Connect with Us

Titullar ndaj Liverpoolit, Broja ka shansin e artë të tregojë sa vlen

Premier Liga

Titullar ndaj Liverpoolit, Broja ka shansin e artë të tregojë sa vlen

Publikuar

-

/

Armando Broja ka në duar shansin ideal për t’i treguar Premier League sesa vlen! Këtë herë në një përballje ferri, teksa pas dy ditësh Southampton do të përballet ndaj Liverpulit në transfertë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola deri tani në kampionatin anglez, ndërsa në të dy herët ka luajtur nga minuta e parë.

Megjithatë do të jetë e vështirë që trajneri Hasenhutl t’i besojë vendin e titullarit duke parë formën e lojtarëve. Che Adams është duke shënuar në këto takime të fundit dhe nga ana tjetër, Armstrong, po e ndihmon skuadrën në të dyja fazat.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i teknikut të Southampton, por e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë te Armando Broja në atë takim dhe me dëshirën që të luajë si titullar. Deri tani Broja e ka dëshmuar veten në të gjitha përballjet e zhvillura, por i mungon një gol i realizuar ndaj një skuadre të madhe. /Sport Ekspres

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Shkëlqeu sërish me gol në Premier League, zbulohet vlerësimi për Armando Brojën

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është bërë përsëri protagonist me gol këtë fundjavë në kampionatin anglez të futbollit. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e tij të tretë në Premier Ligë në duelin e Sauthempton ndaj Brajton.

Një ndeshje ku ai nuk u dallua vetëm sepse tundi rrjetën, por edhe se ishte vazhdimisht një rrezik për kundërshtarët me shpërthimet e tji ai dhe për portën kundërshtare me disa tentativa në kuadrat.



Faqja e specializuar për statistikat, SOFA SCORE, ka përpiluar të dhënat teksa ka treguar se në fazën sulmuese Broja ka çuar 3 nga 4 gjuajtjet e tij në këtë ndeshje në kuadrat, me njërën prej tyre që u ndal në rrjetë.

Njëkohësisht, ai ka realizua 3 nga 5 driblimet që provoi, si dhe ka dërguar në destinacion 12 nga 15 pasimet që ka tentuar, duke treguar se ka nisur të jetë edhe më altruist, siç i kërkohet vazhdimisht nga trajneri. Një paraqitje e cila i ka siguruar notën 7,5 sulmuesit shqiptar, i cili po kthehet gjithnjë e më shumë në një protagonist në kampionatin anglez.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“Hiqni Lukakun dhe sillni Brojën“, tifozët e Chelsea-t kërkojnë sulmuesin shqiptar: Ka shënuar njësoj sa Lukaku me ekipin e vendit të 15

Publikuar

-

Nga

Armando Broja po tregon nga java në javë aftësitë e tij në Premier League. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tij të tretë në kampionatin anglez, ku numëron vetëm 4 ndeshje si titullar. Relizimi fantastik kundër Broghton-it ka bërë që tifozët e Chelsea-t ta kërkojnë përsëri në “Stamford Bridge”.

Blutë e Londrës janë mposhtur sot në derbin me West Ham-in dhe Lukaku nuk ka arritur të lërë gjurmë në fushë, çfarë ka bërë që tifozët të reagojnë në rrjetet sociale dhe të kërkojnë afrimin e Brojës në vend të sulmuesit belg.

Gjithashtu mbështetësit e Chelsea-t kujtojnë faktin se Lukaku ka shënuar po aq gola sa talenti shqiptar në Premier League, por me një ndryshim se Broja luan për ekipin që renditet i 15-i në tabelën e klasifikimit, shkruan “Sport Ekspres”.

@ProphetChijioke tha: “BROJA duhet të sillet në janar për të ulur në stol Lukakun”.

@CFC_Matt__ shkroi: “E lamë Brojën të huazohej dhe mbajtëm Werner dhe paguam 100 milionë për Lukakun…”



@BulgarianCF deklaroi në mënyrë të diskutueshme: “Unë do të merrja Brojën mbi Lukakun çdo ditë të javës”.

@_ksante shprehet shqetësues: “Armando Broja i papërvojë që e dërguam në huazim vetëm për të blerë eksperiencën e Romelu Lukakut ka të njëjtin numër golash si Romelu Lukaku këtë sezon në më pak minuta”.

@sidelinestawry shkroi në Twitter: “Largoni Lukakun dhe ktheni Brojën në shtëpi”.

@FullBackMaestro i kërkoi Marina Granovskaia të ndërmerrte masa urgjente: “anuloni huazimet e Brojas dhe Gallagher dhe kthejini ato sa më shpejt, Broja ka të njëjtin numër të golave si Lukaku që tashmë luan për një ekip të vendit të 15-të”.

Më në fund, @Jhovan__ si shumë të tjerë tha: ‘Broja > Lukaku’.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Realizoi kundër Brighton, Broja: Mund të kisha shënuar gola të tjerë, i zhgënjyer me rezultatin

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është lojtari i momentit te skuadra e Southampton në Premier League.

Në sfidën e ditës së sotme sulmuesi shqiptare e nisi ndeshjen titullarë kundër Brighton, teksa ka arritur të lërë gjurmë duke shënuar gol në minutën e 30 të takimit. Takim që u mbyll me shifrat 1-1.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare e pranoi se duhet t’i kishte shfrytëzuar edhe rastet e tjera që iu paraqitën, për ta mbyllur me herët ndeshjen.



“Ishte goditje e madhe për ne, sepse loja po shkonte në favorin tonë. Dominuam në pjesën e parë dhe gjatë fraksionit të dytë. Të pësosh gol në fund në atë mënyre ishte vërtet zhgënjyese. Nuk ndihemi mirë si u mbyll ndeshja, por ne do të vazhdojmë përpara.

Ne fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje, në paraqitjet e ekipit. Është zhgënjyese të pësosh në fundit e lojës. Ne e kontrolluam para atij momenti. Ne do të vazhdojmë të ecim si ekip, kemi moral të lartë, do të vazhdojmë të shohim përpara.

Mendoj se mund të kisha shënuar gola të tjerë edhe në ndeshjen paraardhëse. Do të vazhdoj të punoj që të përmirësohem”, theksoi 20-vjeçari shqiptar pas ndeshjes me Brighton.

LEXO TE PLOTE