Connect with Us

Rama i kthehet çështjes së patronazhistëve/ “Nuk e shpikëm ne!”

Politikë

Rama i kthehet çështjes së patronazhistëve/ “Nuk e shpikëm ne!”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Të paekspozuarit”, me Ylli Rakipin, ku I është kthyer çështjes së shumëpërfolur, asaj të patronazhistëve.

Në përgjigje të akuzave të shumta, Rama tha se kjo është një praktikë që ndiqet nga të gjitha partitë në botë, dhe se nuk e shpikën ata vetë.

“Kjo është pjesa më qesharake sipas meje. Janë një praktikë e gjithë partive në botë, qoftë republikane qoftë demokrate. Nuk është shpikje e jona.

Ajo që ne bëjmë është që përpiqemi që të kemi një makineri elektorale të një prekje nga afër të gjithë zgjedhëzve.

Këtu ne i quajmë patronazhistë, por në vende të ndryshme kanë emra të ndryshëm.

Nuk kemi përdorur databaze me të dhëna shumë sensitive, por të krijuar vit pas viti. Është fakt që karta jonë e identitiet nuk ka të dhëna sensitive. Nuk eshtë një kartë që ka të dhëna mbi sigurimet shoqërore prsh, etj”, theksoi Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Parlamenti rrëzoi amendamentin e PD/ Tabaku: Buxheti i miratuar sot, me porosi për klientët e qeverisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Parlamenti ka rrëzuar sot amendamentin e propozuar nga Partia Demokratike për të ulur TVSH-në për ushqimet nga 20% në 6%.

Deputetja, Jorida Tabaku ka bërë një reagim me anën e një postimi në Facebook, ku shkruan se buxheti i miratuar sot formalizoi kapjen e shtetit ligjet me porosi për klientët e qeverisë.

Tabaku shkruan gjithashtu se qeveria refuzoi sot të miratojë masa nxitëse për konsumin dhe për familjet në nevojë.

“Fatkeqësisht, sot qeveria refuzoi nismën e PD për të ulur TVSH-në për ushqimet nga 20% në 6%. Në një situatë të paprecendentë të rritjes së çmimeve, kur çdo qeveri po merr masa për të mbrojtur qytetarët dhe shtresat në nevojë, qeveria Rama refuzoi sot të miratojë masa nxitëse për konsumin dhe për familjet në nevojë.

 659 mijë individë sot janë në minimumin e jetesës. 40% e buxhetit familjar sot shkon për mbijetesë dhe ushqim, por qeveria rrëzoi nismën tonë per uljen e çmimeve, rriti taksat për fermerët dhe uli kompensimin!

Buxheti i miratuar sot formalizoi kapjen e shtetit, ligjet me porosi për klientët e qeverisë, 

Ulet taksa e karburantit për jahtet



LEXO EDHE:  Rama: Shqipëria, pozicion energjitik të konsoliduar në rajon

LEXO EDHE:  Gjuzi paralajmëron Ramën/ Do “shpërblehesh” si Gruevski, të bëj ftesë të lësh vendin

Hiqet taksa  për qumështin pluhur

Çfarë parashikon qeveria për qytetarët e zakonshëm dhe fermerët vitin e ardhshëm? Vetëm rritje çmimesh.

Rritjen e TVSH-së në bujqësi, që do të sjellë rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Rritjen e taksës për gazin, që do të shtrenjtojë koston e jetesës për shqiptarët.

Fatkeqësi që përpara së të mbrojë shqiptarët me nisma si e jona për uljen e çmimeve, Edi Rama voton për të mbojtur interesat financiarë të një grushti njerëzish”, shkruan Tabaku në postimin e saj./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Bushati: Lulzim Basha nuk ka fytyre t’u dalë përballë zgjedhësve të vet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Elektorati i PD-së nuk mund t’i shkojë mbrapa vendimeve të Amerikës për të shpallur non grata Sali Berishën. Kështu u shpreh në studion e emisionit “Shock” analisti Andi Bushati.

Andi Bushati tha se rëndësi nuk ka se çfarë thonë ambasadat, po se çfarë kontrate ka një kryetar me zgjedhësit dhe Lulzim Basha, sipas analistit, ka shkatërruar dhe grisur çdo kontratë që ka me zgjedhësit e tij.

“Lulzim Basha nuk ka pasur fytyrë t’u dalë njerëzve të vet përballë”, u shpreh Andi Bushati.

LEXO EDHE:  FOTOT/ Miqtë belgë të Edi Ramës fitojnë tenderin e sheshit Skënderbej

LEXO EDHE:  Rama: Shqipëria, pozicion energjitik të konsoliduar në rajon



Analisti Bushati tha se foltorja e Sali Berishës është kthyer në një uragan brenda Partisë Demokratike, pikërisht për shkak të veprimeve të vetë Lulzim Bashës.

Baton Haxhiu, nga ana tjetër, tha se Lulzim Basha ka bërë gabim që i ka lënë hapësirë Sali Berishës brenda partisë, pasi ky i fundit rrezikon që ta ndajë PD-në në gjysmë./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjalori denigrues mes politikanëve/ Erlis Çela: Duan t’i bien në sy liderit

Publikuar

-

Nga

Specialisti i komunikimit, Erlis Çela deklaroi se deputetët në Kuvend nuk e shikojnë fatin e tyre të varur nga qytetarët, mjafton që ata të bëjnë një performancë të mirë para liderëve të partisë.

I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN, ai theksoi se politikanët janë të shqetësuar t’i bëjnë thirrje emocionit të njerëzve dhe jo logjikës, ndaj për ta kjo është rruga më e shkurtër për të bindur.

“Kjo lloj gjuhe vjen për faktin se politikanët në Shqipëri, për fat të keq, nuk e shikojnë të varur fatin e tyre me atë që mendojnë qytetarët. Nëse do ta kishin shqetësim se si do të perceptohej kjo nga qytetarët dhe se si do të ndikonte kjo në vendimmarrjen e tyre, kam përshtypjen që nuk do të silleshin në atë formë.



LEXO EDHE:  Basha kërcënon hapur Ramën

LEXO EDHE:  “Pa ik Basha nuk ik Rama”/ Topalli ‘shpërthen’ keq ndaj kreut të PD, ja si e shiti partinë

Mënyra se si njerëzit promovohen në politikë në Shqipëri dhe marrëdhënia që ata krijojnë me elektoratin e tyre dikton këtë lloj sjellje. Ata nuk janë të shqetësuar se çfarë qytetarët kuptuan nga buxheti, nuk ekziston kjo marrëdhënie.

Ata nuk e lidhin suksesin e tyre me faktin se si do t’i vlerësojnë qytetarët. Karriera e tyre është e varur nga liderët për shkak të sistemit që kemi. Mjafton që performanca e tyre të jetë e pëlqyer nga lideri i partisë, të tjerat nuk kanë rëndësi.

Gjatë seancave plenare, ata janë të shqetësuar t’i bëjnë thirrje emocionit të njerëzve dhe jo logjikës. Kjo është rruga më e shkurtër për të bindur”, tha Çela./CNA.al

LEXO TE PLOTE