Connect with Us

“Tallava me rrena të pështira”/ Shehu i “nxjerr bojën” Ramës, çfarë parashikon buxheti 2022

Politikë

“Tallava me rrena të pështira”/ Shehu i “nxjerr bojën” Ramës, çfarë parashikon buxheti 2022

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Eksperti i Ekonomisë, Sherefedin Shehu ka reaguar në lidhje me takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me një përfqësi të fermerëve që po protestonin përpara Kuvendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se në fakt ajo që Rama tha ishte thjeshtë “një tallava me rrena të pështira”.

Sipas tij buxheti i vitit 2022 është 29 milion dhe jo 32 milionë Euro, dhe nga ky buxhet vetëm 1 miliardë lekë ose 8,3 milion Euro janë financime për zhvillimin rural ku mund të përfitojnë diçka edhe fermerët.

Z. Rama po shet axhendat e tij politike si kryefjalë të Buxhetit 2022

Sot z. Rama, si një kaubojs që mendon se kontrollon, përveç parave, edhe mendjet e shqiptarëve, doli nga Kuvendi dhe ftoi në kafe disa fermerë. Por si gjithmonë pamë një tallava me rrena të pështira.

Shprehu habinë që fermerëve ju dukeshin pak 32 milion Euro të vëna në dispozicion për ta në buxhetin 2022 kur në fakt nuk ka parashikuar as çerekun e tyre. Buxheti 2022 për programin e Zhvillimit Rural që nuk është vetëm për fermerët të cilët robëtohen duke punuar tokat apo ju shërbyer bagëtive të tyre është 29 milion dhe jo 32 milionë Euro. Së dyti, nga ky buxhet vetëm 1 miliardë lekë ose 8,3 milion Euro janë financime për zhvillimin rural ku mund të përfitojnë diçka edhe fermerët. Diferenca prej 2,4 miliardë lekë ose pak më pak se 20 milion Euro janë financime të huaja që do të shkojnë për industrinë Agroushqimore nëpërmjet programeve të mbështetjes nga Bashkimi Europian.

Edhe disbursimi i këtyre parave në rastin më të mirë do të jetë 35% (përqind) pra maksimumi që mund të përfitohet prej tyre është 7 milion Euro. Dhe siç u tha kjo shumë nuk është për fermerët por për industrialistët e bujqësisë. Pra mbështetja e z. Rama për fermerët është lëmoshë po të këmi parasysh që mbështetja direkte që Serbia, Maqedonia dhe Kosova ju japin fermerëve (atyre që punojnë në arë apo mbarështojnë bagëti) është 15 herë më e lartë.”-shkruan Sherefedin Shehu.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Ish-ministri i Ramës zbardh prapaskenat

Më tej, ai thekson se e njëjta gjë ndodh edhe me ndihmën ekonomike.

Paketa sociale që po reklamohet si kryefjala e buxhetit 2022 është vetëm agendë dhe retorikë politike sepse fondet e parashikuara në buxhetin 2022 për Ndihmën Ekonomike dhe të paaftët janë 1,2 miliardë lekë më të ulëta se ato të këtij viti dhe 0,1% (përqind) më të ulëta në raport me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB). Ndërkohë pagesat për të paaftët janë të fiksuara në ligj dhe të parat që zbriten nga ky fond dhe vetëm ajo që tepron shkon për ndihmën ekonomike. Kështu ndihma ekonomike do të vazhdojë që të jetë lëmoshë dhe jo mbështetje e vërtetë për qytetarët në nevojë.”-përfundon postimin e tij Sherefedin Shehu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Për herë të parë në historikun e PD/ Mandatet me elementë sigurie

Publikuar

-

Nga

Teksa po afron 11 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD i kërkuar nga delegatët, ka nisur dhe po vazhdon shpërndarja e mandateve të delegatëve.

Vihet re një kujdes i madh mbi legjitimimin e procesit, ato përmbajnë emër, atësi mbiemër dhe postin në organigramën e degës së qytetit përkatës.

Sipas informacioneve nga CNA.al i mandatuari, delegati, paraqet dhe ID për konfirmim. Çdo mandat është elektronik, me një barkod identifikues.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Çmendet qeveria, koncesion i ri 200 milionë dollarë për kolaudimin

LEXO EDHE:  Mbi 70% e kabinetit të ri gra/ Mustafaj kritika Ramës: Shumica nuk meritojnë të jenë as drejtoresha



Kjo është hera e parë në historikun e PD që mandatet janë me elementë sigurie.

Kujtojmë se në kuvendin e fundit delegatët u njoftuan vetëm me SMS nga PD, siç janë shprehur shumë delegatë./CNA.al

Në foto një mandat i degës PD, Durrës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i kapur nga Rama?/ Bylykbashi paralajmëron fakte të tjera, do të dalin së shpejti

Publikuar

-

Nga

Gafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat RamënGafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat Ramën

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, shprehet se Lulzim Basha është i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi  tha se ai personalisht ka fakte të tjera në lidhje me Bashën dhe se ato do të dalin

“Unë jam nga ata politikanë që dëshiroj të gjykoj në bazë të fakteve. Faktet dalin. Unë di fakte të tjera, por kemi zhvillime të fundit që po dëgjojmë, mbetet për t’u parë se si do dalin në lidhje me këto të ‘Toyota Yaris’. Janë fakte që dalin dhe mund t’i analizosh publikisht dhe në aspektin juridik. 



LEXO EDHE:  “Rama kryen vepër penale dhe e pranon live”/ Deputeti thirrje SPAK

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Thellohet çarja në qeveri/ “Luftë” Rama-Haxhinasto për fondet në infrastrukturë

Basha ka vepruar në një seri faktesh që e ka shtyrë nga një veprim i gabuar në tjetrin. Basha kërkon ta ketë mburojë PD”. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Na çoi në konflikt me ndërkombëtarët”/ Bylykbashi flet me bindje: Basha shkarkohet më 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, thekson se vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite kanë dërrmuar Partinë Demokratike, duke e çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Në një dalje televizive, ai u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të votohet edhe për shkarkimin e Bashës.

 “Statuti e parashikon që kryetari shkarkohet nga kuvendi kombëtar. Kryetari i Partisë shkarkohet nga kuvendi. Tashmë nuk ka dyshim që e gjitha po projektohet drejt asaj për një seri veprimesh që ka marr zoti Basha që na kanë çuar edhe tek humbja e zgjedhjeve. 



LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Çmendet qeveria, koncesion i ri 200 milionë dollarë për kolaudimin

LEXO EDHE:  ‘Po i përdor vaksinat për fushatë’/ Rama ‘shfajësohet’ në Lezhë: Nuk na ranë nga qielli

Është e pa diskutueshme blerja masive e votës që ka bërë Rama, që është vepër penale, kriminale. Por nga ana tjetër kemi një Bashë që ka marr vendime strategjike të gabuara. Jo para 25 prillit, por duke filluar nga ngritja e çadrës e këtej që kanë çuar PD në turbulenca duke dërrmuar energjitë e partisë edhe në raport me ndërkombëtarët.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE