Connect with Us

“Amerika toleroi Ramën të vjedhë zgjedhjet”/ Andi Bushati: Basha e kaloi ylberin

Politikë

“Amerika toleroi Ramën të vjedhë zgjedhjet”/ Andi Bushati: Basha e kaloi ylberin

Publikuar

-

/
cna lajme politik

Analisti politik dhe njëherësh gazetari Andi Bushati, ka komentuar deklaratat akuzuese të kreut të PD-së Lulzim Basha, sipas të cilit, Amerika e ka toleruar kryemininistrin Edi Rama të vjedhë zgjedhjet.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bushati e ka ironizuar , ndërsa shkruan se Basha e kaloi ylberin.

“…s’ka mundësi, Basha e kaloi ylberin: “Amerika e toleroi Ramën të vjedh zgjedhjet, se une nuk isha distancuar nga krimineli Berisha”….”, shkruan Bushati, duke iu referuar deklaratave të Bashës.

LEXO EDHE:  Nipi i Dritan Hoxhollit zbulon lidhjet/ "Bledar Toçi nipi i ish-deputetit socialist, u lirua me urdhër të Ramës"

Bushati, shkruan më tej se Luli sapo konfirmoi se superfuqia bëka pazare në kurriz të demokracive.

“Pra edhe sipas vetë Lulit, superfuqia bëka pazare në kurriz të demokracive…hahahah…po  kush bën allishverishe njëherë s’është me i besueshëm o “zoti Luli Basha”, shkruan  më tej Bushati./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  “Lista e zezë”/ Dalin sekretet e Ramës, pse e përfshiu Mentor Petrelën dhe frika që ka nga Meta

LEXO EDHE:  Bardhi publikon videon/ Akuza Ramës për koncesionet: Nuk i prek se i ka ndarë për miqtë e vet

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kosova ndalon hyrjen pa dozën e tretë të vaksinës/ Deputeti bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Isuf Çela ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila nuk lejon të kalojnë në kufi qytetarët që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid.

Në një postim në rrjetet sociale, Çela shkruan se kjo masë duhet rishikuar urgjent, pasi sipas tij penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës.)

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes në kufi të qytetarëve të Shqipërisë që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid, është një vendim i nxituar dhe që duhet riparë urgjentisht. Kjo masë e qeverisë Kurti, është një masë që penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës). Që prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e këtyre zonave dhe në kushtet e motit të keq, janë bllokuar nëpër pika doganore dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.



LEXO EDHE:  Basha takim me diplomatët suedezë/Priten të tjera zhvillime

LEXO EDHE:  “Mbyllje e plotë e vendit”/ Rama bën paralajmërimin e fortë: E keni vetë në dorë

Kjo masë është e ekzagjeruar, duke pasur parasysh se procesi vaksinimit në Shqipëri është ende tek faza e marrjes së dy dozave dhe vetëm një pakicë e qytetarëve, kontingjent risku (të sëmurë kronik dhe të moshuar), kanë marrë 3 doza. Sipas informacioneve që kam as në Kosovë ky proces nuk është më i avancuar, por qytetarët e Kosovës po lejohen normalisht të hyjnë në Shqipëri me 2 apo edhe me test PCR.

Ndaj si deputet i Qarkut Kukës, i cili është edhe qarku me nivelin më të lart të varfërisë në vend, solidarizohem me reagimin e drejtë të qytetarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës, dhe i bëj apel qeverisë së Kosovës, të rishqyrtojë këtë vendim dhe të heqë barrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve. I bëj apel edhe qeverisë në Tiranë që të reagojë e të vendosë kontakte me Prishtinën që qytetarëve shqiptarë t’u rikthehet liria e lëvizjes Shqipëri – Kosovë.”-shkruan Isuf Çela.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tritoli në banesën e Dukës/ Balla: Ligji të godasë këdo

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme ku një sasi tritoli u vu pranë banesës së kreut të FSHF-së, Armando Duka.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Fierit, Balla tha se nuk duhet politizuar dhe se institucionet janë në krye të detyrës.

LEXO EDHE:  PD harroi 14 janarin

LEXO EDHE:  Basha takim me diplomatët suedezë/Priten të tjera zhvillime



Policia dhe prokuroria janë në krye të detyrës. Nuk duhet politizuar dhe treguar gishti ndaj askujt. Reagimi i kolegut tim Erion Veliaj ka qenë shumë mbështetës.
Ajo që është e rëndësishme ligji do godasë fort këdo”, tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE