LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre”/ Flori Mumajesi i del në mbrojtje Fifit: Të kryqëzuan

25 Nëntor 2021, 07:32, Lifestyle CNA
“Ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre”/ Flori Mumajesi i del

Pas incidentit të ndodhur të martën e kaluar gjatë spektaklit të Big Brother Vip, ku këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi u ndje keq, ka patur shumë reagime nga kolegët e saj dhe publiku që e ndjek.

Pas shpërthimit dhe kryqëzimit në rrjetet sociale, këngëtari Flori Mumajesi i ka dalë në mbrojtje. Përmes një statusi në Instagram, Flori shkruan se ajo nuk ka lidhje me helmin që njerëzit kanë brenda tyre.

?E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s?ke lidhje me helmin brenda tyre!

Të kryqezuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior, të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu ?dhemb”

Një këngë krijuar nga ty @fifi.official.fr aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohëshme??, shkruan Flori./ CNA.al

 

 

 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)

Lajmet e fundit nga