Connect with Us

Tërmeti, 1 miliardë lekë më shumë për bonuset e qirave/ Rama replikon me qytetarin

Politikë

Tërmeti, 1 miliardë lekë më shumë për bonuset e qirave/ Rama replikon me qytetarin

Publikuar

-

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra, sa i përket investimit dhe rindërtimit , pas dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit.

Bëhet fjalë për shifra që janë përfshirë në buxhetin e vitit 2022.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se 1 miliardë lekë më shumë do të jetë subvencionim i qirasë për tërmetin.

Si gjithnjë nuk mungojnë reagimet e qytetarëve në rrjetin sociale të kryeministrit, përfshirë këtu edhe kritika.

“O Kryeministër akoma me tërmetin ti…iku viti i 4  akoma me tërmetin”, i ka shkruar një qytetar, Ramës.

Ky i fundit i është kundërpërgjigjur, duke ia nxjerrë llogaritë gabim qytetarit.

LEXO EDHE:  Raporti i FMN/ Tabaku: Qeveria nuk mbështet qytetarët, por favorizon oligarkët

“Nuk ka ikur viti i katërt, po bëhen fiks 2 vjet nesër pasmesnate, ndërkohe që do të mbeten ende në kantier vetëm lagjet e mëdha në Tiranë e Durrës, plus disa pallate me dëmtime të renda që janë njësoj si t’i ndërtosh nga e para dhe mos harro, në keta dy vjet na hyri në mes edhe bllokimi prej pandemisë, e nëse të duken shumë dy vjet për tërë këto rindërtime që janë bërë, pyet pak në Itali se të thonë më shumë”, ka replikuar Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Buxheti 2022 dhe paketa fiskale/ Sot Kuvendi në seancë maratonë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Buxheti i vitit 2022, pas miratimit nga Komisioni Ekonomik do të shqyrtohet sot në Kuvend në një seancë maratonë.

Janë 14 pika, përfshirë këtu, buxhetin dhe paketën fiskale,  që janë planifikuar për tu shqyrtuar sot në Kuvend, të cilat po i sjellim më poshtë.

Plani ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 28, datë 23.11.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 15.11.2021

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

  1. Njoftime

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

  1. Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

  1. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

  1. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

2

  1. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

  1. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2022”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

  1. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme



LEXO EDHE:  Raporti i FMN/ Tabaku: Qeveria nuk mbështet qytetarët, por favorizon oligarkët

LEXO EDHE:  PD “sulmon” Prokurorinë/ “E kapur nga Edi Rama”

Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për zbatimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe hartimit në nivel përfundimtar dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, ratifikuar me ligjin nr. 86/2016”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

3

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e  marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19”. (Neni 83 dhe 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 28 të Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

(Shprehet një folës pro e një folës kundër)

Koha e votimit

  1. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 79/2021 “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit “Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 21/1 të Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Koha e votimit

  1. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 21/1 të Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Koha e votimit

  1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)’- parashikohet në rendin e ditës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta: Jam politikan koherent, e kam të rëndësishme çështjen e moralit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për mediat kosovare, është shprehur se është një politikan koherent që çështjen e moralit e ka shumë të rëndësishme edhe në politikë.

“Jam një politikan koherent që çështjen e moralit e ka shumë të rëndësishme edhe në politikë.”-tha Meta.



Sa i takon Bashës dhe deklaratave të tij për ‘Trekëndëshin e Bermudës’, Presidenti tha se ai shquhet jo vetëm për lapsuse në matematikë, por së fundmi edhe në gjeometri. Meta theksoi se Basha ka katër përgjegjësi madhore.

LEXO EDHE:  Rama nxjerr foto me policin e plagosur/ Mesazh protestuesve: Dora e drejtësisë mos vonoftë…

LEXO EDHE:  PD “sulmon” Prokurorinë/ “E kapur nga Edi Rama”

“Z.Basha ka katër përgjegjësi madhore për kapjen totale të shtetit nga Rilindja, të cilave ai nuk mund t’ju shmanget dot. “-tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pastrimi i parave të pista/ Si po jepen miliona metra tokë për leje ndërtimi

Publikuar

-

Nga

Paratë e pista po pastrohen në sektorin e ndërtimit. Kështu ka deklaruar deputeti i PD BelindKëlliçi, i cili gjatë Komisionit të Integrimit akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se ka dhënë me miliona metra katrorë tokë përgjatë viteve të fundit.

Këlliçi theksoi se faktet janë zyrtare dhe duhet vetëm vullnet politik për të hetuar pastrimin e parave të drogës në vendin tonë.

Fjala e plotë e Këlliçit:

Arsyeja pse ju përmend vitin 2016 është se në raportin e zyrës së Kombeve të Bashkuara për drogën, UNODC, Shqipëria në vitin 2016 zinte 24% të tregut të kanabisit në Europën Perëndimore dhe Qendrore dhe 61% të tregut në Europën Juglindore. Po këtë vit përllogaritej se bimët e prodhuara dhe të hedhura në treg shkonin në 3.2 milionë rrënjë kanabis sativa, me vlerë 2.2 miliardë euro. Sa 20% e PBB.

Tani, problemi këtu është: ku kanë shkuar këto 2.2 miliardë euro në vitin 2016?



Vijmë tek llogjika fare e thjeshtë. Në vitin 2017, në Tiranë janë dhënë 868,000 metra katrorë leje ndërtimi. Në 2018 kemi një rritje me 66%. Jepen 1.4 milionë metra katrorë leje ndërtimi. Këto janë të dhëna zyrtare të publikuara nga ju. Në 2019, në Tiranë rritet sërish sipërfaqja me 33%, jepen 1.9 milionë metra katrorë leje ndërtimi.

Në raportin e Global Initiative Netëork flitet për këtë 3.6 milionshin, që është një shqetësim kryesor i organizatave ndërkombëtare, sepse dukshëm flitet për pastrim të parave.

Ne e kemi denoncuar një rast konkret të një kompanie të themeluar në 2016-ën me 100 mijë lek të vjetra që ka marrë 3 leje ndërtimi në qendër të Tiranës dhe e shet metrin katror 4500-5000 euro. Nëse ekziston vullneti politik dhe dëshira për t’i shkuar në fund luftës për parandalimin e pastrimit të parave, ju i keni këto raste konkrete.

Sipas INSTAT-it, në Tiranë deri në vitin 2020 numri i popullsisë është rritur me 5395 familje. Me një llogjikë të thjeshtë, i bie që të mjaftonin 500 mijë metra katrorë për të akomoduar çdo familje me 4 anëtarë, sikur të kenë mundësi të gjitha këto familje të blejnë një apartament në Tiranë. Ndërkohë, e gjithë kjo kërkesë ezaurohet vetëm për periudhën Janar-Prill 2021, që janë dhënë 500 mijë metra katrorë leje ndërtimi në Tiranë. Çfarë bëhet me këto 3.1 milionë metra katrorë të tjera? Kush do t’i blejë? Ku dalin paratë?/CNA.al

LEXO TE PLOTE