Connect with Us

Vangjeli zbulon “sekretet”/ Katër “kokat” më të përgjuara në Shqipëri

Politikë

Vangjeli zbulon “sekretet”/ Katër “kokat” më të përgjuara në Shqipëri

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh sot se sulmi që kreu i PD, Lulzim Basha i bëri presidentit Ilir Meta ishte i panevojshëm për momentin.

Ishte e panevojshme. Rëndësia e një politikani matet me shumën e armiqve që ka, por ky ishte momenti më i keq për të shtuar një armik tjetër në frontin e bashkuar kundër tij. Jashtë kohës, interesave dhe logjikës normale. Është këshilla më e keqe që i është dhënë në këtë periudhë të keqe në krye të PD-së.

E nisi vetë duke folur për Trekëndëshin e Bermudës, por bëhet fjalë për një rreth të mbyllur ku në qendër është Rama dhe në pika ta caktuara është Berisha, Meta dhe Basha. Basha është në armiqësi të thellë me Ramën për shkak të detyrës dhe me zotin Meta. Berisha është kundër Bashës dhe Ramës, por hesht për Metën. Meta është kundër Ramës dhe Bashës, por thotë ndonjë fjalë të mirë për Berishën. Në fund të marsit të këtij viti Meta bëri një deklaratë që u komentua si kontraverse, kur sfidoi që nëse Rama merrte 71 mandate do të jepte dorëheqjen dhe do të merrte drejtimin e opozitës. Atëherë u konsiderua si kërcënim.

Tani jemi në kushtet kur Rama mori më shumë se 71 mandate, Meta vijon të jetë president dhe kemi një ridalje të tij të vrullshme në skemë. Mbetet pa u verifikuar pika e tretë, kryetari i opozitës dhe nëse do të tentojmë të gjejmë prapaskenat e deklaratës së Bashës duhet të shikojmë më thellë, marsin e këtij vendi. Edhe në këto zgjedhje Basha perceptohej më afër Ramës sesa aleatit të tij Meta. Ky paradoks i kushtoi opozitës këtë mandat të tretë të humbur dhe një opozitë të dobët” tha ai.

Pak ditë më parë, Ilir Meta rrëfeu një episod që sipas tij kishte ndodhur në Gjermani, ku Lulzim Basha tha ai, “me lot në sy më kërkoi të anuloja datën e zgjedhjeve”. Por a është kjo një përpjekje që Ilir Meta të ulë figurën e Bashës apo të sqarojë vendimin për dekretin e 13 Tetorit?

Nuk do të ishte as njëra dhe as tjera. Nëse Meta do ta gjykonte…unë besoj që nuk i interesonte të përfshihej në këtë betejë. Nëse do të duhej të fliste, Meta e kishte të gatshëm fjalimin, fiks ai që ka lexuar në presidencë kur tërhoqi dekretin e tij të parë, kur foli për nevojën e zgjedhjeve pluraliste.

Pjesa e bisedës që pretendohet në Gjermani i ka të dy aksionerë, mund të dalë Basha nesër dhe të thotë unë isha në këmbë dhe ai ulur…Sot ka dy gjëra të rëndësishme; Meta në atë moment bëri aktin e duhur politik, por me mjetet e gabuara juridike. Dekretin nuk kishte mundësi ta kthente pas. Rama bëri aktin e duhur juridik, sepse nuk kishte mundësi të bënte ndryshe, por me një kosto politike. Zgjedhjet e 30 qershorit janë të cenuara.
Ishin me një parti të vetme” tha Vangjeli, në studion e “ABC LIVE”.

Por a lidhet rifutja në lojë e Ilir Metës me vendimin që Gjykata Kushtetuese pritet që të marrë në Janar për fatin e tij? Vangjeli mendon se Kushtetuesja nuk do ta shkarkojë kreun e shtetit.

Nuk ka të bëjë me Janarin kur të mblidhet Kushtetuesja për vendimin për të. Unë mund t’jua parathem që gjykata do të verifikojë se ka një shkelje nga Meta, por që nuk është një shkelje e rëndë dhe nuk ka shkaktuar pasoja për ndërprerjen e mandatit. Politikani Rama ishte i fundit i interesuar që Meta të linte zyrën, pavarësisht retorikës”.

Tre ditë më parë Presidenti bëri një deklaratë të fortë kur tha se përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshëm dhe të huaja.

Por a ishte një tendencë për viktimizim apo mund të jetë e vërtetë? Lorenc Vangjeli e beson.

Çështja e përgjimeve për mua është plotësisht e besueshme. Kjo është një nga deklarata më të rënda të mundshme, por ka pasur një vëmendje minore. Unë mund t’ju jap prova që një gjë e tillë në të shkuarën ka ndodhur. Në 2014 ka pasur një tentativë verifikimi në SHISH dhe kanë bërë zbulime tronditëse të llojit, po ju jap katër nga emrat që përgjoheshin atë kohë; Rama, Meta në atëkohë kryetar Kuvendi, Lulzim Basha dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Meta mbante rekordin në dalje në përgjime mbi 700 të tilla.

Nuk është një historie e re, atëherë ka pasur një raport të konsideruar sekret. Mënyra si janë përgjuar ka qenë përmes një truku, gati qesharak, piketohej dikush i cili kishte kontakte me personazhet e piketuar për t’u përgjuar, ndiqej ai dhe dilte ai. Ligji kërkon që në momentin që del një personazh me imunitet, ndërpritet përgjimi dhe kërkohet mandat dhe ajo që ishte regjistruar asgjësohet. Bëhet fjalë për shkurtin e 2012 kur në fillim ish-ministri i Brendshëm Nishani dhe Berisha dhanë provën e fortë por indirekte, që Edi Rama dhe deputetë socialistë ishin në përgjim.

“Kemi interceptuar telefonatat nga Blloku apo PS” tha ai. Ka pasur një listë të gjatë të të përgjuarve, këto katër emra, deputetë, biznesmenë të fuqishëm dhe një sërë gazetarësh që kanë qenë në përgjim. Ka edhe një gjë tjetër, shumë shkurt. Dy personazhet që flitet, Rama-Meta e kanë pranuar më pas, përgjimet që u janë bërë në pranverën e 2013-tës përpara zgjedhjeve për të ditur cfarë do të bënte PS dhe LSI. Dhe këta që nuk flisnin në telefon kur flisnin me njerëzit e tyre, shanin njëri tjetrin dhe e mohonin aleancën gjë që e vuri në gjumë doktorin” tha Vangjeli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Degët e PD së qarkut Berat/ 63% e delegatëve firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pesë degët e Partisë Demokratike të qarkut Berat kanë publikuar sot listat me emrat e delegatëve të cilët kanë firmosur pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në 5 degët e PD-së kanë firmosur 260 nga 413 delegatë, duke e çuar në 63 % numrin e delegatëve që i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Nga dega e Beratit kanë firmosur, 125 nga 198 delegatë, pra 63% e anëtarësisë e kësaj dege. Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë. Nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë.

Nga dega e PD-së Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD-së Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë.



Në momentin që drejtuesit e degëve kanë lexuar listën, i pranishëm ka qenë edhe kreu i FRPD , Belind Këlliçi.

Sekretarja funksionale e degës së PD Berat, Desantila Orizaj ka theksuar se,  më shumë se 60% e delegatëve i janë bashkuar Sali Berishës pasi kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz.

Kryetari i degës së PD-së Kuçovë ka deklaruar se 80% e delegatëve të degës së PD-së Kuçovë i janë bashkuar liderit Sali Berisha pasi e shohin si të vetmen shpresë për rikthimin e PD-në pushtet.

Qemal Braho, i cili është përfaqësuesi i PD-së Skrapar, është shprehur se, ata që nuk kanë firmosur formularët për Kuvendin e 11 Dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Luli dhe çeta e dumbashistëve

Publikuar

-

Nga

Historia e Shqipërisë, ka njohur dumbabistët, tani po njeh edhe dumbashistët.

Më poshtë po sjellim një shënim me disa emra, pas një qëndrimi të mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e Devollit, ku në fakt me përmendjen e tyre, doktori ndoshta i ngriti disi, një grup të paguar në paradhomën e Lulzim Bashës që ta mbrojë këtë të fundit, gjoja në emër të konservatorizmit dhe pro-amerikanizmit.

Dikur, disa prej tyre ishin kritikë të Lulzim Bashës, sot po e mbrojnë këtë të fundit.

Janë katandisur thjesht si çeta e dumbabistëve të Haxhi Qamilit, që donin babë Sulltanin dhe jo Shqipërinë e lirë.

Kështu janë këta individë e klientelë, shërbetorë të Lulzim Bashës, të pështirë, të neveritshëm, të pa vlerë, të palogjikshëm që mendojnë se janë PD, se kanë lidhje, duke gjetur disa hapërira mediatike dhe që mendojnë se janë këta që vendosin se janë këta i japin linjën politike të Partisë Demokratike.

Janë këta që japin idetë, janë këta që japin zgjidhjet, janë këta që japin mendim.

Ata janë një tufë kokë-boshësh që s ‘dinë se ç’flasin.

Ndonjëri i dënuar për mashtrues, një tjetër sharlatan publik, një tjetër as për klloun në cirk nuk e marrin, por kanë gjetur hapësirë në ekranet shqiptare, ku kuptohet të sponsorizuar dhe të mbështetur nga Rilindja, nga zyra e propagandës së Endri Fugës, që shpesh është quajtur edhe zyra e Gëbelsit dhe dumbabistët e Lulzim Bashës janë në aksion.

Berisha në Devoll tha se flasin gjatë gjithë javës dhe shkojnë në xhami të lajnë mëkatet.

Që shkojnë në xhami bëjnë mirë, por ju falen apo jo mëkatet këtë e di vetëm Zoti.

Në fakt të shkosh në kishë, xhami, të falesh bën mirë, të respektosh institucionet e kultit, nuk ka asnjë gjë të keqe, por kishë e xhami që lan mëkatet e dumbabistëve vështirë se do gjendet, megjithëse janë vende për mëkatarë.

Le ti shohim pak a shumë.

Vehap Kola, se çfarë ky në jetën politike të Partisë Demokratike i dalë nga hiçi, i sponsorizuar nga rrjetet në paradhomën e Lulzim Bashës me statuse në rrjete sociale.

Një nga njerëzit që çfarë nuk ka thënë kundra Lulzim Bashës, sot është mbrojtës i tij.

Duhet mbrojtur Luli se e merr PD-në, Saliun. Patjetër, partinë e merr ai që ka shumicën.

Mund ta marrë Saliu, mund ta marrë Grida, mund ta marrë Gaz Bardhi, kushdo që ka shumicën.

Partia dhe shumica e saj vendosin. Nuk vendos as Vehap dumbabisti, as Lulzim Basha vetë që është në detyrë dhe as Sali Berisha, sepse mund të dalë dikush që mund edhe Berishën.

Mjafton ta lexosh paksa për të kuptuar se sa i neveritshëm është kthyer Lulzim Basha dhe me kë ka ngelur.

Hapësirën mediatike, pionieri Vehap e ka, kudo në mediat e Rilindjes, është bërë filozof, analist, dumbashist, e të tjerë.

Vijmë tek i dyti, ky është më fantastiku.

Konservatori Fitimtar Zekthi i dënuar si mashtrues me vendime gjykate, duke folur gërr e duke ia bërë Vehapi vërr, të dy bashkë bëjnë një duet të paparë mediatik.

Megjithëse Vehapi po lufton, Fitimi ka fituar. Kjo sepse Fitimin e gjejmë më shpesh ekraneve dhe Vehapin akoma jo.

I treti është “qenushi i vockël”, i Mero Bazes dhe Genc Pollos, njëfarë Namir Lapardhaja.

Shkruan statuse në facebook dhe ia bën lajme Mero Baze. Thotë budallallëqe për PD dhe ia nxjerrin mediat e Rilindjes.

Dje edhe sot është i njëjti qesharak publik, i grupit të këtyre çunave që duan të lajnë mëkatet të premteve. Shpresojmë dhe besojmë që zoti t’ja fali jo vetëm atij por të gjithë të tjerëve.

Por të paktën frymën e besimit të tyre ta reflektojnë në qëndrimet publike.



Jo një ditë të godasin me gur, e të nesërmen të shkojnë për të falur mëkatet.

Megjithëse Namiri rrezik nuk di të gjuajë as me gurë sepse maksimimi i gjuajtjes së tij ka qenë puthja e tullackës së Roland Bejkos.

Rolandi në vetvete është një tjetër dumbashist.

Ky nuk është për të qeshur, ky është i pështirosur. Një njeri që ka shpartalluar Partinë Demokratike në Gjirokastër, që ka kosto politike.

Ka kandiduar në dy zgjedhjet e fundit, ku ka humbur. Ka qenë kryetari i degës, dhe do të qëndrojë atje thjesht dhe vetëm për një arsye, sepse Sali Berisha i dha rrogën kur u zhduk për shumë kohw në Francë, gjoja për të bërë një shkollë.

Erdhi në Shqipëri dhe tani mban leksione dumbabiste, bashkë me grupin e Namirit, Fitimit apo Vehapit. I mjeri Bejko ku është katandisur.

Shkojmë më tej, janë edhe  disa të tjerë, por e mbyllim me këta të katër. Se del ndonjë nga këta që iu tregon shqiptarëve si gatuhet hap portal.

Del ndonjë tjetër nga këta që e paguan Desada, del ndonjë nga këta që nuk e takon as kunati, nuk paguhet nga paradhoma.

Por i japin një copë bukë ose shkon dhe e merr në oborr kur ngelet pa bukë e kështu me radhë.

Përmendëm katër dumbashistë, nuk po përmendim ndonjë personazh tjetër si Agron Gjekmarkaj, i cili shikohet me aq adhurim nga Gaz Bardhi, apo Agim Baçi që sëbashku janë pjesë e sektit dumbashist.

Por, po e lëmë me pjesën e mëspirme, me këta intelektualët e paepur të Luli Bashës, me këta personalitet etë vyera që i duhen kaq shumë Shqipqërisë.

Fjala e Vehapit, që shkon tek Namiri e pastaj tek Fitimi, që t’ja kërcasë Rolandi, në fund del Gazi dhe nga ana tjetër shkëlqen Agroni.

Një komaradare e shpuar që po mbytet bashkë me Lulzim Bashën dhe kërkon të mbajë peng PD-në.

PD do të bëhet më e madhe, më e mirë, ditën që këta personazhe qesharakë publik. Do të kuptojnë se askush nuk qëndron në krye pa verdiktin e shumicës.

Është shumica që vendos. Nuk vendosin dumbashistët apo dumbabistët e Lulzim Bashës. Koha e tyre ka marrë fund.

Është koha që të vendos shumica jo vetëm në PD, por edhe në politikë. Në rast se nuk ju pëlqen verdikti i shumicës, ose qëndrojnë dhe garojnë, dukë dhënë alternativë, ose shkojnë dhe ndërtojnë një alternativë të re.

Kjo është zgjidhja e vetme që ka ngelur tashmë për pak ditë, për tufën e dumbashistëve të mjerë të Lulzim Bashës. Na falni por Gysin nuk e harruam, ai është më pak i rëndësishëm se më i pavleri i këtyre që kemi përmendur./CNA.al

Ekskluzive-Për herë të parë/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, që dënon analistin e Bashës me burg

“Qentë” e Lulzim Bashës në aksion/ “Vërsulen për kafshime”

Dumbashistët dhe Saliu/ Përtej replikës me Agron Gjekmarkaj

LEXO TE PLOTE

Politikë

Justifikimi i panevojshëm i palaçove të Lulit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Një status në rrjete sociale i shkruar nga Kreshnik Çollaku dje në mbrëmje, ku thoshte se ata që kanë ndjekur Sali Berishën, kanë firmosur dhe kanë shkuar tek Foltorja janë serbë dhe se janë një strukturë paralele.

Nuk janë struktura paralele por janë PD-ja e cila ka Kuvend edhe status edhe gjithçka është e qartë.

Më pas Kreshnik Çollaku e hoqi atë status dhe e mohoi duke thënë se, ka përmendur vetëm struktura paralele dhe nuk ka asgjë tjetër, se nuk kishte lidhje me serbët.

Megjithëse edhe kjo është fyese sepse në PD nuk ka asnjë strukturë paralele. Pra ashtu si disa të tjerë edhe Kreshnik Çollaku mohon atë që thotë.

Nuk ju mbajnë më nervat, nuk e kontrollojnë më veten a diçka ka ndodhur, por janë bërë më tepër se të pështirë.

Kështu ka ndodhur me Gaz Bardhin, i cili tha se nuk ka firmosur askush, nuk ka firma, janë falso, nuk vlejnë, është gënjeshtër.

Por, në fakt deri më sot janë gati 2500 firma të verifikuara dhe Kreshnik Çollaku nuk ka shpërthyer pa arsye.

Arsyeja është se sot dega numër dy ku drejton motra e tij si kryetare ka publikuar se rreth 70 përqind e strukturës kanë firmosur për Kuvendin e datës 11.

Kështu si Kreshniku bëri edhe Gaz Bardhi i cili tha se firmat ishin marrë me gota rakie. Llum i quajti vetë Lulzim Basha, e kështu me radhë.



Pra, nuk është as i pari as i fundit, serbi ndoshta kryesor në Partinë Demokratike që e ka emrin Kreshnik Çollaku, se nuk mund të jesh, demokrat, konservator dhe student dhjetori me merita kur shkon dhe përshtyn mbi ata që të kanë dhënë mandatin.

Kur shkon dhe pështyn mbi ata që të kanë votuar, mbi ata që të kanë çuar në parlament. Këtë ka bërë Kreshnik Çollaku, siç e ka bërë Gazment Bardhi, siç e kanë bërë të tjerët me radhë.

Këta janë duke sharë, sulmuar dhe anatemuar demokratët, Partinë Demokratike dhe strukturat e saj.

Sepse këta në fakt janë njëfarë individësh që në PD nuk i do askush thjesht dhe vetëm donin një mandat deputeti dhe tani që e kanë janë gati të puthin prapanicën e Lulzim Bashës për të mbajtur karrierën politike./CNA.al

Kreshnik Çollaku: Demokratët e Foltores si serbët e Kosovës

“Legen, nuk jemi serb”/ Demokratët “copëtojnë” Kreshnik Çollakun

LEXO TE PLOTE