LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahen vazot, Portugalia rrezikon përballjen me Italinë në "Play-Off"-in e Botërorit

26 Nëntor 2021, 10:37, Sport CNA
Ndahen vazot, Portugalia rrezikon përballjen me Italinë në

Sot do të hidhet shorti për fazën e ?Play Off-it? të Kupës së Botës. Duke nga ora 17:00 në Zyrih të Zvicrës do të hidhet shorti për Kombëtaret e Evropës që do marrin pjese ne Katar 2022.

10 kombëtaret që përfunduan kualifikimet në vendet e dyta, si dhe dy nga Liga e Kombeve do të marrin pjesë në short. Gjashtë skuadrat me rekordin më të mirë të kualifikimit (pikët dhe diferencën e golave) vendosen në vazon 1 dhe gjashtë të tjerat do të futen në vazon 2.

Interesant është fakti se Porgugalia ndodhet në të njëjtin rrugëtim me Italinë dhe ndoshta vetëm njëra prej tyre do shkojë në Botëror.

Vazo 1: Itali, Portugali, Rusi, Skoci, Suedi, Uells

Vazo 2: Austria, Republika Çeke, Maqedonia e Veriut, Polonia, Turqia, Ukraina

Skuadrat në vazon 1 do të presin gjysmëfinalen në grupin e tyre përkatës. Pritësi i finales do të përcaktohet me short.

Lajmet e fundit nga