Connect with Us

Tensione në PD e Fierit/ Luan Baçi denoncon: Kanë thyer bravën e derës, hynë si hajdut

Politikë

Tensione në PD e Fierit/ Luan Baçi denoncon: Kanë thyer bravën e derës, hynë si hajdut

Publikuar

-

Derës së selisë së PD në Fier i janë hequr bravat e derës. Kështu ka deklaruar deputeti Luan Baçi, i cili në një intervistë për emisionin “Zona Zero” në Top News, Baçi deklaroi se bashkë me anëtarë të seksionit të PD-së Fier bënë denoncim në polici.

Por kryetari i komanduar i PD në Fier, Agron Kapllanaj u shpreh se zyra është  marrë në dorëzim më procesverbal.

Zyrën e Partisë Demokratike, dega Fier e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së në qendër, të cilët kanë ardhur me një procesverbal dhe më kanë dhënë edhe çelësat, por edhe bazën material”, ka deklaruar ai.

Luan Baçi tha se ky është një veprim i turpshëm dhe një “hakmarrje” e Lulzim Bashës ndaj tij.

LEXO EDHE:  Deputetë të PD në pistën e avionit në Ishëm/ Paloka: Në Shqipëri e Kolumbi kartelet e drogës ndërtojnë pista avionësh

Policia ka pasur informacion paraprak për ngjarjen. Policia ka shkuar tek zyra dhe ka parë. Policia ka reaguar me vonesë për ngjarjen. Kush ka ardhur nga qendra (Tirana) të dorëzojë zyrën e deges së Fierit, ka shkelur ligjin. Nuk mund të vijë dikush nga Tirana të shqyeje derën dhe të futet brenda, qoftë edhe Lulzim Basha. Kjo ka nisur që me shkarkimin që më bëri Lulzim Basha. Është një veprim i turpshëm, është bërë natën si hajdutët”, tha ai.

Krisja e Luan Baçit me Lulzim Bashën, nisi pas ai u shfaq në “Foltoren” e Sali Berishës në Fier./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Ke degraduar si qenie njerëzore”/ Kulluri ‘masakron’ Bashën: Dështak komik!

Publikuar

-

Nga

Edvin Kulluri, kandidati i vet’shpallur për kryetar të PD-së, nuk i ndal akuzat ndaj Lulzim Bashës.

Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, ai shprehet se Basha ka degraduar në atë gjendje sa duket komik.

“Te shohesh kete njeri sesi ka degraduar me vjen keq! Sesi eshte bere komik ja vlen!



Do te te shoh Lulzim qe ti tregoj djalit se kur te rritet mos te besoje deshtake dhe genjeshtare patologjik si ty!

Dhe mbi te gjitha do te te shoh per te rikujtuar sesi kam patur te drejte 4 vite e gjysem per largimin tend dhe reformimin e Partise Demokratike qe ne ate zyre zyre mos ti shkele me kurre kemba nje qenie njerezore e degraduar si ti!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja po mbledh demokratët në shtëpi”/ Bumçi: Vendimit të DASH i mungon legjitimiteti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka deklaruar se vendimit për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha i mungon legjitimiteti.

Në një intervistë për Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, Bumçi theksoi se Basha duhet të japë dorëheqjen dhe se projekti i Foltores është të mbledhë të gjithë demokratët në shtëpinë e madhe.

“Kongresmeni Zeldin me të drejtë thotë se është jonormale që të shpallet Berisha non grata, kur nuk ka prova. Deri tani vërtetohet ajo që thotë Sali Berisha, atë që DASH e ka thënë vetë kur Berisha ka qenë në qeveri. Ky është një vendim që i mungon legjitimiteti.



LEXO EDHE:  Tensionet me Turqinë/ Greqia shpreson se nuk do të ketë konflikt

LEXO EDHE:  Tensionet me Turqinë/ Greqia shpreson se nuk do të ketë konflikt

Kongresmeni Zeldin ka thënë se është e treta herë që i drejtohet DASH për informacion për non gratën e Berishës dhe fakti që nuk merr përgjigje, është dyshuese.

Këto mund të them për shpalljen non grata të Berishën. Ndërsa, Basha duhet të japë dorëheqjen. Ne nuk duhet të kemi parti tjetër, ne jemi demokratë që duam PD shtëpi të madhe. Projekti i Foltores është të mbledhë të gjithë demokratët, pavarësisht a janë me Berishën a jo, por të jenë demokratë të vërtetë”, shprehet Bumçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja nuk ndalet/ Ja ku do mbahet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

Pas takimit në Kuçovë, ndalesa e radhës e liderit historik të PD, Sali Berisha, do të jetë neser në Kurbin.

Berisha e nisi lëvizjen për ndryshimin e Partisë Demokratike përmes një takimi në Tiranë në 17 shtator, duke vijuar më pas në Fier, Vlorë, Durrës, Gjirokastër, Shkodër,Elbasan, Kukës etj.



Ndërsa më 11 Dhjetor pritet të mbahet Kuvendi./CNA.al

LEXO TE PLOTE