Connect with Us

Tirana humbet titullarin për ndeshjen me Skënderbeun

Sport

Tirana humbet titullarin për ndeshjen me Skënderbeun

Publikuar

-

Tirana do të luajë pa Zhoselin Behiratçen në Korçë, ndërsa për sfidën e së shtunës shqetëson edhe Enur Totre. Mbrojtësi afrikan, i cili u dëmtua në sfidën me Kukësin, mësohet se ka pësuar një goditje në kockat e mesit të trupit.

Gjatë së martës lojtarit i është kryer një rezonancë, ku konkluzioni është i qartë. Duhet të pushojë katër-pesë ditë. Kjo do të thotë se mbrojtësi humb sfidën me Skënderbeun.

Nga ana tjetër, Tirana rrezikon të mos ketë në fushë as Enur Totren. Mesfushori dje ka vrapuar rreth fushës, pasi ka pasur lodhje muskulore. Gjithsesi, stafi është besimplotë për riaftësimin e lojtarit kur duhen edhe dy stërvitje deri në sfidën me korçarët. Gjithashtu jashtë është edhe Giamfi i cili ka lodhje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Përralla e Mesias, muratorit që po shkëlqen me Milanin në Champions League

Publikuar

-

Nga

Pritej Ibra, Brahim Diaz, Zhiru apo Rafael Leao. Por në fund, heroi i Milanit ishte Zhunior Mesias, sulmuesi brazilian i afruar këtë verë, historia e të cilit tregon se nuk duhet të dorëzohesh kurrë dhe se ëndrrat mund të bëhen realitet… edhe për një murator.

Ai spikati në moshë të re në Brazil, ku Kruzeiro nënshkroi kontratë me të, por një aksident automobilistik që në fillimet e karrierës, ku ishte tërësisht i dehur në timon, thuajse i mbylli karrierën, e për pak sa nuk i mori edhe jetën.

Ai për pak kohë hoqi dorë nga futbolli dhe pas moshës 20-vjeçare, u transferua në Itali te vëllai i tij, për ta nisur gjithçka nga zero. Dhe kjo nuk do të thotë vetëm me futbollin. Ai shkoi në Itali dhe punoi si murator “duke pasturar tulla gjithë ditën për 20 cent copa” siç ka treguar vetë, ashtu edhe si punëtor ngarkim-shkarkimi për pajisje shtëpiake “që të thyenin kurrizin”.



Futbolli kaloi në plan të dytë, aq sa ai luante vetëm në nivelet amatore me miqtë e tij, deri në vitin 2015 kur Ecio Rosi e pa duke luajtur dhe e afroi te Kazale. Ai më pas kaloi te Kieri, Gozano e Krotone, duke shënuar gola kudo deri në majin e këtij viti. Në moshën 30-vjeçare, Milani vendosi të paguante rreth 9 milionë euro për të siguruar kartonin dhe firmën e tij.

Nga murator, në Serinë D e pastaj në Ligën e Kampioneve, ku ëndrrat e bënë realitet dhe me gjuajtjen e parë në portë shënoi një gol i cili mund të kthehet në një nga më të rëndësishmit në historinë e viteve të fundit të Milanit. Një histori mbresëlënëse e deri tani, nga ato me fund të lumtur.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kundërshtoi vendimin e klubit, Hysaj duhet t’i paguajë 40.000 euro Napolit

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj duhet të zbrazë xhepat në këto ditë teksa i detyrohet ish-klubit të tij, Napolit, plot 40 mijë euro. Mbrojtësi është njoftuar se napoletanët kanë dalë të fituar nga procesi i hapur pas ndeshjes së dy viteve më parë kundër Salzburg në Champions League.

Të kaltrit u mposhtën në atë sfidë dhe klubi vendosi që lojtarët të grumbulloheshin në qendrën stërvitore dhe më pas ditën tjetër të nisnin prej mëngjesit stërvitjen. Mirëpo, ishin disa futbollistë që nuk e zbatuan këtë urdhër të klubit, e një prej tyre ishte edhe shkodrani i kombëtares.



Por, klubi italian nuk ia fali lojtarëve vendimin për të bërë sipas “kokës së tyre” e tashmë ka dalë e fituar ndërsa Hysajt i mbetet të shpenzojë shumën e majme për atë kapriço të dy viteve më parë.

“Bordi i Arbitrazhit të parashikuar nga Marrëveshja Kolektive LNPA/AIC/FIGC urdhëroi gjobën prej 40,000,00 € ndaj lojtarit Elseid Hysaj, duke njohur kështu legjitimitetin e tërheqjes së urdhëruar nga klubi dhe si pasojë shkeljen e kontratës nga lojtari, i cili nuk e respektoi direktivën e lëshuar nga klubi”, shkruhej në njoftimin e klubit të Napolit.

LEXO TE PLOTE

Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Siti përmbys PSG-në, Milani shtang Atletikon. Bindin edhe Reali me Liverpulin! Ja rezultatet

Publikuar

-

Nga

Manchester City ia ka dalë të fitojë me përmbysje në sfidën e sotme të Ligës së Kampionëve ndaj PSG. Qytetarët e panë veten në disavantazh në pjesën e dytë të sfidës, teksa u ndëshkuan nga një kombinim i Messi me Mbappe. Por, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola gjetën forca për të reaguar dhe në pak minuta përmbysën francezët. Sterling dhe Gabriel Jesus i dhurojnë ekipit tre pikë shumë të rëndësishme duke i siguruar kështu kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin A.

Nga ana tjetër, Milan ka suprizuar në transfertë Atletico Madrid duke i mposhtur spanjollët me rezultatin 0-1. Goli erdhi vonë për kuqezinjtë teksa Messiah shënoi në minutën e 87. Falë këtyre tre pikëve, kuqezinjtë rihapin llogaritë për kualifikim dhe ngjiten në vendin e tretë me 4 pikë në Grupin B, ndërsa para tyre shohin Porton me 5 pikë dhe Liverpool-in e kualifikuar me 15 pikë. Ndeshja e fundit për italianët do të jetë pikërisht ndaj anglezëve.

Sakaq, Real Madrid fitoi pa shumë problem ndaj Sheriff Tiraspol në transfertë me rezultatin 0-3. Golat për Los Blancos u realizuan nga Alaba dhe Kroos në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Benzema shënoi edhe të tretin. Pas kësaj ndeshje, madrilenët kualifikohen për më tej ndërsa në ndeshjen e fundit do të diskutojnë vendin e parë me Inter.

NDESHJET

GRUPI A

MANÇESTER SITI- PSG 2-1

Shënues: Sterling 63′, Gabriel Jesus 76′ / Mbappe 50’

KLUB BRYZH- LAJPCIG 0-5

Shënues: Nkunku 12’, 93′, Forsberg (pen.) 17’, 45+1’ Silva 27’

GRUPI C

SPORTING LISBONË- DORTMUND 3-1



Shënues: Pedro Goncalves 30′, 39′, Porro 81′ / Malen 93′

GRUPI D

SHERIF TIRASPOL- REAL MADRID 0-3

Shënues: Alaba 30’, Kroos 45+1’, Benzema 56′

GRUPI B

LIVERPUL-PORTO 2-0

Shënues: Alcantara 52′, Salah 70′

ATLETIKO MADRID-MILAN 0-1

Shënues: Messias 87′

 

LEXO TE PLOTE