Connect with Us

Ahmetaj për ecurinë e rindërtimit/ Ka gjeneruar mbi 27 mijë vende pune

Politikë

Ahmetaj për ecurinë e rindërtimit/ Ka gjeneruar mbi 27 mijë vende pune

Publikuar

-

/
arben ahmetaj flet per rritjen ekonomike

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një panoramë të ecurisë së procesit të rindërtimit, për të cilin ka shprehur se mbi 60 % e shkollave tashmë kanë përfunduar.

I ftuar në “Opinion” në News 24, ai  foli edhe për pakënaqësitë që disa familje kanë patur duke paraqitur rastet e tyre në media.

“Me shkollat jemi në ndërtim e sipër. Mbi 60% e tyre o kanë mbaruar ose në përfundim në dhjetor. Kanë mbaruar 23 pallate. Kombinati, Spitalla dhe 5 maji përfundojnë në vjeshtë për shkak të procesit të shpronësimeve. Ndërsa në Spitallë Fondi i Abu Dhabit ka një proces më të ngadaltë. Shijaku ka përfunduar komplet. Pallatet janë në mbarim e sipër, çështje 2 muajsh. 

Është bërë një punë e mirë që nga arkitetktimi e puna në terren. Janë rreth 400 kompani, 27 mijë të punësuar në procesin e rindërtimit. Dua të përmend qeverinë turke si donator, Emiratet e Bashkuara, qeveritë të BE-së që kanë kontribuar me shuma të ndryshme. Çfarë kemi pasur grante në konferencë të gjitha janë angazhuara. 

Shteti shkon me letra dhe procese e procedura transparence. Ka pasur një platform aplikimi dhe janë vlerësiar 49 mijë nga mbi 60 mijë aplikime. Patjetër që ka ankesa sepse dikush nuk do të lëvizë. Janë fenomene të izoluara dhe ne bashkitë i kemi orientuar që të merren me çdo rast. Është një proces unik, më besoni. Edhe në Turqi qytetari nuk e merr falas shtëpinë nga shteti.

 Platforma është publike, dosjet e refuzuara janë aty të gjitha, raportet e vlerësimit të vetuara nga Instituti i Ndërtimit janë aty. Të gjithë përfituesit kalojnë në Këeshillin Bashkiak me listë dhe votohen.Të gjitha paratë e donatorëve administrohen nga vetë donatorët dhe administrohen nga vetë kompanitë që i zgjedhin ata vetë. Fatkeqësitë s’i kemi në dorë por mënyrën se si u përgjigjemi atyre tregon mënyrën e përgjegjshmërisë së një qeverie. Çdo ditë jemi marrë me tërmetin”, theksoi Ahmetaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pamje të rënda/ Si tentoi policia të vriste demokratin me urdhër të Bashës dhe Ramës

Publikuar

-

Nga

cna politike aktualitet

Ish presidenti Bujar Nishani, ka nxjerrë foton e një demokrati, i cili është plagosur nga protesta e mbajtur ditën e djeshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nishani shkruan se demokrati u qëllua nga dora kriminale e një polici, që sipas tij qëllimi ishte për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike.

Por ish presidenti, fajëson si përgjegjës për tërheqjen e këmbzës Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.

Kjo është një goditje me predhën që shpërndante gazin mbi demokratët.



LEXO EDHE:  Nuk ndalen tërmetet/ Lëkundet sërish Korça

LEXO EDHE:  “Ka respekt robi për bukën”/ Ahmetaj flet për herë të parë për darkën te ‘Nusret’: Është mensë mishi

Një kriminel mes rradhëve të policisë e qëlloi drejt i mbi kokën e një njeriu.

Natyrisht për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike.

Por gishti që tërhoqi këmbëzën e armës së krimit në të vërtetë është i Lulzim Bashës dhe tutorit të tij, Edi Rama.

Drejtësia vonon, por nuk harron”, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qenie amorfe, pa shtyllë kurrizore”/ Muçollari “shpërthen” ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

Sekretari i përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari ka “shpërthyer” keq ndaj Lulzim Bashës dhe veprimeve të këtij të fundit që i ka mohuar gjithmonë.

Teksa poston në rrjetin social Facebook, një video ku mercenarët e Bashës thyejnë xhamat e katit të parë të selisë, Muçollari thekson se nuk ka një fjalor për të gjetur fjalët për të përshkruar kryetarin e shkarkuar, duke e cilësuar atë si një qënie amorfe dhe pa shtyllë kurrizore.

LEXO EDHE:  Dixhitalizim dhe lehtësi në marrjen e shërbimeve/ Ahmetaj: Procesi vazhdon

LEXO EDHE:  Mesazhi për ish-futbollistin serb/ Këlliçi nuk përmbahet ndaj Ramës

Shikohet qartë se me “punime” kuptonte instalimin e gazit për të helmuar këdo që hyn në seli pa lejen e tij. Mashtrues dhe burracak e ke pak.



Mohove dyert e hekurta, mohove gazin, mohove sakrificat e mijëra demokratëve.

Nuk ka fjalor që përmbledh fjalët për të të përshkruar ty. Një qënie amorfe, pa shtyllë kurrizore, me shumë xhepa, me një kokë dhe shumë fytyra”, shkruan Muçollari./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama komunikim live me demokratët/ Nano: Po i trajton si lecka

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Analisti Mustafa Nano ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit nëpërmjet një komunikimi “live” iu drejtua demokratëve në lidhje me situatën në të cilën ndodhet PD.

Sipas Nanos, kjo ishte një ndërhyrje burracake dhe provokative nga ana e Ramës, për të cilin thotë se iu duk si shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë.

Ai shton se Rama po i trajton demokratët si lecka, që mund të bien pa të keq në duart e kujtdo.

Edi Rama organizoi sot një komunikim live me demokratët, dhe u kërkoi atyre “të bëhen me të”!!! Unë fillimisht nuk u besova veshëve, dhe m’u desh një copë herë të bindesha se lajmi ishte i vërtetë. Sepse m’u duk një gjest krejt i pagjetur e i pavend.



Shoqëria shqiptare është duke vajtuar prag-vdekjen e opozitës, dhe po pret që demokratët, dikush a disa prej tyre, të bëhen të gjallë për t’i dalë zot asaj partie, dhe ja, na del kryeministri, na “i mbledh” demokratët, dhe u bën thirrje t’i bashkohen atij.

Çfarë ndërhyrje furacake, paternaliste, burracake e provokative! Kryeministri m’u duk si një shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë. Pastaj, është edhe diçka tjetër.

Rreshtimi politik është një gjë me vlerë në këtë botë, që ka të bëjë me emocionet, familjet, traditën, vizionin tonë mbi botën, interesin apo ku di unë çfarë tjetër. Identiteti politik është një element shumë i rëndësishëm i identitetit tonë në përgjithësi.

Si u konvertuaka robi, fap, si me magji? Si u shndërruaka njeriu kështu, sa hap e mbyll sytë, nga demokrat në socialist? Kësaj i thonë t’i trajtosh njerëzit si lecka, që munden me ra fare pa të keq në duart e kujtdo”, shkruan Nano./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE