdor të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundshme për të fituar zgjedhjet, në këtë raste do gabonim nëse nuk garojmë të bashkuar. Nëse ne nuk bindim njeri-tjetrin, nëse jemi të përçarë poshtë është e kotë të bëjmë një kërkesë për më lart. Nëse vendosim me njeri tjetrin për një kandidat të përbashkët i fitojmë zgjedhjet.

Kjo nuk është një test, ne duhet ti tregojmë Ramës që fitojmë dhe se ka ardhur koha që ai të largohet. Nuk jam për teste brenda partisë sepse ky do të ishte turpi i demokratëve të mos gjejmë dakordësi sepse s’mund të flasin 30 veta për 17 mijë demokratë.

Nuk jemi për teste por për të fituar bashkinë e Lushnjës dhe jo se kush i ka votat Basha apo Berisha.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE