Connect with Us

Terrorizoi banorët e Yzberishtit/ Kapet pas 3 javësh 24-vjeçari në Tiranë

Kronika

Terrorizoi banorët e Yzberishtit/ Kapet pas 3 javësh 24-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

cna, lajme, kronike

Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës. I riu ishte shpallur në kërkim pasi më datë 6 nëntor bashkë me 6 persona të tjerë kanë qëlluar më armë zjarri në Yzberisht, duke terrorizuar banorët.

Nga hetimet ka rezultuar se ai është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. H., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 06.11.2021, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë  18.11.2021  ka vjedhur një sasi parash dhe disa produkte në marketin e shtetasit V. U.;

– Më datë 22.11.2021 ka vjedhur disa sende me vlerë në magazinën e shtetasit P. E./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Kokainë, kanabis dhe dhunë në familje/ 12 të arrestuar në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

12 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra penale të ndryshme, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Nga Forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen e shtetasit në kërkim J. B., 22 vjeç, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas iu dorëzua DVP Dibër, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit D. K., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 23.11.2021, në Rrugën e Barrikadave, së bashku me një shtetas tjetër të paidentifikuar, i ka vjedhur telefonin një shtetaseje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. H., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 06.11.2021, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

LEXO EDHE:  Video-“Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë”/ Policia rrugore ndëshkon drejtuesit: Mos fluturoni

LEXO EDHE:  Kërcënoi me kaçavidë e zyrtarin e ADZM-së / Arrestohet 27-vjeçari, në kërkim tre të tjerë

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë  18.11.2021  ka vjedhur një sasi parash dhe disa produkte në marketin e shtetasit V. U.;



– Më datë 22.11.2021 ka vjedhur disa sende me vlerë në magazinën e shtetasit P. E.;

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të lokalit që kishte me qira, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe dy shkopa bejzbolli. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet telefonit.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

—-

Specialistët e Qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

– Sh. S., 55 vjeç; F. Q., 37 vjeç dhe O. Ç., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– J. V., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– S. I., 22 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur dy mjete të parkuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një banesë/ Një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, aktuale

Një banesë në fshatin Kuqan të Elbasanit është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit ka mbetur i dëmtuar shtetasi N.K, 85 vjeç, i cili sipas njoftimit të policisë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.



Sipas të dhënave ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.

Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Durrës/ Efektivi i policisë përplas një fëmijë 3 vjeçar

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku hstetasi L.L, punonjës policie, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeçar.



“Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE