Connect with Us

Shkrumbohet nga flakët makina në Lushnje/ Detajet e para

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në Lushnje/ Detajet e para

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një makinë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në baypasin e Lushnjës.

Mësohet se automjeti tip Benz Mercedes me targa AA 802 AA, ka marrë flake në ecje.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, ka mundur të dalë pa lëndime.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa në vendngjarje ka shkuar dhe grupi hetimor./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Kamerat e filmuan autorin të maskuar para vrasjes/ Si e qëlloi ish-deputetin me pistoletën e futur në qese

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Nga Xhensila Kodra

ABC siguron dosjen e vrasjes së biznesmenit Pashko Ujka, ngjarje e ndodhur një javë më parë pranë banesës së tij në Shkodër. Referuar provave të mbledhura në vendngjarje si dhe nga kamerat e sigurisë në zonë, hetuesit kanë ngritur dyshimet se autorët e kanë vëzhguar biznesmenin dhe kanë pritur momentin ku ai të rikthehej në banesë.

Në dosje citohen lëvizjet e kryera nga Ujka pak para se të ndodhte krimi. Biznesmeni kishte dalë nga banesa e tij së bashku me bashkëshorten, Natalina, si dhe të vëllanë, Gjek Ujka.

Pasi janë përshëndetur me Gjekën, ata kanë ecur drejt vendit të quajtur “Te dollari” dhe janë kthyer në rrugën para Kishës Ortodokse ku në një kioskë, Pashk Ujka ka blerë një paketë cigare. Bashkë me gruan, ai është nisur më pas në drejtim të pallatit ku banonte. Por, në afërsi të një shatërvani në mesin e lulishtes, i është zënë pritë nga autorët, të cilët e qëlluan me një plumb në shpinë.

Kamerat e sigurisë aty parën, nuk kanë mundur të fiksojnë momentin e ngjarjes. Kjo për shkak të errësirës dhe se fushëpamja e tyre ishte e zënë nga pemët. Referuar dosjes, në kamera është fiksuar vetëm hija e një personi që lëvizje me shpejtësi në momentin që sheh se po afrohej çifti Ujka.



Ndërsa një tjetër kamer sigurie ka fiksuar momentin kur në pedonale kalon një person i dyshimtë, trup i mbushur, i veshur me të zeza, në kokë mban kapele të zezë me strehë e me kapuç pas qafe, doreza në duar dhe maskë anticovid në fytyrë. Në dorë, ai mban një qese të bardhë e cila mbulon një qese ose çantë tjetër të zezë, ku dyshohet se ndodhej arma. Përdorimi i qeses, për hetuesit shpjegon edhe mungesën e gëzhojën në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Përplasen dy makina në rrugën e Rinasit/ Plagosen dy fëmijë

LEXO EDHE:  Sarandë/ Digjen tre automjete, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Për hetuesit, ky person ka ngjashmëri me trupin e Marjan Kolës ose Aleksandër Kelmendit, të arrestuar si autorë të dyshuar të ngjarjes. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes të Pashk Ujkës me babanë e Kristianit, Aleksandër Kelmendi për shkak të prishjes së pazarit për blerjen e një apartamenti të ndërtuar nga viktima.

Sipas djalit të biznesmenit, babai i tij kishte nxjerrë jashtë nga banesa Aleksandër Kelmendin, pasi nuk i kishte paguar paratë për apartamentin. Ndërsa Kristian Kelmendi ka deklaruar se familja e tij i kishte dhënë një shumë prej 20 mjë eurosh viktimës. Për shkak të gjetjes së barutit në duart e Kristian Kelmendit dhe Marjan Kolës, hetuesit dyshojnë se ata janë autorë të vrasjes. Por, të dy të arrestuarit e kanë kundërshtuar fortë akuzës, duke thënë se ditën e vrasjes kanë qenë në Kosovë dhe se në Prishtinë kishin kryer qitje në një poligon.

Dy të rinjtë u ndaluar në Morinë më datë 30 nëntor kur po tentonin që të futeshin në territorin e Shqipërisë. Të shtunën, Gjykata e Shkodrës caktoi për masën arrest në burg me afat 30 ditë, ku tashmë janë kërkuar si provë edhe pamjet e kamerave të poligonin në Kosovë, për të vërtetuar deklarimet e tyre.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Skandali grek/ Si u pajis me pasaportë false vrasësi i oficerit në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Vrasësi i oficerit të policisë në Shqipëri është një nga klientët e bandës së falsifikimit të dokumnetave në Greqi.

Shqiptari, i akuzuar për vrasjen e oficerit, Artan Cuku, është pajisur me dokument identifikimi grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminelave shqiptarë që të mos binin në gjurmët e drejtësisë.

Porositësi i vrasjes së Artan Cukut, Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.

Për ndryshimin e identitetit, ai ka paguar shumën 35 mijë euro.  Rrjeti i falsifikatorëve u zbërthye falë një identiteti të rremë të zbuluar rastësisht dhe raportohet se kishte struktura të ngritura me detyra të ndara specifike.

Ky grup i mundësonte kriminelëve kryesisht shqiptarë që të “pagëzoheshin” si grekë të ish Bashkimit Sovjetik.

LEXO EDHE:  Kosove, makina e shtetit transporton turshi (Foto)

LEXO EDHE:  E rëndë/ Makina merr flakë, plagoset shoferi



Sipas Abc news rrjeti me identitete të rreme dhe helenizime të paligjshme vepronte kryesisht në Atikë. Deri më tani janë arrestuar dy drejtuesit, nëntë oficerë policie, një nëpunës civil, një avokat, një sekretar dhe pesë anëtarë të tjerë të unazës falsifikuese.

Një klient u arrestua edhe për ryshfet punonjësi, certifikatë false dhe përdorim certifikate false. Në dosje janë përfshirë edhe 195 persona, ku 21 janë policë, 2 pensionistë, një nëpunës civil dhe 171 persona të tjerë.

Gjithsej 200 persona janë përfshirë në “klientelën” e këtij qarku që u shiste kriminelëve të huaj, kryesisht shqiptarë, karta identiteti dhe pasaporta false.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Greqi/ I burgosuri shqiptar vetëvritet me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i burgosur shqiptar në Greqi. Shqiptari i ka dhënë fund jetës së tij gjatë transferimit nga spitali i Amfisës në burgun e Malandrinos.

Mësohet se 38-vjeçari është varur me lidhëse këpucësh pasditen e së enjtes. Ai u dërgua në spital nga gardianët e burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.



LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina përplas drejtuesin e biçikletës

38 vjeçari po vuante dënimin me burg për vepra të ndryshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE