Connect with Us

Shumë shqiptarë në fushë/ Njihuni me ndeshjet e Europa dhe Conference League

Sport

Shumë shqiptarë në fushë/ Njihuni me ndeshjet e Europa dhe Conference League

Publikuar

-

Pas emocionve të ndeshjeve të Champions League, ditën e sotme do të luhen sfidat e parafundit në grup të Europa dhe Conference League. Në program në Europa League janë 15 ndeshje, ndërsa në Conference League janë 16 sfida që do të luhen në dy orare të ndryshe. Në fushë ditën e sotme do të zbresin edhe disa prej lojtarëve shqiptarë.

Strakosha dhe Hysaj me Lazion do të përballen me Lokomotivën e Moskës dhe fitorja është detyrim për skuadrën italiane për të kaluar në raundin tjetër. “Finale” edhe për Legian që sfidon Leicesterin në transfertë me Muçin që pritet ta nisë titullar, ndërsa Çelhaka me shumë mundësi do të jetë në stol.

Në Conference League, Kumbulla është projektuar sërish titullar në sfidën që Roma do të luajë ndaj Zorya si dhe Mihaj te Paok që do të përballet me Slovan Bratislavën. Bazeli i Xhakës do të luajë në transfertë ndaj Kairat dhe mesfushori shqiptar do të jetë titullar si zakonisht.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Zbulohet misteri i zemrës së zhdukur të Maradonës/ Ja ku përfundoi…

Publikuar

-

Nga

Ku shkoi zemra e Diego Armando Maradonës? Dukej një mister, pasi ditët e fundit doli lajmi: “Pibe de Oro” u varros pa zemër. Tashmë është sqaruar arsyeja: organi është nxjerrë më 25 nëntor gjatë autopsisë. Me atë rast, specialistët vendosën edhe heqjen e mëlçisë dhe veshkave për t’i studiuar më në detaje, procedurë kjo që shpesh aplikohet kur nuk janë të qarta arsyet e vdekjes.

Gjyqtarët që po ndjekin çështjen, kanë përcaktuar se ku do të mbahen dhe për sa kohë. Kështu, më 2 dhjetor 2020, pikërisht një javë pas vdekjes së Maradonës, zemra, mëlçia dhe veshkat, u transferuan në Departamentin e Anatomisë Patologjike të Mbikëqyrjes Shkencore të Policisë së provincës së Buenos Aires.

Një operacion i përfunduar me një sërë masash paraprake, sepse ishte planifikuar një sulm në rrjetet sociale, me qëllim vjedhjen e zemrës së Maradonës dhe mbajtjen e saj si trofe. Një plan operacional i zhvilluar në detaje: grupi kishte studiuar se si dhe ku të hynte në ndërtesë.



Në ekzaminimet plotësuese u konstatua se zemra e Maradonës peshonte 503 gram, pothuajse dyfishi i asaj të një personi të shëndetshëm. Informacioni i lejoi specialistët të përcaktonin se vdekja e Maradonës ishte shkaktuar nga dëmtimi i zemrës. Përveç kësaj, janë gjetur disa plagë për shkak të mikroinfarkteve të pësuar në të kaluarën.

Sipas protokollit, organet e Diegos do të ruhen për 10 vitet e ardhshme në formalinë. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, zemra e Maradonës do të mbahet, me një nivel të lartë sigurie, në Departamentin e Anatomisë Patologjike, që i përket Policisë së Buenos Aires, vetëm 300 metra nga stadiumet “Gimansia” dhe “Esgrima de La Plata”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Daja: Duam fitoren me çdo kusht, gëzojmë dhe vuajmë bashkë me tifozët

Publikuar

-

Nga

Në prag të ndeshjes kundër Teutës, që do të luhet nesër në orën 16:45, trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka dalë në një konferencë për shtyp për mediat.

Tekniku ka bërë një analizë të fazës së parë, ka deklaruar se përballë kampionëve, të kuqtë kërkojnë vetëm fitoren dhe se nuk ka asnjë polemikë me tifozët, por të gjithë bashkë do të kërkojnë kthesën e këtyre rezultateve negative.

Faza e parë– “Kemi krizë rezultatesh, sepse Partizani nuk është mësuar me këto rezultate. Por kemi paraqitur një lojë, ku nuk jemi dominuar nga ekipet e tjera. Po ti bësh një analizë fazës, besoj se të gjitha ekipet kanë qenë të paqëndrueshme, ashtu si Partizani. Me përjashtim të 2 ekipeve të para. Në lojë kemi bërë më mirë se të tjerët dhe kjo na jep garanci”.

Objektivi –“Vetëm fitore kërkon Partizani, kemi rreth 2 javë që jemi mbledhur dhe kemi thënë që të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë sfidë. Teuta është kampionia në fuqi, një skuadër cinike, që të godet. Nesër do të jemi të gjithë bashkë, që të arrijmë suksesin”.

Ndryshimi i skemave-“Nuk ka të bëjë me ndryshimin e manovrës, por me kundërshtarin dhe lojtarët që kemi në dispozicion. Në 4-4-2 nuk mund të fusësh një lojtar mbrojtës, por koha e pakët për të përgatitur këtë përballje na bën të mundur që me spostimin e Grigorov të kemi një skemë të përafërt me atë që kemi përdorur”.

Ndërthurja e lojtarëve– “4 apo 5 lojtarë të rinj janë pjesë e formacionit titullar. Nuk i kanë bërë ata gabimet, i kemi bërë të gjithë bashkë. Nga ana psikologjike lojtarët e rinj vuajnë pak më shumë, por me këta të rinj kemi një të ardhme të sigurte”.



Tifozët- “Duan fitore dhe e kuptoj dëshpërimin e tyre, të njëjtën gjë përjetojmë edhe ne si lojtarë dhe staf. Rezultati është qëllimi kryesor, por edhe loja e bukur është shumë e rëndësishme. Tifozët duan që lojtarët të japin maksimumin në fushën e lojës, këtë e kemi bërë dhe jemi të mërzitur nga kjo krizë rezultatesh.

Tifozët janë pjesë e klubit, sidomos tifozët e Partizanit. Nuk bëj komente këtu, do të flasim në fushën e lojës dhe keqkuptimet do ti zgjidhim. Luajmë për tifozët, jemi me ta, vuajmë dhe gëzojmë bashkë me ta”.

Dëmtimet-“E njëjta skuadër që luajti kundër Laçit, ata që munguan në atë sfidë do të mungojnë edhe kundër Teutës”.

Ndeshje vendimtare-“Kemi humbur me Teutën në javën e parë dhe një humbje tjetër e kemi marrë më vonë. Kemi përballë një skuadër shumë të fortë dhe e vetmja mënyrë për të marrë tre pikët është që të jemi të gjithë bashkë në të dyja fazat e lojës, do të bëjmë të pamundurën që të marrim fitoren.

I druhem Teutës se ka lojtarë mjaft të mirë, i respektojmë, nuk i kemi frikë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushën e lojës”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Kritika e radhës ndaj Kimmich: Do luanim edhe një vit pa tifozë nëse do silleshim si ai

Publikuar

-

Nga

Bayern Munchen nuk po kalon një moment të mirë. Humbja në derbin me Augsburg ishte e papritur, teksa ka krijuar shqetësim vendimi i tre lojtarëve për të mos marrë dozat e vaksinës ndaj koronavirusit.

Joshua Kimmich, Eric-Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance janë kundër vaksinës, qëndrim nga i cili nuk po heqin dorë edhe pse po kritikohen pafund. Dy të parët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 ditën e djeshme.



Lojtarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë, teksa drejtuesit e Bayernit kanë vendosur t’u ulin rrogat. Ish-sulmuesi i ekipit bavarez dhe kombëtares gjermane, Mario Gomez i është bashkuar korit të kritikëve ndaj Kimmich.

Stadiumet në Gjermani janë plot, sepse 70-80% e personave janë të vaksinuar. Edhe ai përfiton nga një gjë e tillë. Nëse të gjithë do të silleshin si Joshua, ndoshta do të luanim sërish një tjetër vit pa tifozë në stadium”, deklaroi Gomez.

LEXO TE PLOTE