Connect with Us

Ervin Salianji dhe Ergys Mërtiri shkatërrojnë audiencën e Lulzim Bashës

Politikë

Ervin Salianji dhe Ergys Mërtiri shkatërrojnë audiencën e Lulzim Bashës

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Një vëmendje mjaft të madhe ka pasur dje, dalja në media e Lulzim Bashës, kryetarit të Partisë Demokratike, i cili që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit nuk kishte shkuar në asnjë studio televizive për të pasur një debat me një panel gazetarësh. Dalja e djeshme vinte pas gati më shumë se 6 muaj, dhe pyetjet që ishin për Lulzim Bashën janë të shumta.

Pra, Lulzim Basha daljen e parë e bën në një televizion afër kryeministrit Edi Rama. Në një media, ku zakonisht dalin humbësit e garave.

Në fakt Luli ishte kujdesur që të zgjidhte panelin, në ekranin e ortakëve të pronarëve të inceneratorëve, të drejtuar nga ish deputeti socialist, Ben Blushi, ku moderatorja tregoi se gjithçka ishte përgatitur më parë, sepse burime i thanë CNA.al se skaleta ishte kaluar nga të dyja palët.

Pra, nga moderatorja dhe njerëzit e Lulzim Bashës.

Gjithçka u duk qartë nga mënyra sesi sillej Eni Vasili. Sapo Luli hapte gojën, ajo i sillte një insert, e më pas vazhdonin komentet e Bashës për të dhënë sqarimet e tij.-raporton CNA.al.

E megjithëse e kontrolluar, me një panel të paguar nga Henri Çili e biznesmenë afër Lulzim Bashës, siç është Irfan Hysenbelliu dhe shërbimi që i bënte ekrani i ortakëve të pronarëve të inceneratorëve Lulzim Bashës, ai sërish gaboi, derisa akuzoi dhe amerikanët për humbjen e zgjedhjeve. E cila është teoria e tretë apo e katër që del pas 25 prillit.

Në fillim tha fitore, pastaj tha se janë numëruar vetëm kutitë e socialistëve, pastaj tha masakër zgjedhore, pastaj tha se fajin se kishte humbur e kishte Sali Berisha dhe Ilir Meta, e në fund tha se fajin e kishin amerikanët.-shkruan CNA.al

Por, përtej këtyre deklaratave të Lulzim Bashës dhe pritshmërive të tij, një fakt që tërheq shumë vëmendjen është audienca televizive e cila monitorohet nga disa kompani dhe dje çuditërisht kur Lulzim Basha pritej të kishte në ekranin e Top Channel, një nga më të mëdhenjtë në vend, maksimumin e vëmendjes. Pra, pritej që të gjithë shqiptarët të dëgjonin dhe të shikonin Lulzim Bashën për shkak edhe të veprimeve të tij, si përjashtimin e Berishës, kontradiktave, do ketë Kuvend, sdo ketë Kuvend, përçarjen e PD-së, ndarjen e grupit parlamentar, e shumë arsyeve të tjera. Por, audienca del ndryshe.

LEXO EDHE:  Kodi Zgjedhor/ Dashamir Shehi apel partive politike

Por, në momente të caktuara është dyshja Salianji-Ergys Mërtiri që e mund Lulzim Bashën. Edhe pse ky i fundit është në ekranin e Top Channel, me panelin e zgjedhur vetë, me skaletën e përgatitur vetë, ku sërish gaboi vetë, në audiencë shpesh bie.

Mjafton të shikoni dy grafikët e mesit. Ai i kaltri dhe ai kaf, të cilat qartazi tregojnë diferencën e audiencës së dy televizioneve. Ekrani i madh i Top Channel dhe ekrani i madh i Klan.

Lulzim Basha nuk mundet dot ta rrëzojë studion përballë. Kjo, jo se nuk ka audiencë Top Channel. Por, se qartazi tashmë nuk e ndjek më kush dhe nuk e beson më kush Lulzim Bashën.

Njerëzit ndoshta më shumë besojnë Ervin Salianjin dhe panelin e “Opinion”, ku ishin të ftuar edhe Artan Hoxha, Oerd Bylykbashi, Berat Buzhala, dhe Preç Zogaj, se Lulin.-raporton CNA.al.

Salianji dhe Mërtiri dje i kanë bërë një detyrë shembullore.

Aq mirë e kanë bërë detyrën sa edhe Lulin e kanë mundur në audiencë. Duke na e nxjerrë zbuluar kryetarin e Partisë Demokratike, se tashmë nuk e ndjek më askush.

Ai që pretendon se ka 95% të demokratëve, mesa duket ka ngelur me disa prej tyre dhe pa mbështetje nga opinioni publik.

Braktisja e vëmendjes nga qytetarët shqiptarë e tregon qartazi se kush është mbështetja e vërtetë që ka Lulzim Basha.

Ky grafik vjen pas sondazheve të nxjerra dy ditë më parë, ku Lulzim Basha dukej si ishte i “dërrmuar nga mbështetja” e demokratëve, të cilët thoshin se në shumicë gati 90% mbështesnin Foltoren dhe Sali Berishën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“20 të ndaluar nga policia”/ Noka: I prishën terezinë pengut të Ramës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka në një deklaratë për mediat është shprehur se janë ndaluar 20 persona nga protesta e ditës së sotme, demokratë të cilët protestuan për të hyrë në shtëpinë e tyre.

Noka tha se mbi ta rëndojnë 6 akuza vetëm për asryen se i kanë prishur terezinë pengut të Ramës, duke iu referuar kështu kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha.



Ndër të tjera Noka shtoi se banditët ndodhen brenda selisë ndërsa demokratët e lirë janë nëpër komisariate.

Edi Rama sot tregoi se është kryetar i opozitës. Janë rreth 20 të ndaluar nga dita e sotme sepse hapën dyert e selisë. Dyer dhe dritaret që i kishin mbyllur dhe  i hapën. I bëj thirrje të ndalojmë këto lojëra. Në Shqipëri nuk mund të ketë opozitë të emëruar. Do të ketë një opozitë që duhet të përfaqësojë demokratët. Pengun Rama ta marrë në Surrel. Sot ata demokratë që janë të mbyllur atje brenda kanë 6 akuza mbi kurriz. Pse? Se i prishën terezinë pengut të Ramës. Kemi parë gjyqe e arrestime të vrasësve por kurrsesi 6 akuza. Ku e katandisi PD-në pengu i Ramës. Regjimi sot tregoi fytyrën e tij. Banditë brenda selisë duke mbrojtur pengun dhe gardistët. Pse shteti arreston dhe burgos demokratët e lirë dhe nuk arreston bandat brenda selisë? Nuk do t’ia dalin. Të jenë të sigurtë që asgjë nuk do ta ndalë për të kthyer nga bunker në shtëpi lirie”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Rama, edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës”/ Noka: Të ndalojë lojrat me arrestimet e demokratëve

Publikuar

-

Nga

Një grup deputetësh të Rithemelimit kanë folur për mediat, para Komisariatit numër 1 në Tiranë, ku edhe janë shoqëruar një numër i madh protestuesish.

 

Deputeti Flamur Noka u shpreh se nuk kishte gjë më të dhimshme për demokratët, sesa të shihnin shtëpinë e tyre të kthyer në një bunker. Sipas tij, Rama sot tentoi të tregojë se është edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës.



 

“Edi Rama bëri gjithçka, dhunë dhe gjak mbi demokratët sepse pengu duhet mbatjur aty i burgosur në bunker. Demokratët duhen ndaluar të jenë opozitë sipas tij. Nuk kishte gjë më të dhimbshme për këta demokratë që janë mbrapa hekurave, kur kanë parë shtëpinë e tyre të shndërruar nga pengu dhe Edi Rama në bunker. Revolta ka bërë që ata të bëjnë gjithcka për të hyrë në shtëpinë e tyre. Nuk ka regjim Ramë apo peng të tij që të mund të ndalojë demokratët të hyjnë në shtëpinë e tyre. Rama sot me veprimin kriminal që bëri tentoi të tregojë se është edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës.
I bëj thirrje të ndalojë lojrat me arrestimet e demokratëve”, tha Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia i përgjigjet Gaz Bardhit: Dëgjuam me keqardhje deklaratat e tij…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Shtetit i është përgjigjur deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili tha se efektivët po terrorizojnë demokratët.

 

Policia thotë se ajo po bën detyrën dhe personat e shoqëruar nga selia e PD është vetëm për t’u marrë në pyetje për të dëshmuar mbi dhunën në protestë.

 



Në reagimin e policisë theksohet se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje.

LEXO EDHE:  Ridvan Bode tregon zgjidhjen/ Ja si mund të luftohet më lehtë informaliteti dhe evazioni

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Basha takim me aleatët

 

“Policia e Shtetit do të vijojë me profesionalizëm dhe vendosmëri, veprimet ligjore, për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës.
Njëkohësisht, Policia e Shtetit garanton qytetarët se shërbimet e Policisë janë në terren dhe janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë”, thuhet më tej në njoftim.

LEXO TE PLOTE