LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Ja lista e gjyqtarëve që zvarriten në Vetting

25 Nëntor 2021, 13:12, Vetingu CNA
Skandal/ Ja lista e gjyqtarëve që zvarriten në Vetting

Reforma në Drejtësi, Vettingu në drejtësi, janë kryefjala e viteve të fundit. Që nga viti 2017 e deri më sot, nuk ka ditë që të mos flitet për pastrimin e drejtësisë.

Janë disa njerëz të sistemit të drejtësisë, prokurorë e gjyqtarë, për të cilët ka nisur prej vitesh rivlerësimi, ndërkohë që nuk kanë dalë në Vetting.

Disa prokurorë dhe gjyqtarë, janë rivlerësuar me shpejtësinë e erës. Janë hapur për ta hetime dhe janë mbyllur në kohë rekord e për disa të tjerë, janë hapur hetimet dhe janë lënë zvarrë për vite.

Sot po ndalemi tek gjyqtarët, cilët janë ata që duket se po favorizohen nga Vettingu, dhe për pasojë procesi për ta po zvarritet.

Me 17.12.2019. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në zbatim të ligjit nr. 84/2016 ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë? dhe pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisioni, me vendimin nr. 97, datë 6.12.2019, pezulloi shortin e parashikuar në germën ?a? të pikës 6 të nenit 3 të rregullores ?Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit? dhe vendosi shpërndarjen me short në datën 16.12.2019 të çështjeve të miratuar me vendimin nr. 86, datë 25.11.2019, të Komisionit, sipas pikës 8 të nenit 3 të rregullores ?Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit?.

Në listën e subjekteve të shortuar më 16.12.2019, bëjnë pjesë 64 gjyqtarë.  Por nga këta 64 gjyqtarë, 24 prej tyre ende nuk kanë dalë në Vetting.

Kjo zvarritje ngre dyshime në dy pista. E para ose kemi të bëjmë me dështimin e reformës dhe e dyta është pista korrupsionit.

Organet e Vettingut, duhej të  kishin përshpejtuar në rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve  të shortuar dhe jo të dilnin  e të kërkonin  zgjatjen e mandatit për të vijuar më tej.

Pasi të 64 subjektet janë përzgjedhur në një vit, por vetëm për 39 pre tyre anë dalë në Vetting. Në listën e të ?paprekshmëve?, janë gjyqtarë, nga Tirana, Berati, Vlora, Korça, Durrësi dhe Shkodra.

Më poshtë po sjellim listën:

1.Pëllumb Zaimi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat

2. Matilda Shalla Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

3. Taulant Banushi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

4. Andri Ymeri Gjykata e Rrethit Shkodër

5. Arqile Basho Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë

6. Arbana Selmanaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë

7. Shpëtim Reka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

8. Flora Hasimi (Hysi) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

9. Arben Lera Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë

10. Flutura Hoxha Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë

11. Gentian Marku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë

12.Ermira Dedja Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër

13.Albert Meça Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

`14. Altin Abdiu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

15. Arjan Aliaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

16. Arjana Gumbardhi (Caco) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

17. Enkela Vlora (Bajo) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

18. Fida Osmani (Stojku) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

19. Kastriot Gramshi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

20. Teuta Hoxha Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

21. Vjosa Zaimi (Çela) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

22.Etleva Gjamo (Cami) Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë

23. Emiljano Ruli Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

24. Bevis Shehaj Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë. / CNA.al

Lajmet e fundit nga