“Basha shkarkohet në 11 dhjetor”/ Nishani: Veprimet e tij janë qesharake, nuk meritojnë vëmendje

26 Nëntor 2021, 14:53, Politikë CNA
“Basha shkarkohet në 11 dhjetor”/ Nishani: Veprimet e tij

Ish presidenti Bujar Nishani deklaroi se Lulzim Basha do të shkarkohet nga kryetar i PD-së pas Kuvendit të datës 11 dhjetor.

Në një intervistë për CNA.al, Nishani theksoi se në 11 dhjetor do të nis një proces historik për PD-në, do të jetë nisja e rrugëtimi të jashtëzakonshëm drejt pushtetit të Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë.

?Unë nuk e di se çfarë do të bëjë z. Basha më datë 18 dhjetor por besoj shumë se ai nuk do të jetë më Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë pas datës 11 dhjetor e për pasojë as nuk mund të mbledhë, as nuk mund të përfaqësojë e as nuk mund të flasë në emër të PDSH dhe antarësisë së kësaj partie pas kësaj date. Z. Basha dhe të gjithë ata që Kuvendi Kombëtar i shkarkon nga funksionet e tyre do të vijojnë të jenë anëtarë të PD dhe shpresoj që të angazhohen në kontribute reale për PD dhe demokratët.

Kuvendi i jashtëzakonshëm Kombëtar i PDSH që mblidhet më 11 dhjetor 2021, do të jetë nisja e një procesi historik për Partinë Demokratike, do të jetë nisja e rrugëtimi të jashtëzakonshëm drejt pushtetit të Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë?, tha Nishani për CNA.al.

Lidhur me veprimet e Bashës që shkarkon këdo që i del kundër, ish presidenti i cilëson si veprime kaotike dhe të çoroditura, që sipas tij nuk meritojnë as kohë dhe as vëmendje.

?Veprimet kaotike, të çoroditura dhe qesharake nuk mund të meritojnë as kohë e as vëmendje për t?i kushtuar në kontekstin e debatit publik apo të asaj që është çështja madhore sot e Partisë Demokratike, reformimi dhe ringritja e saj.

Por unë besoj se Kuvendi Kombëtar i demokratëve, që është institucioni më i lartë dhe më i pushtetshëm se kryetari e se Kryesia, do të marrë në shqyrtim edhe këto sjellje, vendime e qëndrime të tyre?, tha Nishani për CNA.al.

Lajmet e fundit nga