Kryemadhi i “tërheq veshin” Ramës/ “Mënjano shpenzimet e luksit, ndihmo qytetarët”

26 Nëntor 2021, 12:06, Politikë CNA
Kryemadhi i “tërheq veshin” Ramës/ “Mënjano

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka risjellë në kujtesë tërmetin e 26 Nëntorit.

?Dy vjet më parë, tërmeti i pasojave shkatërrimtarre, i mori jetën 51 shqiptarëve, plagosi qindra të tjerë dhe shkuli nga themelet vendin, me pasoja të tmerrshme për të gjithë shoqërinë. Ne i bashkohemi familjeve të viktimave, teksa përkujtojnë sot të dashurit e tyre.

 Ende, kjo ngjarje kumbuese në zemrat e çdo shqiptari anë e mbanë botës, nuk ka qenë mësim i mjaftueshëm, që Shqipëria të ishte sot më e përgatitur ndaj katastrofave natyrore?, shkruan Kryemadhi.

Sipas saj, në përvjetorin e 26 Nëntorit si ditë e zisë kombëtare, pesha e madhe e përgjegjësisë rëndon mbi institucionet, mbi qeverinë shqiptare, për të marrë çdo masë që në të ardhmen të kemi sa më pak dëme në jetën, shëndetin dhe pronën e çdo qytetari.

“Do t’i jemi përherë mirënjohës partnerëve që i’u gjendën pranë popullit shqiptar në ato ditë të vështira, si dhe për gadishmërinë e treguar për ndihmë konkrete në procesin e rindërtimit pas tërmetit. Mirëpo, sfida të ngjashme mund të ketë edhe në të ardhmen e afërt. Ndaj, me ekonominë modeste që ka, Shqipëria duhet të mënjanojë shpenzimet për luks qeveritar dhe të prioritarizojë shtetin dhe qytetarin?, shkruan më tej Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga