LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

2 vite nga tërmeti shkatërrues/ Ambasada e SHBA: Krenarë që qëndruam me miqtë tanë për të ndihmuar atë ditë

26 Nëntor 2021, 15:18, Aktualitet CNA
2 vite nga tërmeti shkatërrues/ Ambasada e SHBA: Krenarë që

Ambasada e SHBA në Tiranë ka kujtuar tërmetin e 26 nëntorit 2019, nga i cili u shënuan 51 viktima.

Përmes një postimi në rrjetin social ambasada shprehet se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe të begatë.

?Dy vite më vonë, ne kujtojmë atë mëngjes herët kur tërmeti më shkatërrimtar në 40 vite goditi Shqipërinë. Ne kujtojmë 51 viktimat. Ne nderojmë qëndresën dhe forcën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë. Shtetet e Bashkuara ishin krenarë të qëndronin me miqtë shqiptarë për të ndihmuar, atë ditë dhe në vazhdim. Ne do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë?, thuhet në postim./CNA.al

Lajmet e fundit nga