Connect with Us

Situata ekonomike në vend/ Berisha i numëron dështimet Ramës

Politikë

Situata ekonomike në vend/ Berisha i numëron dështimet Ramës

Publikuar

-

/

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë Foltores që po mban me demokratët në Kuçovë, teksa ka folur për situatën politike në vend, i ka numëruar kryeministrit Edi Rama të gjitha dështimet gjatë tetë viteve të drejtimit të qeverisë.

Berisha në fjalën e tij deklaroi se shqiptarët janë përballur këto vite me rritjen më të madhe të produkteve ushqimore në rajon dhe me rrogën më të ulët. Sipas tij, edhe ccmimi i naftës dhe benzinës kanë përsuar një rritje shumë të madhe, duke hequr një paralele me Zvicrën.

“Në tetë vite Rama arriti të ulë rrogat përmes inflacionit. Sot kanë një rrogë mesatare 30% më të ulët se sa në Kosovë. Sot Shqipëria është vendi i çmimeve më të larta në rajon, por në disa artikuj tejkalon çdo vend tjetër.

LEXO EDHE:  Rama kërkon “pakt” me banorët e Kukësit

Benzina dhe nafta kanë të njëjtin ccmim me Zvicrën, paçka se Zvicra ka të ardhurat më të larta në botë. Në tetë vite, rrënim dhe gjobë u bënë ligji i këtij vendi. Shqipëria zë vendin e dytë për rryshfetin. Për ccdo të drejtë duhet të paguani qeveritarët e korruptuar sepse nuk fitoni të drejtat tuaja. Qytetarët shqiptarë paguajnë për studimet e larta më shumë.

Në tetë vite qytetarët shqiptarë përjetuan një terror, duke u arrestuar për mos pagimin e ujit dhe dritave. Këtë e bëri një njeri shpirtzi, i cili dilte para qytetarëve me hekur të zi në dorë.

Në këto tetë vite çdo qytetar shqiptar është zhytur në borxh”, tha Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Baçi: Rama po ndihmon Bashën, primaret vendosin kandidatin

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD Luan Baçi, teksa foli për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, u shpreh se kryeministri Edi Rama po ndihmon Lulzim Bashën.

Në një intervistë për media, Baçi deklaroi se primaret vendosin kandidatin që do kenë demokratët në bashkitë ku do mbahen zgjedhjet lokale.



PD do të bëjë primare dhe ai kandidat që do jetë më i votuari, do të jetë edhe ai që do të kandidojë zyrtarisht. PD nuk është në dy kampe. Këtu ka konflikt mes anëtarësisë së PD dhe deputetit Basha, që nuk pranon vullnetin e anëtarësisë. Rama po ndihmon Bashën, primaret të vendosin për kandidatin e demokratëve.

Basha vazhdon me lojën e fjalëve, duke qenë kontradiktor në ato që thotë. Basha është një autoritar, i vogël në mendimin e tij, e shikon Partinë Demokratike si pronë, edhe pse vendi që ka është i falur e nuk e ka fituar me punë e djersë. Veprimet e Bashës janë të habitshme dhe nuk mund t’i bëjë dot një njeri që është në atë pozitë. Basha ka zhgënjyer ata demokratë që janë mbytur me gaz lotsjellës, për ata demokratë që janë burgosur për PD-në”, deklaroi Baçi./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme/ Korreshi tregon mënyrën, si mund të dalë PD fituese

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars.

Ai deklaroi se e vetmja mundësi për ti fituar ato është që PD të bashkohet me një kandidat të vetëm.

“Ne duhet ti fitojmë këto zgjedhje dhe këto fitohen nëse ato janë të bashkuar, do kishim shanse reale për ti fituar këto zgjedhje. Lushnja i fiton zgjedhjet si bashki nga PD. Këtu nënkuptoj të gjithë demokratët të cilët duhet të marrin fatet e tyre në dorë dhe duhet të kandidojmë me një sigël ne jemi partia demokratike dhe jemi demokratë nuk mund të kandidojmë brenda vetvetes sonë me dy kandidatë të ndryshëm, do vinim në siklet shumë shok e miq që i kemi pasur përkrah.

Duhet ti japim mesazhin e parë qeverisë se ne i fitojmë zgjedhjet dhe kjo vetëm duke qenë të bashkuar.



LEXO EDHE:  “Basha është një lider i thyer”/ Berisha: Anëtarësia e PD nuk e beson

LEXO EDHE:  "Basha është një lider i thyer”/ Berisha: Anëtarësia e PD nuk e beson

Kjo qeveri përdor të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundshme për të fituar zgjedhjet, në këtë raste do gabonim nëse nuk garojmë të bashkuar. Nëse ne nuk bindim njeri-tjetrin, nëse jemi të përçarë poshtë është e kotë të bëjmë një kërkesë për më lart. Nëse vendosim me njeri tjetrin për një kandidat të përbashkët i fitojmë zgjedhjet.

Kjo nuk është një test, ne duhet ti tregojmë Ramës që fitojmë dhe se ka ardhur koha që ai të largohet. Nuk jam për teste brenda partisë sepse ky do të ishte turpi i demokratëve të mos gjejmë dakordësi sepse s’mund të flasin 30 veta për 17 mijë demokratë.

Nuk jemi për teste por për të fituar bashkinë e Lushnjës dhe jo se kush i ka votat Basha apo Berisha.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka pranoi manipulimin e votave për tu bërë Basha kryetar/ Kadilli i revoltuar: Të largohet menjëherë

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka pranoi ditën e djeshme se Lulzim Basha u bë kryetar partie përmes votave të manipuluara.

Lidhur me këtë deklarat, ka ardhur një reagim i ashpër nga Fatbardh Kadilli, i cili gjithashtu ka qenë kandidat për kryetar të PD.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Kadilli shkruan se nuk do të komentojë faktin se ai është viktimë e atyre zgjedhjeve, por kërkon që Lulzim Basha dhe elita drejtuese e PD duhet të largohet dhe të krijohet një një administratë partiake profesioniste, e paanshme në organizimin e zgjedhjeve të brendshme.

Tre propozime prej një rrëfimi. Edi Paloka u shfaq i penduar dje duke pranuar që kishte punuar për vjedhjen e votave për të rizgjedhur Lulzim Bashën si kryetar të partisë. Nuk dua të komentoj nisur nga fakti që unë jam viktimë direkte e vjedhjes së votave në PD. Nuk komentoj as rrëfimin e këtij mëkati të pafalshëm të Palokës.

Dua të ngre tre kërkesa që nën dritën e deklaratës së Palokës janë më të domosdoshme se kurrë për të ardhmen e PD-së:

1-Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen duke mundësuar që në PD të ketë garë për kryetarin. Vetëm fakti që solli Paloka është në vetvete detyrim që Basha të japë menjëherë dorëheqjen.



LEXO EDHE:  Rama kërkon “pakt” me banorët e Kukësit

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Mbrojtjes sulmon qeverinë Rama

2-PD duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si administrohet: duhet të krijohet një administratë partiake profesioniste, e paanshme në organizimin dhe administrimin e të gjitha aktiviteteve partiake përfshi zgjedhjet e brendshme.

3-PD ka nevojë të ndërrojë urgjentisht jo vetëm kryetarin, por edhe elitën e saj drejtuese. Shumë drejtues të lartë, si mes atyre që mbështesin Bashën edhe atyre që mbështesin Berishën, janë komprementuar rëndë dhe nuk mund të jenë pjesë e drejtimit të PD-së në të ardhmen.

Nëse këto tre kërkesa do të plotësohen, ato do sjellin edhe një rezultat jetik për të ardhmen: unifikimin e PD-së me një kryetar dhe ekip të ri drejtues dhe një vizion të ri për të ardhmen“, shkruan Kadilli./E.K-CNA.al

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

LEXO TE PLOTE