Connect with Us

Bajden pati një samit me Xi, por nuk ka asnjë strategji përballë Kinës

Blog

Bajden pati një samit me Xi, por nuk ka asnjë strategji përballë Kinës

Publikuar

-

/

Nga John Bolton “The Wall Street Journal”

Kur kanë kaluar mbi 10 muaj që nga inaugurimi i Xho Bajden në detyrën e presidentit, Amerika ende nuk ka asnjë strategji përballë Kinës. Takimi virtual i së hënës përmes platformës“Zoom” midis zotit Bajden dhe presidentit kinez Xi Jinping, vetëm sa e nxori akoma më në pah këtë problem.

Tonet e buta dhe retorika presidenciale e Bajden, nuk mund të jenë kurrsesi zëvendësuese të politikave të qarta. Pekini mund ta perceptojë theksin që po vendos Shtëpia së Bardhë tek “ulja e tensioneve”, si një dritë jeshile për të vazhduar sjelljen e tij agresive.

Po si mund të shpjegohet mungesa e kësaj strategjie nga ana e SHBA-së? Një angazhim presidencial i pamjaftueshëm? Këshilla kontradiktore? Pavendosmëri?

Cilado qoftë arsyeja, sot ekziston një nevojë emergjente për të pasur një politikë të qartë dhe konkrete përballe Kinës. Kjo jo vetëm sepse Shtëpia e Bardhë ka për detyrë të udhëheqë një burokraci amerikane të madhe, por edhe sepse vendi përballet me zgjedhje të rëndësishme, të cilat kërkojnë një debat publik të mirë-informuar.

Për një kohë të gjatë, politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes e SHBA-së, kanë pasur një vëmendje të pamjaftueshme. Kryesisht për shkak të Kinës, por edhe për shkak të kërcënimeve nga Rusia, shteteve më të vogla autoritare si dhe grupimeve terroriste, ne nuk kemi më luksin që t’i minimizojmë këto çështje.

Dhe Kina është arena mbi të cilën do të rikthehen në mënyrë të pashmangshme debatet mbi sigurinë kombëtare të Amerikës. Përqendrimi i zotit Bajden mbi çështjen e ndryshimit të klimës, mund të shpjegojë vetëm pjesërisht lënien pas dore të strategjive në lidhje me sigurinë kombëtare.

I dërguari për çështjen e ndryshimeve klimatike, Xhon Kerri, ka të ngjarë që të ketë kaluar më shumë kohë duke u marrë me liderët kryesorë kinezë, sesa me zyrtarët më të lartë të Departamentit të Shtetit, Pentagonit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të marrë së bashku.

Që në fillim, administrata Bajden ka këmbëngulur që çështjet e ndryshimeve klimatike do të “ndaheshin” nga problemet e tjera. Kjo qasje nuk ka qenë në asnjë rast realiste, dhe frika e humbjes nga marrëveshjet mbi ngrohjen globale përballë Pekinit, ka lënë në hije çështjet reale të sigurisë kombëtare.

Nëse zoti Bajden priste përparime reale në samitin e klimës në Gllasgou, atëherë aspirata e tij rezultoi e gabuar. Rezultati, duke përfshirë edhe deklaratën dypalëshe Kinë-SHBA, ishte mbresëlënës, pra pak më shumë se një rikonfirmim i marrëveshjes së prillit të arritur nga zoti Kerri.

Por strategjia e SHBA-së në raport me Kinën, nuk kërkon menjëherë një dokument voluminoz prej 1000 faqesh. Ajo kërkon adresimin e çështjeve dypalëshe thelbësore.

Dhe këtu vëmendja duhet të fokusohet në 2 aspekte.

Së pari në mbrojtjen e Tajvanit, një aleat de fakto i Amerikës dhe një partner i rëndësishëm tregtar, një vend tejet i rëndësishëm për Japoninë, dhe një hallkë kyçe në linjën mbrojtëse midis pjesës kontinentale të Kinës dhe Oqeanit Paqësor.

Por sot shumë amerikanë nuk dinë të bëjnë dallimin midis Tajvanit nga Tajlandës. Për të mbrojtur Tajvanin, për të mos përmendur Azinë Lindore dhe Juglindore në përgjithësi, ne kemi nevojë për një mbështetje të qëndrueshme publike të SHBA-së. Zoti Bajden nuk e bëri këtë në samitin virtual të së hënës.

Ai thjesht ripërtypi retorikën e vjetër të mbushur me lavde të ndërsjellta personale midis 2 udhëheqësve. Dëmi i madh i shkaktuar nga tërheqja kaotike nga Afganistani do të shumëfishohet, në rast se Uashingtoni do ta linte Taipein në mëshirën e Pekinit.

LEXO EDHE:  Kush e udhëheq sot botën?

Nëse Xi do të bindet se pavendosmëria dhe dobësia e SHBA-së, tregojnë se Uashingtoni do të dorëzohej, ai do të inkurajohej që të provokonte një krizë, duke shpresuar që ta nënshtrojë Tajvanin pa luftë.

Në vend se të rrezikojë me një president më pak të pakujdesshëm pas zotit Bajden, Xi mund të gjykojë se ka vetëm 3 vjet për të vepruar. Dhe si ta pengojmë gjatë kësaj periudhe? Pyetja është e ndërlikuar dhe e rrezikshme, dhe kërkon shumë kreativitet, të cilin Bajden ka treguar se e ka në sasi të kufizuara.

Së dyti, grumbullimi i armëve strategjike të kushtueshme nga Kina, kërcënon në mënyrë ekzistenciale si Amerikën po ashtu edhe aleatët. Ai mund të përcaktojë nëse “ombrella” jonë globale bërthamore 75-vjeçare dhe stabiliteti ndërkombëtar që ofron, do të mbijetojnë apo do të shkërmoqen, pasuar nga përhapja shumë më e gjerë armëve bërthamore.

Presionet mbi Indinë për të rritur asetet e saj bërthamore, dhe Japoninë për t’u pajisur me armë bërthamore do të jenë shumë të mëdha dhe me pasoja për Azinë dhe mbarë botën. Planifikimi i sjelljeve të Pentagonit në një botë me dy kundërshtarë të mëdhenj bërthamorë, do të jetë i ngjashëm me “shahun” shumëdimensional.

Nuk dihet nëse Kina mësoi ndonjë gjë nga Lufta e Ftohtë në lidhje me menaxhimin e kujdesshëm politik të një arsenali të madh strategjik, por aktualisht shenjat janë shqetësuese. Një lëvizje domethënëse:Pekini refuzon që të angazhohet në negociata serioze mbi armët, ndërsa po grumbullon me shpejtësi asete të tilla.

Bajden nuk ka qenë deri më sot i gatshëm të këmbëngulë si me Vladimir Putin ashtu edhe me Xi, se marrëveshjet dypalëshe ruso-amerikane bërthamore janë në fakt relike të Luftës

së Ftohtë. Asnjë strateg amerikan, nuk duhet që të marrë në konsideratë kufizimin e kapaciteteve bërthamore të SHBA-së në një marrëveshje me Rusinë, duke i lejuar nga ana tjetër Kinës një shtim të pakufizuar të tyre.

Edhe marrëveshjet trepalëshe mbi armët strategjike, mund të jenë të pamjaftueshme,kjo pasi negociatat më të gjera shumëpalëshe mbi armët bërthamore, kanë një rekord dështimesh. As Tajvani dhe as armët strategjike, nuk janë një temë e nxehtë, dhe Kina nuk është ende në krye të vetëdijes publike në SHBA.

Megjithatë, çështjet që të kujtojnë sulmet e Kinës të vitit 1958 ndaj “Quemoy dhe Matsu” dhe alarmin që dha Xhon Kenedi në vitin 1960 për një “hendek raketor” të SHBA-së ndaj Bashkimit Sovjetik, mund të ri-evokohen shumë shpejt.

Që të jetë e zbatueshme një strategjie mundshme e Amerikës përballë Kinës, udhëheqësit politikë duhet të debatojnë mbi sfidat që kanë përpara në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë pasojat e zgjedhjeve që do të duhet të bëjnë. Në rast se Bajden nuk e shfrytëzon pozitën e tij të lartë për ta nisur këtë debat, atëherë këtë duhet ta bëjnë kundërshtarët e tij të mundshëm

Shënim:John Bolton, ka qenë këshilltar i presidentit Trump për sigurinë kombëtare në vitet 2018-2019, dhe ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara në vitet 2005-2006.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.wsj.com/articles/biden-summit-xi-but-no-strategy-for-china-taiwan-taipei-invasion-climate-kerry-cop26-11637165706?mod=opinion_lead_pos7

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ku dhe kur përfundon zgjerimi i NATO-s?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Patrick Buchanan “Newmax”

Pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe shpërbërjes së Paktit të Varshavës, filloi shpërbërja edhe e Bashkimit Sovjetik. Por ajo nuk u ndal vetëm tek 14 “republikat” sovjetike, që e shpallën pavarësinë e tyre nga Moska.

Shpërbërja vetëm sapo kishte nisur. Transnistria u shkëput nga Moldavia. Osetia e Jugut dhe Abkhazia u shkëputën nga Gjeorgjia. Çeçenia u çlirua nga Rusia, por u rikthye në kontrollin e Moskës pas dy luftërave të përgjakshme.

Krimea dhe Donbasi u shkëputën nga Ukraina. Përveç këtyre copëtimeve të pas Luftës së Ftohtë, të ndihmuara nga Rusia, çfarë kanë të përbashkët Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia? Të gjitha ato kërkojnë anëtarësimin në NATO, dhe bashkë me të Nenin 5, që i detyron Shtetet e Bashkuara të hyjnë në luftë kundër Rusisë për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial, nëse sulmohet ndonjë nga anëtarët.

Është shumë e lehtë të kuptohet se pse këto vende do të donin që SHBA-ja të detyrohej të luftonte në emër të tyre. Por i pakuptueshëm është fakti, se pse SHBA-ja duhej të japë një garanci të tillë. E përse ne amerikanët duhet të angazhohemi se do të rrezikojmë luftën kundër një Rusie të armatosur me armë bërthamore, në emër të vendeve që askush nuk i ka konsideruar ndonjëherë se përbëjnë një interes jetike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Mendoni pak se sa vende janë pranuar në NATO që pas vitit 1991, dhe që për pasojë kanë marrë garancitë e luftës nga SHBA-ja. Janë 14 vende: Çekia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Sllovenia, Lituania, Letonia, Estonia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Këta 14 anëtarë të rinj të NATO-s, përfaqësojnë një zgjerim të angazhimeve të luftës së SHBA-së, në mënyra më të rrezikshme sesa në momentin e themelimit të NATO-s, kur ne ishim të detyruar të mbronim vetëm 10 vende të Evropës Perëndimore.

Sot, ne mbrojmë 29 kombe, të shtrira deri në Evropën Lindore. Megjithatë, zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s  nuk mund të jetë më në diskutim. Siç u përmend më lart, Gjeorgjia dhe Ukraina po synojnë t’i bashkohen NATO-s, dhe në këtë mënyrë e detyrojnë SHBA-në që të hyjë në luftë kundër Rusinë në mbrojtje të tyre.

Dy vende të tjera, Suedia dhe Finlanda, po flasin tani për braktisjen e neutralitetit të tyre tradicional ndaj anëtarësimit në NATO, dhe për garancitë e luftës nga SHBA-ja. Bosnje Hercegovina është gjithashtu një kandidate për në NATO.

Kryeqyteti i saj është Sarajeva, ku në vitin 1914 u vra në një atentat kryedukën e Austrisë, një ngjarje që shkaktoi pak javë më vonë nisjen e Luftën e Parë Botërore. Thuhet se në fund të Luftës së Ftohtë, Mikail Gorbaçov i tha Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Bejker, se Rusia do të pranonte ribashkimin e Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, vetëm nëse SHBA-ja do të garantonte që NATO nuk do të zgjerohej më në lindje.



Thuhet se Bejker iu përgjigj:”Asnjë centimetër!”. Sido që të jetë e vërteta, kaq e vështirë është ta kuptojmë se pse një nacionalist rus si Vladimir Putin, e ndjen vendin e tij të rrezikuar, nëse një aleancë e NATO-s e krijuar enkas për të frenuar Rusinë, ka shtuar së fundmi 14 anëtarë, shumica e të cilëve janë ish-aleatë apo republika të BRSS?

Siç shkruhej në “New York Times” në një editorial ditët e fundit:”Shqetësimet e Putinit nuk mund të shpërfillen plotësisht. Në rast se Ukraina do t’i bashkohej NATO-s, atëherë aleanca do të kishte një kufi tokësor me Rusinë prej 1930 km, një situatë të cilën nuk do ta pranonte asnjë fuqi e madhe, pavarësisht se aleanca atlantike pretendon se është thjesht mbrojtëse”.

LEXO EDHE:  Raporti/ Cili ka qenë realisht roli i Vladimir Putinit në KGB-në sovjetike?

LEXO EDHE:  Pse Evropa do ta vuajë largimin e Merkel nga drejtimi i Gjermanisë

Dhe ja çfarë thotë Neni 5:”Palët bien dakord, se një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre … do të konsiderohet një sulm kundër të gjithëve, dhe për rrjedhojë ata bien dakord që nëse ndodh një sulm i tillë i armatosur, secili prej tyre … do të ndihmojë palën ose palët e sulmuara në këtë mënyrë, duke ndërmarrë menjëherë veprime që ajo i sheh si të nevojshme, përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut”.

Me sa duket, “zona e Atlantikut të Veriut” shtrihet tani deri në Baltikun Lindor dhe në Ballkan. Nëse Ukraina dhe Gjeorgjia do të pranohen në NATO, zona e Atlantikut të Veriut do të përfshijë edhe Kaukazin dhe 5 nga 6 vendet në Detin e Zi. Jashtë NATO-s do të mbetej vetëm Rusia.

Të premten, Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken u shpreh:”NATO nuk premtoi kurrë se nuk do të pranonte anëtarë të rinj!”. Por kjo deklaratë është e pakuptimtë. Nuk ka asnjë kërkesë që SHBA të pranojë në NATO ndonjë apo të gjitha kombet që aplikojnë për anëtarësim.

Dhe çfarëdolloj arsyeje që zgjedhim, ne si SHBA mund të vendosin veton ndaj çdo aplikanti. Shmangia e luftës me Rusinë mund të jetë një nga këto arsye. Me zgjerimin e vazhdueshëm të NATO-s pas Luftës së Ftohtë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Amerika duhet të pyesë veten:Nëse rritet rreziku i luftës me Rusinë pas përfshirjes në aleancë të çdo anëtari të ri që ndodhej në kufi m Moskën, atëherë pse po e bëjmë këtë?

A nuk ka asnjë vijë të kuqe të Rusisë së Putinit, të cilën nuk duhet ta kalojmë?A besojmë se Putini do të pranojë pafundësisht rrethimin dhe frenimin e vendit të tij nga kombet e bashkuara në një aleancë të krijuar enkas për ta mbajtur Rusinë të rrethuar?

Presidentët Herri Truman, Duajt Ajzenhauer, Xhon F.Kenedi, Lindon B.Xhonson, Riçard Nixon, Xherald Ford, Xhimi Karter dhe Ronald Regan nuk ishin shpesh dakord mbi shumë çështje, por gjithsesi ranë dakord për këtë gjë:Garancitë e luftës nga SHBA dhe NATO ndalonin në lumin Elbë.

Përtej këtij lumi në Gjermani, ne e luftuam Bashkimin Sovjetik me armët e diplomacisë, politikës dhe ekonomisë, por jo me armët klasike të luftës. Si do të kishim reaguar ne, nëse pas humbjes së Luftës së Ftohtë, do të përballeshim me anije luftarake ruse në liqenin e Ontarios, dhe Moska t’i jepte garanci Kanadasë për mbrojtjen në rast lufte?

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Deutschland, Alemania/ Pse Gjermania ka kaq shumë emra?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gjuhët e gjithë botës. Për shembull Franca. Në frëngjisht quhet “France”, në spanjisht “Francia”, në gjuhën çeke “Francie”, në suedisht “Frankrike”. Pra një listë e gjatë emrash, që sigurisht bazohet mbi
një temë të përbashkët.
Në fakt gjermanisht, Franca quhet “Frankreich” që do të thotë “Perandoria e Frankëve”. Shumica e vendeve thirren me shumë emra. Por tani shihni se çfarë ndodh me Gjermaninë. Ajo quhet “Deutschland” në gjermanisht, “Alemania” në spanjisht, “Niemcy” në polonisht dhe “Germania” në italisht. Pse kaq shumë emra të ndryshëm? Duke parë shembullin e Francës, shumëkush mund të pyesë veten se çfarë fshihet pas gjithë atyre emrave.

Populli gjermanik

“Germania” ishte në fakt ishte emri që i vunë romakët territorit në lindje të lumit Rin, dhe në veri të lumit Donau. Rreth vitit 50 Pas Krishtit Gaius Julius Çezari, e pushtoi territorin në anën lindore të Rinit, dhe ishte ai që i emërtoi si gjermanikë njerëzit, territorin e të cilëve ende nuk e kishte pushtuar.
Por gjermanët nuk kanë qenë kurrë një popull i vetëm, dhe nuk e kanë parë asnjëherë veten si të tillë. Në fakt, ai është vetëm një emërtim i huaj i vendosur nga pushtuesi. Rreth vitit 5 Pas Krishtit Romakët pushtuan territoret deri në lumin Elba, i cili ndodhet në atë që ata e quajtën “Germania”.

Teutonët

Teutonët ishin një fis gjermanik. Siç e përmendëm më lart, popujt gjermanikë nuk e panë kurrë veten si një të vetëm. Kjo ishte thjesht një etiketë që romakët vunë mbi fiset e mbetura. Dhe një nga ato fise quhej Teutonë. Shumëkush mendon sot se ishte pikërisht ky fis që i dha Gjermanisë emrin gjerman “Deutschland”.
Por nuk është kështu. Ky fis specifik jetonte në veri, afër vendit ku ndodhet sot Danimarka. Prandaj nuk ka shumë kuptim që Gjermania të merrte emrin e tyre, nëse ata nuk do të jetonin në Gjermani. Por ndoshta është ende e njëjta gjë, që u dha emrin të dyve.

Gjuha gjermane

Ndërsa romakët e quanin atë fis si populli gjermanik, dhe po kështu u referoheshin të gjithëve fiseve të tjera, vetë gjermanët i referoheshin ndonjëherë vetes si “diu-tisc”, që në gjermanishten e vjetër do të thotë “i përkasin popullit”.
Ata e përdorën këtë emër jo sepse ishin një fis, por me të vetmin qëllim për t’u dalluar nga fiset që ishin nën sundimin romak, dhe që adoptuan gjuhën e tyre latine. Duke përdorur atë fjalë ata u bashkuan kundër një armiku të përbashkët. Pra, kushdo që fliste gjuhën e tij ishte “diu-tisc”, dhe kushdo që fliste latinisht ishte armik. Dhe me sa duket nga këtu buron edhe fjala gjermane për “deutsch” për “gjerman”.

LEXO EDHE:  Raporti/ Cili ka qenë realisht roli i Vladimir Putinit në KGB-në sovjetike?

LEXO EDHE:  Rumani, pikëpyetje 30-vjeçare pas revolucionit që rrëzoi diktaturën komuniste



Niemcy

Edhe në këtë rast gjuha ka luajtur një rol të madh. Në zonën e Polonisë së sotme jetonin popujt sllavë, dhe në gjuhën sllave “niemcy” do të thotë memec. Sepse njerëzit që flisnin një gjuhë tjetër, nuk ishin të kuptueshëm për ta. Pra për ta, gjermanët ata ishin “memecë”, sepse nuk mund të komunikonin dot me sllavët.

Alemanët

Alemanët ishin njerëz që jetonin në atë që sot do të ishte Jugu i Gjermanisë dhe një pjesë e Zvicrës. Kultura e popullit aleman ka mbijetuar deri në ditët tona. Për shembull, banorët në jug të Gjermanisë, festojnë ende Fastnacht Sëabio-Alemannic, që është një lloj
karnavali.
Njerëzit vishen me kostume shumëngjyrëshe të qepura me kujdes, dhe mbajnë në fytyrë maska përgjithësisht të frikshme, dhe ecin në paradë nëpër fshat për të trembur dimrin. Këta njerëz dukej se ishin ata që frëngjisht-folësit dhe spanjisht-folësit u dhanë emrin “Alemania”. Alemanët ishin ndoshta ata që takuan të parët kur kalonin kufirin.

Përfundim

Gjermania mori emrat e saj nga fiset e saj të shumta, nga pushtuesit, si dhe nga gjuha e vështirë por shumë e bukur gjermane. Ata nuk e panë kurrë veten si të tillë, përveç ndoshta një periudhe të shkurtër, kur e panë të nevojshme të bashkoheshin kundër një armiku të përbashkët.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Historitë më të çuditshme dhe misterioze të mbijetesës

Publikuar

-

Nga

(Pjesa e dytë)

Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe e mrekullueshme. Ndonjëherë ne dukemi më

të brishtë në krahasim me të gjitha krijesat e tjera në botë. Por nuk jemi të projektuar për të jetuar në botën e egër dhe të vegjlit tanë nuk mund të kujdesen për veten e tyre për vite të tëra, në krahasim me disa kafshë që mund të ngrihen në këmbë dhe vrapojnë brenda disa orëve nga lindja. Por pavarësisht brishtësisë sonë të dukshme, ka raste kur njerëzit mund të mbijetojnë në mënyra shumë të çuditshme, duke sfiduar të gjithë probabilitet e mundshme …

Adrian De Viart

Me vetëm një sy dhe një dorë, De Viart mori pjesë në Luftën Boere, Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore. Ai u plagos në fytyrë, në kokë, në ije, në këmbë, në kyçin e këmbës dhe në vesh. Dhe i mbijetoi të gjithave plagëve.

Vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore, De Viart u plagos rëndë 8 herë. Kjo ndodhi pas pjesëmarrjes së tij në Luftën Boere, kur u qëllua në bark dhe ije. Edhe pse kishte vetëm një dorë ai mbante granata me vete, dhe përdorte dhëmbët për t’u hequr siguresën.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u plagos nga një avion luftarak që fluturonte mbi Detin Mesdhe. Ai arriti të dilte me not deri në breg ku u kap nga italianët. Në atë kohë ishte në të 60-at e tij, e megjithatë ia doli të arratisej nga kampi i të burgosurve pavarësisht se ishte me një dorë dhe kishte vetëm një sy. Pas luftës, shërbeu si përfaqësues personal i Uinston Çërçillit në Kinë dhe vdiq në moshën 83-vjeçare.

Aleksandër Sellkirk

Historia e Robinson Kruzo është përralla fantastike e një njeriu të humbur në një ishull të largët. Por pak njerëz e dinë se ajo bazohet mbi një histori të vërtetë, ajo e Aleksandër Sellkirk. Marinari skocez ishte një tip gjaknxehtë, ndaj ai u përlesh me kapitenin e tij në vitin 1704, i cili e dëboi të riun nga anija duke e lënë në një ishull aty pranë.

Në ishull Sellkirk ushqehej me mishin dhe qumështin e dhive të egra, rrepa dhe bimë të tjera. Natën kur flinte e sulmonin qindra minj, por ai arriti të zbusë disa mace të egra, duke e shpëtuar veten nga ai problem. Duke iu përshtatur jetës si një i humbur, Sellkirk ndërtoi dy kasolle, një për gatim dhe një tjetër për të fjetur.

Marinari në 2 raste gati u kap nga marinarët spanjollë, të cilët me siguri do ta kishin vrarë. Por ai arriti të fshihej në një pemë. Ai u shpëtua vetëm në vitin 1709, 4 vjet pasi ishte braktisur në atë ishull.

Familja Robertson

Në vitin 1971, familja Robertson, që përbëhej nga bashkëshortët Dugal dhe Lin dhe3 fëmijët e tyre Dagllas, Sendi dhe Neill, së bashku me një mikun e familjes të quajtur Robin, planifikuan të lundronin nëpër botë. Por 200 milje larg nga ishujt Galapagos një grup balenash vrasëse ua përmbysi varkën.

Familja u strehua në një gomone. Ata kishin ushqim të mjaftueshëm për 10 ditë, që përbëhej nga një qese me qepë, një tenxhere me biskota, 10 portokalle, 6 limonë dhe gjysmë kilogram karamele. Ndërkohë uji ishte plot me peshkaqenë.

LEXO EDHE:  Tragjedia e “Costa Concordia”/ Si u thellua bilanci nga gabimet njerëzore

LEXO EDHE:  Pse Evropa do ta vuajë largimin e Merkel nga drejtimi i Gjermanisë



Familja mbijetoi për 38 ditë në det, pjesërisht për shkak të optimizmit të Lin Robertson. Një infermiere në profesion, Lin e dinte se pirja e ujit të detit ishte një dënim me vdekje për të gjithë. Ndaj familja u përpoq të qëndronte gjallë duke pirë gjakun e breshkave të detit. Por kjo nuk mjaftonte.

Ndaj Lin përdori disa shkallë të vogla, dhe krijoi disa tuba të improvizuar në formën e një klizme. Uji në fund të gomones, i cili ishte një përzierje e ujit të shiut, gjakut dhe zorrëve të breshkave, kishte të ngjarë të vriste cilindo që përpiqej ta pinte.

Por nëse e merr me klizmë, mund ta thithësh atë ujë pa tretur asnjë nga elementët e rrezikshëm. Dhe kështu vepruan. Kur një anije peshkimi japoneze i shpëtoi, asnjë prej tyre nuk kishte urinuar prej 20 ditësh, dhe gjuhët e tyre ishin aq të fryra saqë nuk mund të flisnin dot.

Pema e Jetës

Por mbijetesa në disa raste të pabesueshme nuk kufizohet vetëm tek njerëzit. I tillë është rasti i Pemës së Jetës në Bahrein. Kjo pemë mendohet të jetë mbjellë në vitin 1582 dhe ndodhet në majë të një kodre prej rëre në pikën më të lartë të Bahreinit. Përreth pemës së gjelbër dhe me një pamje të shëndetshme ndodhet një shkretëtirë tepër e thatë.

Aty pranë nuk ka asnjë burim uji. Por pema merr ujë nga diku, dhe besohet se ajo ka rrënjë tepër të thella në një thellësi prej rreth 50 metrash. Disa njerëz thonë se pema ishte mbjellë në vendin e Kopshtit të Edenit, dhe kjo është arsyeja pse ajo është ende e gjallë.

Ernest Heminguei

Gjatë gjithë jetës së tij, shkrimtari i famshëm amerikan u përball me shumë përvoja afër vdekjes. Në Luftën e Parë Botërore, ai ishte shofer ambulance në shërbim të Kryqit të Kuq. Një mortajë austriake për pak sa nuk e vrau atë. Ai shpërthim e detyroi të vendoste një protezë aludimi në kupën e gjurit ndërsa në trup iu ngulën 237 copëza alumini.

Më vonë, ai për pak vrau veten gjatë përleshjes me një peshkaqen në Key West. Por, rreziqet më të mëdha për jetën i erdhën nga 2 aksidente ajrore, të cilat ndodhën brenda dy ditësh.

Kur ishte në Safari në Afrikë në vitin 1954, piloti i avionit Cesna ku udhëtonte Heminguei u rrëzua pasi u përpoq të shmangte një tufë zogjsh. Shkrimtari, bashkëshortja e tij dhe piloti e kaluan natën në xhungël. Më pas të nesërmen hipën në një avion tjetër, që u rrëzua menjëherë dhe mori flakë. Fillimisht Heminguei u raportua se kishte vdekur në aksident, por pak kohë më vonë doli nga xhungla me një tufë bananesh dhe një shishe xhin.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Foto/ Historitë më të çuditshme dhe misterioze të mbijetesës

LEXO TE PLOTE