Connect with Us

VIDEO/ Fitore me përmbysje, shqiptarët i japin kreun Baselit

Sport

VIDEO/ Fitore me përmbysje, shqiptarët i japin kreun Baselit

Publikuar

-

/

Baseli ka fituar me përmbysje ndaj Almatit me rezultatin 2-3.  Protagonistë ishin Zhegrova dhe Kasami, të cilët realizuan nga një gol.

Baseli ngjitet në vendin e parë në grupin H falë fitores së sotme. Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami ishin heronjtë e zviceranëve sepse me golat e tyre në pjesën e  dytë i dhanë fitoren Baselit.   Zhegrova shënoi në minutën e 69, kurse Kasami në të 73’.

Baseli shkon në kuotën e 11 pikëve në grupin H

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Milani kërkon zëvendësues për Kjaer, në Itali i sugjerojnë Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Kjaer e ka mbyllur sezonin pas dëmtimit të fundit që ka pësuar.

Kuqezinjtë do të hidhen në merkaton e janarit për të nënshkruar me një qendër mbrojtës si zëvendësues.



Në listën me katër emra që u krijua nga Calciomercato.it gjendet edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi shqiptar është më i votuari deri tani me lexuesit e kësaj media duke i sygjeruar këtë lëvizje Milanit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ngec papritur rinovimi i Dybalës me Juventusin

Publikuar

-

Nga

Juventusi mundi Salernitanën, me Alegrin që ka zgjedhur të ndryshojë rreshtimin e ekipit të tij me një 4-2-3- 1. Kjo skemë i ka mundësuar Paulo Dibalës të jetë në qendër të manovrës së lojës së bardhezinjve.

Ndoshta shumë të tjerëve ky modul u ka kthyer kujtimet e viteve më parë kur trajneri Alegri vendosi të luante me Kuadradon, Dibalën, Manxukiçin e Higuainin së bashku në fushë, duke e çuar Juventusin deri në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Realit (2017).



Por, gjithsesi, çështja e rinovimit të tij ka mbetur pezull. Te Juventusi nuk janë të bindur për kontratën e re që parashikon 8 milionë euro neto në sezon plus 2 milionë bonuse deri në vitin 2026.

Drejtuesit e Juventusit nuk janë plotësisht të bindur dhe duke parë problemet financiare, po mendojnë të diskutojnë për një ulje të pagesës së argjentinasit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dejvi Bregu në super formë, vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Publikuar

-

Nga

Dejvi Bregu ka arritur të shënojë sërish edhe ditën e sotme me Bolusporin e tij në transfertën ndaj Umraniesporit, ku sulmuesi vlonjat i ka dhënë 3-pikëshin ekipit të tij në frymën e fundit.

Ish-sulmuesi i Teutës, Skënderbeut dhe Luftëtarit ka realizuar golin e fitores në minutën e 90+1′, në një aksion të shpejtë teksa Bregu i gjendur përballë portës ka shënuar golin e 1-2 që vlen 3 pikë për Bolusporin.



Ky ishte goli i tij i katërt në 14 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Ligën e Parë turke. Me këtë sukses Boluspori ngjitet në tabelën e klasifikimit në vendin e 10 në kuotën e 19 pikëve.

LEXO TE PLOTE