Connect with Us

Rreh ish gruan dhe i dëmton automjetin/ Arrestohet 46 vjeçari

Kronika

Rreh ish gruan dhe i dëmton automjetin/ Arrestohet 46 vjeçari

Publikuar

-

/
Infektohen tre policë në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë drejt Tiranës efektivi i Shqiponjave

Policia ka vënë në pranga 46 vjeçarin R.T , pasi ka ushtruar dhunë mbi ish bashkëshorten e tij dhe i ka dëmtuar automjetin.

46 vjeçari gjithashtu kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

4000 euro për të favorizuar marrjen e gradës/ GJKKO vendos për “fatin” e pedagogut dhe policit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për pedagogun e Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurra dhe efektivin e policisë rrugore, Dritan Lelajn.

Ata akuzohen për falsifikim të  dokumenteve dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.



Kryekomisari Qetsor Gurra lektor në Akademinë e Sigurisë, i kishte premtuar inspektorit të policisë rrugore, Dritan Lelajt se do ta favorizonte që të fitonte gradën nënkomisar, kundrejt 4000 eurove.

LEXO EDHE:  Vendosi tritol në dritaren e një banese/ Arrestohet 60 vjeçari në Tiranë

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim për shpërndarje të drogës/ Arrestohet 39 vjeçari nga Serbia

Kujtojmë këtu se ata ranë në pranga, pas hetimeve disa mujore të kryera nga SHÇBA, ku rezultoi se Qetësor Gurra ka favorizuar policin e rrugores Dritan Lelaj që të merrte përmes falsifikimit të dokumenteve gradën nënkomisar gjatë procesit të konkurrimit në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolle të befasishme nga policia në Durrës/ Kapet në flagrancë 28 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në lërkim dhe atyre që shpërndajnë lënë narkotike apo qarkullojnë me armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit, është kapur në flagrancë një 28 vjeçar me inicialet S.G

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit të llojit pistoletë si dhe një sasi municioni luftarak.

Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë.Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, për armëmbajtje pa leje.Sekuestrohetn një armë zjarri psitoletë  dhe një sasi municioni luftarak.



 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim , atyre që  transportojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo qarkullojnë e mbajnë armë zjarri pa leje, falë dhe  informacioneve të marra nga qytetarët për një shtetas që mbante armë zjarri, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit S.G  në lagjen nr 2.

Si rezultat i kontrollit  shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri pistoletë  dhe  një sasi muncioni luftarak .

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.G, 28 vjeç, banues në lagjen nr.2, Durrës dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, amëve shpërthyese dhe municionit‘’, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detajet e grabitjes së noterit në Sarandë/ Si ndodhi ngjarja dhe si u identifikuan autorët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e mëngjesit të 20 tetorit, ku persona të maskuar e armatosur grabiten noterin e njohur Thoma Kaci, ne Sarande.

Siç shkruhet në fashikullin hetimor, rezulton se: “Mëngjesin e datës 20.10.2021, rreth orës 07.40, bashkëshortët Thoma dhe Martha Kaçi kanë dalë nga banesa e tyre, një apartament i gjendur në katin e shtatë të një pallati, në lagjen nr.4, Sarandë.

Teksa bashkëshortët Kaçi kanë qenë duke pritur ashensorin për të zbritur, dy persona të panjohur prej tyre, ku njëri prej të cilëve mbante një armë zjarri të ngjashme me armën automatike të modelit 56, kalibrit 7.62 mm, e njohur në publik me emrin ‘Kallashnikov’, rrethanë për të cilën shtetasi Thoma Kaçi shpjegon ‘kur po zbriste nga çanta ka nxjerrë një kallashnikov’, nëpërmjet kërcënimeve me këtë armë, rrethanë për të cilën shtetasi Thoma Kaçi shpjegon ‘në fillim nuk e vura re mirë por kur pashe se po bënte mbushje kuptova se ishte armë kallashnikov dhe vura re se kishte dy karikatorë të lidhura me njëra tjetrën’, i kanë rikthyer në banesë. Për mënyrën e rikthimit në banesë shtetasi Thoma Kaçi shpjegon ‘personi që mbante armën në dorë më pyet ‘ti je Tomi Kaçi? Unë kam ardh me porosi për të të vrarë ty pasi je me hasmëri dhe unë nuk mund të iki pa kryer porosinë, ose do të më japësh lekë, në të kundërt do të të vras. Më tha ‘hape derën e shtëpisë dhe i thotë shokut të tij ‘merre zonjën’, dhe na detyruan të hymë në brendësi të banesës’. Sapo kanë hyrë në apartamentin e tyre, bashkëshortët Thoma dhe Martha Kaçi janë lidhur me letër ngjitëse natriban të ulur në karrige, dhe në vijim kanë ushtruar kontroll në banesë, rrethanë për të cilën në deklarimet e tij shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “personi i shkurtër që nuk kishte kallash dhe ishte pa maskë, i parruar, ka shkuar në dhomë për 2-3 minuta, është kthyer përsëri dhe i thotë shokut të vetë ‘nuk gjeta gjë’”. Ndodhur në këto rrethana, personi i armatosur ka ushtruar vetë kontroll në banesë, çaste për të cilat në deklarimet e tij shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “personi me kallash filloi të acarohej dhe i thotë ‘do shkoj të kontrolloj unë’ dhe shkoi kontrolloi dhe mbasi është kthyer thotë “ne morëm këto që gjetëm dhe çelësat e mjeteve”.

Unë i thashë “merrini, makinat janë në parkim”. Kështu, agresorët e bashkëshortëve Kaçi, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë mundur të vjedhin shuma në të holla, rreth 13’506,5 euro dhe 528’000 Lekë për të cilat në deklarimet e saj shtetasja Martha Kaçi shpjegon “personi i gjatë i cili ishte me doreza nxjerr portofolin nga xhepi i pantallonave të Tomit dhe i marrin 80 ’000 lekë të vjetra që kishte në brendësi të portofolit dhe nga çanta e dorës i marrin 4’000 euro, të cilat ishin prerje 20 x 200 euro. Këto euro i ka tërhequr firma “A…” sh.p.k. nga Banka “C…… Bank”, dhe pikërisht shtetasja A.P. Personi që hapi çantën e Tomit hapi dhe çantën time dhe ka marrë nga çanta ku kam pas në një qeskë plastike 1 ’000 euro dhe 2 ’700 ’000 lekë të vjetra, të cilat ishin të administrimit të pallatit pasi unë jam administratore. Në një zarf kam pat për t’i dhënë tek shoqëria “A…” sh.p.k. për pagesat 4’506,50 euro. Në çantë kam pasur dhe lekë personale në një qese portokalli për përdorim dhe depozitim të mëvonshëm në bankë, ishin rreth 4 000 euro dhe 2 500 000 Lekë të vjetra”.

Pasi kanë mundur të vjedhin shumat në të holla, “agresorët” e bashkëshortëve Kaçi, kanë dalë nga shtëpia, duke mbyllur derën e apartamentit nga jashtë, dhe në vijim kanë zbritur me këmbë nëpër shkallë. Duke përfituar nga fakti se shtetasja Martha Kaçi nuk ish lidhur mirë, kjo e fundit ka mundur të lirohet dhe nëpërmjet telefonit celular ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur Komisariatin e Policisë Sarandë, forcat e të cilit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Akuzohen për dhunë në familje, në pranga tre shtetas

LEXO EDHE:  U kapën me 60 kg kanabis dhe 1 pistoletë/ Arrestohen 2 shqiptarë në Janinë



Si u zbuluan autorët

Për ngjarjen në fjalë ndodhen të arrestuar pas një pune shumë intensive 15-ditore të policisë, Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa. Të dyshuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë akuzën, madje duke kërkuar në një seancë të para pak ditëve edhe “sigurim prove”, për një provë ende të pa bërë publike që sipas të dyshuarve provon pafajësinë e tyre, kërkesë kjo që është rrezuar nga Gjykata.

Policia ka sekuestruar fillimisht kamerat e te paktën 5 bizneseve nga banesa e noterit e deri tek vendi i quajtur “Peshkimi” u autoret janë filmuar teksa largohen me kembe duke mbajtur ne krah nje cante ku kane fshehur Kallashnikovin. Ata humbasin ne afersi te Tavernes “E…..” ku dyshohet se i merr nje mjet. Policia nuk ndalet me kaq. I rikthehet serish kamerave te 3 prej bizneseve qe kqyri ne fillim dhe zbulon se nje dite para se te ndodhte grabitja, aty ishte parkuar nje automjet “Suzuki” i llojit “Grand Vitara”, pikerisht ne 19.10.2021 ora 19.38. Dyshimet policia ngre edhe mbi nje “Volksëagen Golf 5”, i identifikuar me kamera diten e ngjarjes. Per te pare itenerarin e levizjes se ketyre dy mjeteve, policia ka sekuestruar kamerat e disa subjekteve ne rruget “Janaq Kumi”, “Gjergj Araniti” e deri tek rrethrrotullimi i rrugës qe te con ne Vlore ose Gjirokastër, ato te kryqezimit te fshatit Metoq, rrethrrotullimit ne fshatin Cuke duke shkuar deri ne aksin Cuke-Pllake apo Pllake-Shkalle, ku policia ka zbuluar filmime ne te cilat dy mjetet “Wolksvagen Golf 5” dhe “Suzuki Grand Vitara” ecin njera pas tjetres. Në kamerat e sigurisë të vendosura në qytetin e Sarandës nga Bashkia Sarandë, në kryqëzimin e fshatit Metoq, është bërë e mundur të identifikohen nëpërmjet pamjeve filmike targa e automjetit të markës “Volksëagen – Golf 5”, me ngjyrë blu, e cila rezulton të jetë “AA 466 NG”, dhe se targa automjeti i markës “Suzuki – Grand Vitara”, me ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë “AA 552 OY”. Nga verifikimet në sistemin “E-Gjoba”, rezulton se automjeti me targë “AA 466 NG”, është në pronësi të bashkëshortes se Oltjon Kolonjes dhe se automjeti me targë “AA 552 OY”, është në pronësi të nje shtetasi banues në Lushnje i cili ia ka shitur pa akt noterial te dyshuarit Elis Avduli.

Ne disa filmime te tjera, rezulton lidhje mes dy automjeteve, takime apo pershendetje te te dyshuarve me njeri-tjetrin. Nga rregjistrimet video të këqyrura rezulton gjithashtu se këto automjete jane kapur edhe nga kamerat e sigurisë të subjektit “peshore”, i gjendur në fshatin Shkallë, ku aty del ne skene edhe nje mjet i trete i markës “Skoda”, me ngjyrë të bardhë, me targa “AA571 CN”.

Në kuadër të dokumentimit të faktit penal, bazuar në deklarimin e shtetasit Thoma Kaçi që shpjegon se njëri prej autorëve ishte me dialekt të Shqipërisë së Mesme, nga zonat si Lushnje, Fier, Kavajë apo Berat, ndërsa autori tjetër ishte me dialekt të Shqipërisë së Jugut, duke deklaruar gjithashtu se ishte në gjendje t’i njihte personat që e kishin grabitur nëse do t’i tregoheshin për njohje, më datë 04.11.2021, është kryer veprimi hetimor i paraqitjes për njohje, gjatë të cilit shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “njoh personin që është me numrin 3 i cili është personi i cili ka shkuar më datë 20.10.2021 në banesën e tij.

LEXO TE PLOTE